back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024

Zullumi i pseudoartistave shqiptarë! – nga Gjergj Jozef Kola

Gazeta

Dy rrugë... kuadër nga Kolë Idromeno
Dy rrugë… kuadër nga Kolë Idromeno

Zullumi i pseudoartistave shqiptarë!

nga Gjergj Jozef Kola

Refleksione të artit e jetës

Ky detaj i Ferrit të Kolë Idromenos e kallxon me nji metaforikë gjeniale se si “ahengxhijtë” që banin Aheng për përfitime financiare kanë përfundue në krahët e personifikimit të së keqes së përjetshme: Shejtanit.
Ata nji ditë – në mos në kët jetë – në tjetrën tanë zullumin e tyne do e vjellin në përjetsi. Natyrisht në nji demokraci besohet se ky zullum të shpagohet përpara drejëtsisë, porse meqë në Shqipni ende s’ka ardhë nji e tillë atëherë artistit i mbetet metafora e parajsës…
“Sepse drejtësisë së Hyjit nuk i pshton kërkush!” Rom. 3, 5
N’se nën dikaturë pseudoartistat ishin të detyruem me ba ideologji, sot ata merren me art thjesht për përfitime materiale. Pra, nga shiu i diktaturës në breshnin e pseudodemokracisë…!
Kështu në kët pseudodemkraci janë me dhjetra pseudoartista, pseudoshkrimtarë, pseudopiktorë, pseudobotues, pseudokangtarë, pseudokineastë, pseudo… që financohen nga politikanë për me kriju nji establishment të rremë me qëllimin e vetëm: Krijimin e nji iluzioni mashtrues e mbi të gjitha: me mbajtë vetë ndër duer: Monopolin e artit me anë të mashtrimit!
Për këtë politikani-enverist nuk kursen asgja sepse me nji gur vret dy zogj: Njeni asht zogu i artit e artistave të vërtetë antikonformistë dhe i dyti bahet pastrimi i parave të pista që fitohen përmes drogës, korrupsionit shtetnor, lamjes së pareve, krimit të organizuem, etj.
Asnji vend në Europë apo Ballkan s’e ka nji traditë të tillë si shqiptarët. Kjo traditë lindi me të ashtuquejtunën: “shkolla e bejtaxhijve” në shekullin e 18, ku nji turmë e tanë “pseudoartistash” krijonin vjersha, shkruenin pllaka vorresh, këndonin nëpër gëzime me pagesë e të gjitha këto në gjuhët e pushtuesit osman…
Gjuha arbnore quhej gjuhë Haram!
Prandaj nëse dona me e kuptue artin e letërsinë shqiptare duhet patjetër me pa kallëpin ku ajo asht derdhë e formue. Vetëm personat që janë formue jashtë këtij kallëpi të “establishmentit të bejtaxhijve” kanë krijue e vazhdojnë me krijue art e letërsi shqipe…
N’asnji vend të botës arti nuk shifet me aq përbuzje se sa nga “elitat qeverisëse” dhe artistët n’asnji vend nuk trajtohen si paliaço se sa në Shqipninë postdikatoriale. Establishmenti e kupton artin dhe artistët si nji lavatriçe: nga njena anë lajnë paratë e nga tjetra ngjyrosin rrobat e pista…
Prandaj për nji artist të vërtetë e antikonformist mundësia e mbijetesës asht e njëjtë me atë të jetës në Mars!!
Kështu pasunimi i pafrè e i paligjshëm i politikanëve e mafjes shqiptare ka ba krimin ma të madh në kulturën shqiptare, sepse ka investue në tallavanë. Mesa duket zinxhiri i së keqes asht i lidhun fort me hallkat e njeni-tjetrit…
Sikur Ernest Koliqi të mos e kishte botue Millosh Gjergj Nikollën në revistat e tija të Shkodrës së viteve ’30, ndoshta as sot e kësaj dite askush s’do e kishte njoftë poezinë dhe prozën migjeniane… Porse nji poet i vërtetë si Koliqi, asht gjithnji edhe nji mecen që e shpërndan të bukurën e të vërtetën e nuk e shef si konkurencë e këtu qindron bukuria e madhështia e shpirtnave të vërtetë poetikë e artistikë…
.
Marre nga muri i Fb i gj.j.k 19, 24 Maj 2019
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.