Veprat e botuara të Akademikut Prof. Dr. Kapllan Resuli

Gazeta

Kapllan Resuli - Tradhëtia - Roman
Kapllan Resuli – Tradhëtia – Roman
Veprat e botuara të Akademikut Prof. Dr. Kapllan Resuli

01.Bojana (Bujana),- poemë, Dubrovnik 1952. Botimi i dytë dhe i tretë në Beograd dhe Zagreb, me 1953. Pastaj është botuar dhe ribotuar edhe shumë herë të tjera nëpër libra të autorit, si dhe nëpër gazeta e revista. Në gjuhën shqipe është përkthyer qysh në vitin 1961 dhe ka qarkulluar ilegalisht jo vetëm anë e kënd Shqipërisë, por edhe nëpër qelitë e burgjeve. Në maj të vitit 1991, erdhi nga Zvicra e botuar në faqet e gazetës Demokracia, autorit i bënë atentatin e parë në mes të Tiranës, enveristët së bashku me titistët e ambasadës jugosllave. Me këtë poemë Kapllan Resuli është disidenti Nr. 1 i Kroacisë, Cërna Gorës dhe i mbarë Jugosllavisë, po dhe disidenti Nr. 1 i Shqipërisë. Në konkursin e vitit 1954, në Beograd kësaj poeme i është dhënë Çmimi i Parë.
02.O determinaciji društva i društvenog ureðenja(Mbi determinimin e shoqërisë dhe të rendit shoqëror),– disertacion, Skopje 1954.
03.E fejuara e Detarit,– novelë, Prishtinë 1956; botimi i dytë Gjenevë 1997.
04.Tramuntana,– novelë, Prishtinë 1957; botimi i dytë Gjenevë, 1994.
05.Vejusha e Detarit,– roman, është botuar së pari në revistën JETA E RE, Prishtinë 1957; si libër më vete, i ripunuar, u ribotua në Gjenevë, 2003.
06.Fanola,– roman, Prishtinë 1958; botimi i dytë Gjenevë 2000.
07.Njeriu pa Ngjyrë,– novelë, Prishtinë 1958.
08.Tradhtia,– roman, Tiranë 1965; botimi i dytë, i tretë dhe i katërt në Tiranë me 1967, 1992 dhe 2000. Për këtë roman Kapllan Resuli është shpallur Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Intelektualëve Shqiptarë. Në vitin 1992, bashkë me veprat e tjera të autorit, Ministria e Arsimit e Shqipërisë e futi në programin e vet për shkollat e të gjitha kategorive, si dhe të universiteteve. Me 1994, në vazhdën e persekutimit të autorit, bashkë me emrin e tij u hoqën nga programi edhe veprat e tija.
09.Ushtima e Korabit,– vëllim me tregime, Tiranë 1968. Me 1992 u fut në programin e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë për shkollat e të gjitha kategorive dhe universitetet.
10.Gjarpëri,– novelë, Tiranë 1969; botimi i dytë në Tiranë me 2001. Me 1992 është futur në programin e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë për shkollat e të gjitha kategorive.
11.E folmja e Ulqinit,– studim me të cilin Kapllan Resuli ka mbrojtur diplomën e dytë në Universitetin Shtetëror të Tiranës me 1969. Zbulimet shkencore të autorit i ka futur menjëherë në leksionet e tija docenti i Univerisitetit në Tiranë Anastas Dode.
12.Rrezet e Shpresës,– vëllim me vjersha, Gjenevë 1992.
13.Fytyra e Vërtetë e Kadaresë,– studim etiko-shoqëror, botuar shqip në Gjenevë me 1992, sërbo-kroatisht poashtu në Gjenevë me 2001 dhe frëngjisht, prap në Gjenevë, me 2001.
14.Ylberi,– revistë e ilustruar, i vetmi ogan shtypi disident në gjuhën shqipe, i themeluar dhe i drejtuar nga Akademiku Resuli në Gjenevë me 1993. Ka dalë një dhe dy herë në vit deri në fund të vitit 1999, kur e ka ndërprerë daljen për arsye se e kanë sabotuar titistët dhe enveristët.
15.Je Viendrai(Do të vij!),– vëllim me vjersha dhe artikuj në gjuhën franceze, Gjenevë 1993. Botimi i dytë po në Gjenevë, me 1995.
16.Morski Valovi(Valët e Detit), – vëllim me vjersha në gjuhën sërbo-kroate, Gjenevë 1994.
17.Paqja nuk arrihet duke shpifur dhe intriguar,– polemikë, Gjenevë 1994.
18.Ilirët dhe Shqiptarët,– studime albanologjike, Gjenevë 1994.
19.Resulbegovici, – histori familjare, Gjenevë 1994.
20.Fjalori i të Folmes së Ulqinit,– Gjenevë 1994.
21.Ulcinj,– almanak, i vetmi organ shtypi disident në gjuhën sërbo-kroate. E ka themeluar dhe drejtuar Akademiku Resuli me 1994.
22.Poreklo Albanaca(Origjina e Shqiptarëve),– studim, Gjenevë 1995; botimi i dytë në Beograd me 2003. Është përkthyer edhe makedonisht dhe botuar në Skopje me 2003.
23.Pisma iz Zatvora(Letra nga Burgu), – epistolar, Gjenevë 1996.
24.Shpifjet e Kadaresë nuk e ndryshojnë të vërtetën, – polemikë, Gjenevë 1997.
25.L’amour Defendu(Dashuri e Ndaluar),– vëllim me poezi në gjuhën frenge, Gjenevë 1997.
26.Ngadhnjimi i Shpresës,– vëllim me poezi, Gjenevë 1998.
27.Letra nga Burreli,– epistolar, Gjenevë 1999.
28.Autopsia e një Morali,– studim etiko-sociologjik, Gjenevë 1999.
29.Mikrologjira,– studime dhe artikuj, Gjenevë 2000.
30.Stvarnost i Albanske iluzije(Realiteti dhe Iluzionet Shqiptare), – studime albanologjike, Gjenevë 2000.
31.Shpifjet e Udbashit Nafi Çegrani,– polemikë, Gjenevë 2000; botimi i dytë në Bernë me 2001.
32.Fishta dhe të tjerë,– studime, Gjenevë 2001.
33.Istina iznad svega(E vërteta mbi çdo gjë),– vëllim me intervista, Gjenevë 2001.
34.Mbi dashurinë,– ese, Gjenevë 2001.
35.Studentët,- roman, Tiranë 2001.
36.Njegoš i Albanci(Njegoshi dhe Shqiptarët), – studime, Gjenevë 2002.
37.Adem Demaçi,- memoare, Gjenevë 2002.
38.Od iliromanije do terorizma(Nga iliromania tek terrorizmi), – studime, Gjenevë 2002.
39.Marginalie, – studime, Gjenevë 2003.
40.Quo Vadis, – reçensione, Gjenevë 2003.
41.Sufiksat e Shqipes, – monografi filologjike, Gjenevë 2003.
42.Agjenti i Sigurimit, – polemikë, Gjenevë 2003.
43.Oči Simonide optužuju(Sytë e Simonidës akuzojnë), – studim etno-sociologjik, Gjenevë 2003.
44.Resulbegoviqët dhe Shqiptarët, – publicistikë, Gjenevë 2003.
45.Krik Raspetog(Klithja e të Kryqëzuarit), – dokumenta, Gjenevë 2003.
46.Llagapet e Ulqinakëve, – studime etimologjike, Gjenevë 2003.
47.Albanskite Istoriski Falsifikati(Falsifikatet Historike Shqiptare),- studime në gjuhën makedone, Skopje 2003.
48.Studime Linguistike, – Gjenevë 2003.
49.The Albanian Racism towards its neighbours is based on historical falsifications(Racizmi Shqiptar bazohet në Falsifikimet e Historisë), – intervistë në gjuhën angleze, Gjenevë 2003. E botuar për herë të parë në gjuhën makedone në gazetën e Skopjes VEST nga poeti Vitomir Dolinski, pastaj në gjuhën bullgare, angleze dhe në gjuhën shqipe nëpër gazeta e revista të ndryshme, bile edhe përmes internetit, në kontinentin evropian dhe amerikan. Në gjuhën angleze për herë të parë është përkthyer nga Živko Apostolovski në Kanada, kurse në Angli është përkthyer nga Universiteti i Stanfordit.
50.Dardania, – studime etimologjike në gjuhën sërbo-kroate, Gjenevë 2003.
51.Esat Mekuli, – memoare, Gjenevë 2003.

(të tjera shkrime , studime e punime për Kapllan Resulin dhe prej Kapllan Resulit, do të njiheni në muajit Janar-Shkurt, paralel me kohën kur botohen në “Kuvend”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar.Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit