back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Tre poezi dhe autobiografia e poetit Ismet Tahiraj

Gazeta

Ismet Tahiraj
Ismet Tahiraj

Tre poezi dhe autobiografia e poetit Ismet Tahiraj

Ismet Tahiraj – Autobiografia
Ismet Tahiraj u lind më 15 mars 1956 në Klinë të Epërme të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë, ndërsa shkollën e lartë për gazetari, në Beograd.
Qysh si nxënës i shkollës së mesme është aktiv me shkrimet e tij kryesisht letrare. Kështu, emrin e tij e gjejmë prej kohësh në revista e gazeta për fëmijë e të rritur, ku ka botuar poezi e tregime, satira humoristike etj. Shumë krijime letrare i janë botuar në revista periodike, si: “Nacional Albania” -Tiranë, “Kosova e Kek-ut”, “Verbi”, “Kosova sot”, “Zog mëngjesi”, “Mollekuqja”, “Bota Sot”, “Fjalë e valë”, “Fatosi” – Tiranë etj.
Është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik në Radio Kosovë “Mahi pa kufi”, Radio Ilirida në Itali, Radio “Zëri i Arbrit” – Belgjikë, ”Pena shqiptare – Tiranë”, “Drita”, “Muzgu” – Tiranë, “Pelegrini” – Greqi, “Alpet shqiptare, Tiranë, “Jehona e Skraparit”, Tiranë, “Nositi”, Kamenicë, antologjia “Gjurmë në kohë”, Prizren, “Illz”, Tiranë, “Shpresat”, Preshevë, Suplementi Mapo letrare, Tiranë etj.
Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vendi i II në revistën për fëmijë “Gëzimi”, 1986), në Mitrovicë në konkursin letrar komunal iu dha çmimi “Gota e argjendtë”; në Kastriot mori çmimin e parë për poezi (2010). Po ashtu është përfshirë në antologjinë poetike “Flakadani i Lirisë”, që i kushtohet Zahir Pajazitit, “Pena e Lirisë”, heroit Arif Shala, “Promenadë mërgimtaresh – Harilaq”, si shumë antologji tjera poetike anekënd trojeve shqiptare. Është përfshirë më poezi për të rritur në gjuhën italiane.
Prej vitesh është anëtar i rregullt i Karvanit Letrar për Fëmijë “Agim Deva”, Prishtinë
Është përfaqësuar në disa Antologji për fëmijë. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Koordinator i Klubit letrar “Arif Shala” – Kanada, së bashku me Shqipe Hasanin e Xheladin Çitakun. Jeton në vendlindje

Ismat Tahiraj - Lapsi më tha
Ismat Tahiraj – Lapsi më tha

Vepra të Botuara
1-Në erë vendlindjeje, – 1995, poezi për fëmijë
2-Tundimi, – 2011, poezi për të rritur
3-Në dritë qiriri, – 2014 poezi për të rritur
4-Trëndafili yt, – 2015, poezi për të rritur
5-Kur bie shi, – 2016, poezi për të fëmijë
6-Uuue Kristali, – 2016, poezi për fëmijë
7-Sytë e buzëqeshjes, – 2017, poezi për të rritur
8-Shenjtëresha këmishëbardhë, – 2017, poezi për të rritur
9-Lapsi më tha, – 2018, poezi për fëmijë
10-Unë e ai tjetri, – poezi për fëmijë, 2020
11-Ninëza, – poezi për të rritur, 2020
12-Pëllumbi, – poezi për fëmijë, 2020.
13-Çezma e Nekut, – poezi për fëmijë, 2022
14-Klithje – poezi për të rritur, 2022
Vëllimi me poezi për fëmijë “Dita ime”, është vepra e pesëmbëdhjetë e tij.

Poezi nga Ismet Tahiraj
Poezi nga Ismet Tahiraj
Tre poezi nga Ismet Tahiraj

Në qytetin e mërrolet

edhe sonte
nuk do bie dëborë
as rrëshqitje s’do të kët
mbi livadhin e lumit
ku ndalën udhëtarët
dhe njomë fytin
më ndonjë dardhë

as natën dëbora
nuk bie
rrëshqet oxhaqeve
dhe llafoset mbesin
kumbona zë lart.

njerëzimi fshihen
pas perdesh
në qytetin e mrrolur

Lule e minj

shkoi shoku larg shkoi
as era as rruga, s’pengoj

gjeti diku një bujtinë
dhe disa batanije që
kurr një vend nuk rrinë

aty bëri më pronarin
disa biseda pahijeshi

dhe vend monedhave
pastroj krevate dhe

një bucelë se bashku
më një pllakatë
me lule e minjsh

As fjala as gërhama

Plepat rrinë gaditur
skaj një ofiçine

aty kishte vajra
më erë të pista

dhe hedhurina
që krekos
mbi kubëza latine.

pas pak iku, po iku
në plevicë, e shoqëroi
hundëpatellgjani

dhe plepave
as që ju dëgjua
as fjala
as gërma.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.