back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Prill, 2024

“Toka e Premtuar” – debat mbi një letër t’Einsteinit Klodi Stralla

Gazeta

Albert Einstein (1879-1955)
Albert Einstein (1879-1955)

Albert Einsteini dhe Bibla

Letra e mëposhtme, mban datën 3 Janar 1954, vetëm një vit para vdekjes të tij, ajo është pjesë e një korespondence që ai pati me fizikantin Eric Gutkind, në lidhje me vërejtjet që kish për librin e Gutkind-it “Porositë biblike”, në të cilin Bibla shihej si “…mesazhi i Zotit për popullin hebre”, ndërsa hebreu si “…i përzgjedhuri i tij”. Pikpamjet e Einsteinit janë edhe sot shumë kuptimplota, kur qarqe të caktuara të botës konspirative të financave çifuto-masone, ende ushqejnë mitin e superioritetit hebre si popull i përzgjedhur i Zotit për sundimin e Botës… k.s.

Shkrimi ebraik
Shkrimi ebraik

Princeton, 3.1.1954
I dashuri Zoti Gutkind,
I nxitur nga sugjerimi i vazhdueshëm i mikut tim Brouwer, arrita të lexoj mjaft prej librit tuaj dhe gjej rastin t’u falenderoj që ma dhatë hua. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte kjo:
Përsa i përket qasjes konkrete ndaj jetës dhe shoqërisë njerëzore, ne kemi të përbashkët Idealin për çlirimin e qenies njerzore prej dëshirave egoiste, që e mundëson jetën të bëhet më e bukur dhe më e fisme.
Megjithatë, pa sugjerimin e Brouwerit, unë nuk do të isha përfshirë intensivisht në librin tuaj sepse është i shkruar në një gjuhë të pakapshme për mua. Fjala “Zot” për mua s’është gjë tjetër veçse shprehje dhe produkt i dobësisë njerzore. Bibla një grumbull legjendash fisnike edhe pse krejt primitive, mbetet megjithatë shumë naive. Asnjë interpretim, sado i kujdesshëm nuk mund ta ndryshojë këtë qëndrim timin në lidhje me të. Për mua, feja hebraike, sikurse gjithë fetë e tjera, është një mishërim i bestytnive tejet fëminore. Dhe kombi hebre, të cilit jam i lumtur që i përkas, e për botkuptimin e të cilit kam një simpati të thellë, nuk ndryshon shumë për mua nga kombet e tjerë. Me aq sa kam vërejtur, hebrenjtë s’janë më të mirë sesa bashkësitë e tjera njerzore, edhe pse janë më të mbrojtur ndaj së keqes, falë mungesës së autoritetit. Përndryshe unë s’mund të dalloj asnjë “përzgjedhje” të tyre ndër të tjerë.
Përgjithsisht, më rëndon fakti që Ju pretendoni të keni një pozicion të privilegjuar dhe mundoheni ta mbroni këtë përmes dy mureve të krenarisë, atij të jashtëm si Njeri dhe atij të brendshëm, si Hebre. Si njeri, pretendoni, – ta themi kështu,- një përjashtim nga rregulli i shkak-pasojës, të pranuar përgjithsisht, ndërsa si një hebre, i njihni vetes privilegjin e monoteizmit. Por një shkak-pasojë e kufizuar nuk mund të jetë aspak më një shkak-pasojë, sikurse e pranoi me vendosmëri Spinoza ynë i mrekullueshëm. Dhe interpretimet shpirtërore të feve të Natyrës nuk zhbëhen në thelb prej monopolizimit. Përkundrazi.
Tani që i bëra krejt të ditura dallimet në bindjet tona intelektuale, ngelet ende e qartë për mua se Ne jemi shumë pranë njëri-tjetrit në gjëra thelbësore, si psh. në vlerësimet tona për sjelljen njerzore. Çka na ndan janë vetëm “skelat” e qëndrimeve tona intelektuale dhe “justifikimet”, thënë me gjuhën e Frojdit. Ndaj mendoj se do ta kuptonim mjaft mirë njeri-tjetrin nëse do të flisnim për gjëra konkrete.
Me falenderime miqësore dhe urimet më të mira,
Juaji, A. Einstein.

Populli biblik i ebrejve
Populli biblik i ebrejve

“Toka e Premtuar” – si temë debati mbi kët letër të Einsteinit Klodi Stralla

Prej vitesh që datojnë në fillesat e historisë, Bibla na tregon për një popull nomad, shëtitës, në kërkim të një territori të përhershëm. Ishin 12 fiset e popullit hebre, që kërkonin të ashtuquajturën Tokë e Premtuar.
Moisiu, pasi i çliroi hebrejtë nga skllavëria në Egjypt, ndonse e pa së largu këtë Tokë të Premtuar nga Zoti, s’mundi ta shkelte për shkak të vdekjes. Aty, në Tokën e Kenanit, sunduan ndër vite, njeri pas tjetrit, mbretërit e Izraelit Solomoni, Sauli, Davidi, etj.
Në vitin 78 pas Krishtit, Romakët, të shtyrë nga një revoltë popullore kundra tyre, e rrafshuan Tempullin e Jerusalemit dhe e përzunë gjithë popullsinë vendase. Që nga ajo periudhë hebrenjtë e humbën Tokën e tyre, atdheun e tyre dhe jetuan për mëse 2000 vjet bujtës në tokat e popujve të tjerë. Ata jetuan në shumicën e vendeve europiane, në lagje të veçanta – Geto, të veçuar nga popullsia vendase, shpesh të përbuzur dhe natyrisht të diskriminuar prej tyre. E megjithatë ata ruajtën fenë, zakonet dhe ritet e tyre, përpikmërisht si i mësonte Bibla. Prej asaj periudhe mesjetare e në vazhdim, hebrenjtë u quajtën çifutë, që turqisht do të thotë “i pistë, i fëlliqur…”!
Në vitet e Luftës të Dytë Botërore hebrejtë pësuan gjenocidin e valës të tretë. Nazistët gjermanë i identifikuan ata si përgjegjës për humbjen e Luftës të Parë Botërore, si përgjegjës për përhapjen e komunizmit në botë dhe si popull egoist, individualist dhe i udhëhequr gjithmonë nga ndjenja e spekullimit, e që vegjetonin në trupin e shëndoshë të popujve arianë… Kështu filloi dëbimi i tyre masiv, fillimisht nga Gjermania dhe mandej nga çdo shtet europian dhe pas vitit 1944 edhe asgjesimi i tyre fizik në kampet e përqëndrimit.
Qysh kur isha i vogël dhe ende sot pas kaq vitesh më ka brejtur kurreshtja të mësoj se kush ka qenë shkaku i vërtetë i kësaj përndjekje biblike mijvjeçare të popullit hebre; çfarë “mëkati” kishin bërë ata, që të mos meritonin një tokë të tyren si gjithë popujt e tjerët; çfarë veprimesh apo sjelljesh kishin manifestuar në gjirin e popujve bujtës që shiheshin prej tyre me aq dyshim, urrejtje, frikë e përbuzje?
Të vinte vallë kjo nga xhelozia për aftësitë e tyre të veçanta?! Mbase gaboj, por më është ngulitur si fiksion një hipotezë shpieguse: lidhja e veçantë e Çifutit me Paranë…
Paranë s’e kanë shpikur hebrenjtë, ajo s’ka autorësi, por lindi vetiu në procesin e lehtësimit të këmbimit të mallrave, nga një individ te një tjetër, nga një popull te një tjetër. Por ajo që është mirëfilli shpikje e hebrenjve është shëndrrimi i parasë në mall, pra shitblerja e parasë apo si njihet në popull dhënia e parave hua – me fajde. Hebreu – ishte fajdexhiu mesjetar dhe sot është bankieri i kohëve moderne. Rothschild, Lazard, Stern, Morgan, Rockefeler janë të gjithë hebrenj, sikundër është hebre Soros spekulanti profesionisti i shkatërrimit të bursave. Zotërimi i parasë solli zotërimin e tregëtisë, monopolin e konvertimit të monedhave të popujve të ndryshëm, financimin e mbretërve europianë për të luftuar me njëri tjetrin dhe për rrjedhojë shumëfishimin e paimagjinueshëm të parasë fillestare të tyre, ndërkohë që popujt prodhues me shumë mundime s’ishin në gjendje të siguronin as ekzistencën e tyre fizike.
Hebrenjtë më parë se shumë prej popujve të tjerë kuptuan se paraja e pa shoqëruar me Dijet ishte e paqëndrushme, mund ta humbisje lehtë; prandaj Bibla e tyre u mësonte që kudo që ndodheshin Ata duhet të fitonin dije, të ishin të mençur dhe të kulturuar. Ata duhej të ishin të bashkuar, ta mbështesnin njëri tjetrin dhe kurrë të mos asimiloheshin nga popullsia vendase. Me të tilla pushtete si Dijet, Paraja, Solidariteti dhe Rezistenca ndaj asimilimit, ata edhe pse në gjirin e popujve të tjerë, edhe pse të përbuzur, të përçmuar e të diskriminuar, u treguan të dobishëm dhe të domosdoshëm për jetën e këtyre popujve.
Asgjë nuk funksiononte pa paranë dhe dijet e hebrejve.
Pas përpjekjesh 2000 vjeçare, më se fundi në 1948, hebrenjtë fituan edhe Tokën e Premtuar, themeluan shtetin e tyre kombëtar – Izraelin. Megjithse i rrethuar nga të katër anët me armiq shekullorë, megjithse i vogël në territor dhe në popullsi, ky popull për nga dijet, kultura, disiplina, kompaktësia, gadishmëria dhe fuqia ushtarake është sot mbase populli më në pararojë i njerzimit.
Të  jetë kjo një dhunti gjenetike?
…Mbase ky është një shpjegim, po kur 1/400 e popullsisë së botës ka më shumë se 1/4 të laureatëve të çmimeve Nobel! Diçka duhet të jetë!!!
Mbase nevoja për mbijetesë e këtij populli që jetoj për mijra vjet në gjirin e popujve të tjerë, shpesh armiqësor ndaj tij, kultivoi shfaqjen e dhuntive më të mira njerzore, si përdorimi i intelektit dhe kulturës në luftën për ekzistencë; mbase, ndryshe nga këndvështrimi i Einsteinit, Bibla s’është thjesht një libër i zakonshëm, një grumbull tregimesh naive dhe foshnjore, por një mesazh hyjnor nga Zoti, të cilin hebrenjtë kanë 2000 vjet që e presin të rishfaqet. Mbase mund të ketë për ta edhe një valë të katërt të përndjekjes biblike…
Le të debatojmë!
(Dashamirët e Mendimit)

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Klod, shkrimi yt është mjaft interesant… Si duket në kohra të ndryshme, në hapësira të ndryshme, në rrethana të ndryshme… paskemi patur mjaft fqinjësi mendimi… Unë s’kam mbajtur ndonjiherë kapele, por mund të them se popullit hebre i heq kapelen… Pse me veprën e tyre e kanë bërë gjithnji kohën të flasë për ta… në të mirë dhe në të keq… Pjesa tjetër është pallavër…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.