
Telefonata e panjohur
nga Bedri Blloshmi
Isha duke lexuar një libër në shtëpi, kur ma tërhoqi vëmendjen zilja e telefonit. Përgjigjem… dhe nga ata tjetër dëgjoj një zë të ngjirur, i cili u prezantua si Hamdi Paja nga Elbasani, i cili pasi konfirmoi që po fliste me mua, më kërkoi të takohemi për kafe. Megjithëse nuk e njihja këmbënguli për t’u takuar dhe iu përgjigja: patjetër me kënaqësi. Pasi mora adresën prej tij u nisa me të shpejtë tek lokali. Në kafene kishte plot njerëz, hodha sytë përreth, shoh një tavolinë me një person tek dhe mendova se ky do të ishte telefonuesi. Sa me pa u ngrit në këmbë me gjithë respekt dhe teksa më ftoi të ulem dhe teksa u përshëndetëm Hamdiu filloi:
“Në vitin 1977, kam qenë ushtar në Mirakë. Reparti jonë merrej me demontimin e armëve sipër në Zgarë. U ulëm nën hijen e disa pishave për të pushuar pak, mbasi ishte shumë vapë. Njëri nga ne u fut diku në përrua për të bërë nevojat personale. Aty pa se vendi ishte pa ujë dhe me dhè të shkrifët. Nga ana e përroit kishte një si mur. U trondita dhe mendova ç’është ky dhè i hedhur dhe muri mbrojtës? U afrova dhe më shumë kur, ç’të shihja. Një këmbë njeriu veshur me pantallona të zeza dhe këpuca pa lidhëse. U ktheva tek shokët shumë i tronditur. Aty më pyet kapterri çfarë ke, pse je zverdhur në fytyrë? Je sëmurë? Ai i kthen përgjigje se është mirë, mirëpo kish parë në përrua një këmbë njeriu me këpucë pa lidhëse.”
-Çfarë po thua shoku ushtar?
Komandati u prè në fytyrë, vazhdoi nëpër dhëmbë: “Kjo do jetë këmba e një të pushkatuari”. Zbritën poshtë në repart dhe telefonuan degën ushtarake në Elbasan (reparti ynë varej nga Elbasani). E komunikojmë problemin dhe na kërkuan të telefonojmë Degën e Brendshme në Librazhd. Shumë shpejt mbërriti prokurori Qani Lavdari, kryetari i degës Merdar Hasa e disa civilë të tjerë. Prokurori theu heshtjen duke thënë se kjo shenjë është e atyre aksionistëve që ne kemi dëgjuar që janë arratisur.
Ushtar Latif Dubali (ushtar nga Peqini) na mblodhi me kërkesën e prokurorit, i cili vazhdoi se të gjithë sa jeni këtu dhe do mbyllni gojën dhe do bëni nga një deklaratë i tha kapterr Nazmiut, i cili e kishte shtëpinë poshtë repartit, ishte dhe Xheladin Lubi nga Cërriku, të tjerët nuk i mbaj mend.
Kjo ishte ajo për të cilën të telefonova Bedri.
Aty mendova t’i bëj një pyetje; pse më rrëfeve kaq vonë, janë shumë vite? Më thotë se e kisha menduar disa herë dhe tani e kisha ngarkesë të rëndë në shpirt dhe nuk doja të vdisja pa ta thënë. Tani u çlirova.
Ai banonte në Elbasan dhe më ftoi disa herë për t’u takuar nëse më bie rruga. I thashë se e respketoj për këtë rrëfim të hidhur. Më pas i kërkova që këtë ngjarje që më rrëfeu ta publikoja siç ma the sëbashku me emrat e ushtarëve, ju si mendoni? Ai me thotë se nuk e kishte problem publikimin e ngjarjes, madje këmbënguli për ta publikuar. Me kaq u ndamë dhe u përshëndetëm me Hamdiun.
Kur isha në ferrin e Spaçit, vjen autoburgu i rradhës, ku ishin 18 të dënuar për krime të ndryshme. Një nga të dënuarit ishte nga fshati im. Një ditë prej ditësh teksa pinim kafe ai më thotë për një bisedë që kishte dëgjuar mbasi u dënuam ne. Asokohe më tregoi për çfarë bëhej fjalë dhe ngjarja ishte siç e përshkruan Hamdi Paja por pa përmendur emrat.
Kjo është egërsia komuniste; të vriste dhe të linte zbuluar pa mbuluar me dhè!
Marrë nga Muri i FB, Bedri Blloshmi 6 tetor 2026