back to top
21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

Shqipëria e Naim Frashërit

Gazeta

Naim Frasheri (1846-1900)
Naim Frasheri (1846-1900) (O. Paskali)

Shqipëria e Naim Frashërit

Kjo është nji nga vjershat e rralla të Naim Frashërit,
e cila për çudi ka qarkulluar më së pakut
në tekstet shkollore, në komentarët e studiesve
dhe ne botimet e herpashershme të veprës së tij!
Për të qenë sa më afër dashamirësve të poezisë së Naimit
e paraqesim kët poezi të tij, shkruar kur ende s’kishte Shqipëri…j.r.

Bot që kur është zënë
Shqipëria gjall ka qënë
Pellazg’u theshin më parë
Më së fundi Shqipëtarë

Gjuh’që kishin Pellazgjitë
Atë flisnin Perënditë
Atë kanë Shqipëtarët
Siç e kishin dhe të parët

Greqishten ajo e polli
Llatinishtja q’atje dolli
Bijtë t’anë jan’ Elinët
Si-ndë-kur edhe Llatinët

Edhe gjithë Evropianët
Që kan, dalë nga Romanët
Neve jemi më të parë
Në Evropë nga ç’do farë

Gjithë bota vin që moti
Në Tomorr ku ishte Zoti
Që t’i falen Perëndisë
Zotit math të Shqipërisë

Zëri, flaka s’ishte kot
Q’i nxjerr Tomorri dhe sot
Ahere kish s’di se cinë
Tani ka Abas Alinë

Shqipëtari trim me fletë
Ka rrojtur në këtë jetë
Kemi pasur mbretërira
Edhe fort shumë të mira

Kemi bërë shumë punë
Po gjithë vanë për lumë
Aleksandri ish Shqiptar
Q’u tha i madh kordhëtar

Selefkët dhe Ptolemenjtë
Edhe gjithë të mëdhenjtë
S’qenë Grekër as Bullgarë
Ata ishin Shqipëtarë

Shqiptaret - Koha e Jone 1975
Shqiptaret – Koha e Jone 1975

Pirua qe nga Shqipëria
Që po e lëvdon istoria
Skënderbegu Kastrioti
Q’u dëftye aq’i zoti

Ishte burr i Shqipërisë
Q’i dha dërmënë Turqisë
Ç’burra ndron Shqipëria
Që i shkruan istoria

Bajraktar e Qyperlinjë
Shkodran e Mehmet Alinë
Xhavella e Marko Sulë
Babulinë e Mihaulë

Q’i dhanë dërmën Turqisë
Dh’i vunë nder trimërisë
Si këta e si të tjerë
Që qenë shumë të ndjerë

Po nga gjithë trimëria
Nuk fitoi gjë Shqipëria
Për këdo që ne luftuam
E mbajtmë e i liruam

Të gjithë na u harruan
Dhe sot të ligën na e duan
Me kaqë burra të vyer
Qysh u ndothmë të gënjyer?

E ç’e desha trimërinë
Kur s’mu ndoth për Shqipërinë
Me nder t’ënë rroj Turqija
Po aq vuan Shqipëria?

Ka vuar edhe vuan
Turqit neve e na duan?
Neve e bëmë Greqinë
E po Grekërit na e dinë?

S’duam fare të na shohin
Shqipërinë sot s’e njohin
Shqipëria ron si ropi
Mendohet për të Evropi?

Mos durofsh i Madhi Zot
Të jetë në zgjedhë sot!
Burr i math që luftuar
Edhe botën ke liruar!

Ç’të na bënjë trimëria
Sa me qënë gjallë padija?
Shqipëri! Pse s’ish e zonja
Të bënje tri katër shkronja?

Pse të jesë Shqipëria,*
Ta mbulonjë babëzia?
Duke pasur burra trima
Të humbet si vetëtima?

Ah! Zoti mos e dhëntë!
Ejani të mbledhim mentë!

Botuar te Revista “Koha e Jonë” @-1975

*pjesë e plotësuar nga një shënim i Teuta Doda – Hamza
Marrë nga Muri i fb i Cezar Ndreut

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.