back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Shpend Sollaku Noé, një poet i puthur në ballë prej perëndisë Apollo… nga Stelvio Mestrovich – Wotninsky

Gazeta

Barcodes Codici a Barre Shpend Sollaku - Noe
Barcodes Codici a Barre Shpend Sollaku – Noe

Shpend Sollaku Noé,

një poet i puthur në ballë prej perëndisë Apollo…

nga Stelvio Mestrovich – Wotninsky

“Kurrë sʼkam lexuar një poemë kaq të bukur, por edhe ngjethëse;
kaq të ngje­shur me lirizëm, por edhe të hidhur e plot helm;
kaq të vërtetë, saqë të vjen të rilexosh, menjëherë pas saj, Shkrimet e Shejnta;
kaq të përdi­tshme, sa të vjen të kesh nostalgji për të kaluarën;
kaq shpue­se e therëse sa të vjen të veshësh dorash­ka para se ta shfletosh…”
Stelvio Mestrovich Wotninsky

Shkrimtari Stelvio Mestrovich Wotninsky
Shkrimtari Stelvio Mestrovich Wotninsky

Pas një sërë librash të një niveli superior (i fundit, sipas kronologjisë, është fenomenali “Abysses-Vora­gini”, USA 2009), ku poeti shqiptar Shpend Sollaku Noé, na prezanton tani poemën e labirinteve “Barkodë”.
Autori, profesor, gazetar, shkrimtar dhe sidomos Poet (me P të madhe), për ta diferencuar nga sharlata­nët dhe shitësit e varg­jeve të mërmëruar (gjith­monë e më shumë të pranishëm), jeton në Itali si azi­lant poli­tik që prej 1992-it. Bashkëpunon me gazeta dhe revi­sta të rëndësishme; veprat e tij i gjen të përk­thyera në gjuhë të ndryshme. Sh.S.Noé është shumë aktiv në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, sidomos të emi­grantëve dhe të refugjatëve politikë.
Ky prezantim nuk është i kotë.
Ai është esencial për të kuptuar Atë që ka shkruar “Barkodë” dhe përse e ka shkruar. Është një uverturë për të depërtuar në vepër.
Në shkrimin e poemës “Codici a Barre”, Shpend Sollaku Noé është puthur në ballë e bekuar prej Perën­disë Apollo, pre­çektor (mbrojtës) i shpirtit të Artit, Muzikës e Poezisë, Perëndi e Dritës, nënkuptuar si njohje shpir­tërore dhe profetike. Dhe profecitë në këtë poemë gjenden me bollëk.
Poeti Ynë shqiptar ngre zërin, qorton, paralajmë­ron, ndë­shkon mëkatarët e epokës që jetojmë. Ai zihet ngushtë vetëm se çfarë të zgjedhë, por kërkon të jetë afër të braktisurit, të varfërit, emigrantit, të ikurit prej luftrave, azilantit poli­tik. Ai shfryn me forcën e një cikloni, vërsulet kundër bankave, kundër demokracive të rreme, kundër marksizmit, kundër ka­pitalismit, duke tundur gishtin tregues mikelaxhe­lian sidomos kundër kalbësirës, tashmë të përditshme, duke dënuar pa më­shirë:

“[…]Kafkë mbi kafkë,/ eshtër mbi eshtër,/fertilizues për gjëmbaçë e grëmëra,/ hiç xixëllonja,/ zero mëllen­ja,/ zhdukur bretkët/ pak vetëtima./ Shi shtiran,/ bosh kujtesa e aromave,/ por nuk mungon e pamëshirshmj­a:/ nuk kishte lindur idiot,/ vdiq i çmendur[…]”

Vargje të dhunshme, ku shpërthen zemërimi dhe tri­shtimi për realitetin që na bren pak nga pak. E më tej:

“[…]Ngarkoj mbi shpatulla sarkofagët e të pyes ty,/ fantazmë e përhershme/ e nëntokës,/ si nuk ke ditur/ Pegazin e interesave të kalërosh,/ të mjelësh/ apo të milesh prej financiareve/ o tout court/ të nxjerrësh bu­kën e gojës?![…]”

Këtu autori bëhet therës, këtu poezia ulet e paftuar në kroni­kën mondane, por gjithmonë e mbyllur në një kornizë të artë vargjesh të habitshëm.
Për një azilant politik, burgu është i parapëlqyer, është i pari dhe i vërteti atdhe:

“[…]sepse atje jashtë bota të është/ si një banjo pe­nale:/ programuar si të lindesh,/ programuar përse të jetosh,/ pro­gramuar kur të shfarosesh.”

Dhe shpresa ku është? Sh.S.Noé regjistron:

[…]“të vegjetoj­më e të jemi gati/ për t’i shërbyer providencia­lit bankomat,/ të flemë si gjithmonë të fundit/ e si gji­thmonë të zgjohemi të pa­rët,/ të konstatojmë që trupi ynë/ është akoma lumturimisht i tëri,/ kur sytë/ kap­salliten për kredinë e shtëpisë,/ këmbët/ vi­hen në lë­vizje për të shlyer këstet e autos,/ krahu i djathtë për­këdhel/ kuzhinën e re,/ dhe i majti/sallën e ngrë­nies;/ kur për të pasur subvencionim/ mendon zonja Vaginë,/ dhe ndonjëherë duhet të behet ganimed/ edhe zoti Penis./ Për iPhone-in e bre­zit të fundit/ parashikon treguesi i djathtë,/ për të vjedhur nga interneti videoklipet/ konsumohet sharësi i majtë,/ për të bërë të mbijetojnë hipertregjet/ turbinon zonja Bythë,/ dhe për boutique-ët/ kafka e trurit kaçak.[…]”

Poeti Shpend Sollaku - Noe
Poeti Shpend Sollaku – Noe

Shpend Sollaku – Noe lartësohet si Dante Aligieri i shekullit të 21-të: në poemë nuk gjen lugje dhe rrethe të ferrit, por vi­zioni është po ashtu ngjethës. Ndihemi më se të mallkuar, bura­tinë të vërtetë që qarkullojnë në botën-ferr ku, në vend të flakë­ve, janë informatika, kreditë për tʼu paguar, fajdexhinjtë, bankat-shushunja, cmira, xhelozia, mania për të rënë në sy, besimet fetar­e të rreme, injoranca, historia e falsifikuar, burokracitë e çnderuara dhe pagdhendja.
Zoti nuk gjendet! Ndoshta edhe ai është bërë ma­son. Aty-këtu rigon ndonjë cifël qiellore në Terrin Apokaliptik. Hullì ko­metash shkojnë nxitimthi dhe zhduken në Hiç. Sepse edhe pa­ralajmërimet vlejnë një Hiç:

Shkoni, o njerëz, të zvarriteni/ si horra të këna­qur/ të puthni duart e të mëshirshmëve Godfa­thers,/ tʼu lëpini këmbët/ administratorëve bankarë,/ të gërvi­shni gjunjët në kllapi/ drejt Vegimit Hyjnor,/ e nën kaf­kë të kamx­hikoni të keqen,/ të inçizoni në shpinë gjar­përinj të gjako­sur./ E përjetshme lutja e shenjtë qoftë:/ Banka Jonë që je në Tokë..

Me kët retiçencë përfundon Poema “Barkodë” e Shpend Sollaku Noé-së.
Kurrë sʼkam lexuar një libër kaq të bukur, por ngje­thës; kaq të ngjeshur me lirizëm, por të hidhur dhe plot helm; kaq të vër­tetë, saqë të vjen të rilexosh, men­jëherë pas këtij, Shkrimet e Shenjta; kaq të përdi­tshëm, saqë të vjen të kesh nostalgji për të kaluarën; kaq depërtues e therës saqë të vjen të veshësh dorash­ka para se ta shfletosh.

(Parathënie e Stelvio Mestrovich Wotninsky-it për li­brin “Bar­codes-Codici a barre”, botuar ne SHBA, në italisht e angli­sht, në vitin 2010)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.