back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

Samiti i heshtjes! – nga Alba Kepi

Gazeta

 

Samiti i Diasporës - 23 Nentor 2023
Samiti i Diasporës – 23 Nentor 2023

Samiti i heshtjes!

nga Alba Kepi

Dita e arbëreshëve, parada e shqiptarëve në diasporë, turizmi, shkollat Shqipe, sipërmarrës emigrantë, profesionistë e aktivistë ulur panel pas paneli ku asnjë prej tyre nuk kishte temë të drejtën Kushtetuese për të votuar.
E sa shqiptar i respektuar mund të jesh kur nuk të garantohet vota në vendlindje?
Baballarët e mendimit intelektual të Diasporës u varrosën për së dyti.
Nga “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” e Stambollit e “Degët e Shoqërisë së Stambollit” nëpër botë, nga Shoqëritë “Ditura” e “Drita” në Bukuresht, Shoqëria “Dëshira” në Sofje, “Vëllazëria e Shqiptarëve” në Egjipt, nga Lëvizja kombëtare e arbëreshëve të Italisë, kemi mbërritë sot në shoqata diasporiane organikë Ministrie.
Dikur “Flamuri i Arbërit” i De Radës, revista “Dituria” e “Drita” (Lumina), gazeta “Shqipëtari” (Albanzul), “Liri e Shqipërisë” e Shtypshkronja “Mbrothësia” (Përparimi), tekstet “Dheshkronja” e Sami Frashërit, “Radhuashkronja”, “Numërmësonja” e “Mirëvetia” e Jani Vretos, “Bagëti e bujqësi”, “Lulet e Verës”, “Istoria e përgjithshme”, “Dëshir’e vërtetë e shqiptarëve”, “Mësimet” e Naim Frashërit, “Dituritë” e Naim Frashërit e shumë të tjera, sot është krijuar media e samite diasporiane, komanduar nga centralizmi ekzekutues.
Pavarësia e mendimit të lirë e patriotike e baballarëve të diasporës shqiptare, është zëvendësuar nga nepotizmi, qokat e rekomandimet e misionerëve elektoralë të pushtetit.
Klasa politike e institucionale në Shqipëri e ka të qartë fuqinë e Diasporës në faktorizimin e pushtetit.
Jo më kot, pasi i mbajti me shpresë virtuale takimesh, pasi iu vuri mikrofonat e hapi dyert e studiove televizive aktivistëve të shfaqur magjishëm që në 30 vite betejë diasporiane paragjykimesh e të drejtash civile nuk i kishim dëgjuar kurrë, krijoj fotografinë diabolike të skenës së parë të filmit: “Heshtja ndaj votës së emigrantëve.”
Një ushtri institucionale hallkash zinxhiri që lidh shoqëri civile, grupe shoqatash e aktivistë, dhoma tregtie e biznesi, organizma ekonomike kombëtare e ndërkombëtare, projekte e fonde kulture e sociale, këshilla e komitete deri në nivele diplomatike, ka përgatitur bazën që Diaspora të mos jetë më element faktorizues e kritik i pushtetit, por shërbyes i saj.
I ngjan një komedie groteske në Domus Aurea të Neronit ku janë pozicionuar figura vegjetale, figuriçka humane e shtazë ekstravagante në skena rrëfimi.
Baballarët e mendimit intelektual të Diasporës Shqiptare janë varrosur për së dyti nga turpi.
Ligji shqiptar i ka fiksuar qeverisë si afat të fundit muajin janar 2024, për të shpallur modalitetet e votës së Diasporës nëse synohet pjesëmarrja e saj në zgjedhjet legjislative të 2025.
E ky Samit që u mbyll sot tregoi se loja është kryer;
Heshtje deri në aprovimin e zgjedhjes më komode për centralizmin ekzekutues!
Samiti u mbyll!
Heshtja e tij varrosi o balsamosi votën e diasporës!

Marrë nga muri i FB, Alba Kepi, 23 nëntor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.