back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 13 Maj, 2024

“Nji monument historik pazotsie në lamë t’arsimit në Shqipni” – At Ambroz Marlaskaj – Pamflet hkodër më 1922

Gazeta

At Ambroz Marlaskaj (1884-1939)
At Ambroz Marlaskaj (1884-1939)
“Nji monument historik pazotsie në lamë t’arsimit në Shqipni”
At Ambroz Marlaskaj (19.11.1884 -14.06.1939)
Pamflet – shkrue e botue në Shkodër më 1922

U mor nga Revista “Hylli i Dritës”,
Nr. 1-2, fq. 6-7, viti 1995, Tiranë,
“Fati i një inteligjencie në tri kohë”
nga Prof. Aurel Plasari,

At Ambroz Marlaskaj (19.11.1884 -14.06.1939)
Mbaroi studimet e larta për teologji
Universitetin Antonian të Romës.
Pas studimeve u bë profesor e më vonë Rektor i Universitetit.
Ka qënë për një kohë të gjatë përfaqësues i Kuvendit Françeskan.
Në vitet ’20 ka shërbyer si përfaqësues i Mirditës në Parlamentin Shqiptar.
Mbetet një ndër figurat më të shquara të kohës së tij, në Mirditë e më gjerë.

Franceskanë shkodranë
Françeskanë shqiptarë

Se ku mund ta çonte Shqipërinë një shkollë-monstër si ajo që krijoi “regjimi (sllavo-komunist) që shkoi”, me kombinimin e komponenteve të “trikëndëshit edukim-punë prodhuese-kalitje ushtarake”, a thua se e kish parashikuar në profecinë e vet negative politikani-filozof i Parlamentit Shqiptar, Ambroz Marlaskaj, i cili në pamfletin “Nji monument historik pazotsie në lamë t’arsimit në Shqipni”, shkruante qysh më 1922.
“Deshi shteti, pra, ta themelojë auktoritetin e vet vetëm mbi vedi, pa shikue nji ligjë ma të naltë, pa shikue besimin prej kah do të nxirret gjithë fuqija e ligjës e e auktoritetit, nuk ban tjetër veç me i gatue vorrin vedit e shoqnisë mbarë, pse kurrkush në ktë rasë s’kishte për të pasë detyrë të vërtetë me ndigjue. E për në kjoftë kështu, shka bani ju, o popuj të mjerë?
Pse rrini fjetun? Pse rrini me duer thatë? Pse djersni gjithë ditën të fitoni nji kafshatë bukë e edhe ate ndoshta thatë, kah mund të kaloni nji jetesë të kandshme e të lume? Çonju, po, rrokni armët, pse i keni ende aq sa me ba punë, dilni nëpër qytete e katundi, digjni, piqni, rroposni, vidhni, grabitni, plaçkitni, vrani, preni tue fillue prej Këshillit të Naltë, prej Ministrave, prej Beglerëve, pse këtyne u peshojnë kuletat nji grimë ma tepër e, mbasi të keni krye punë me ta, mbasi të keni xe mirë xhepat, ktheni edhe ndër ne e bani si me të tjerë:
Bini, po, mbi ipeshkvij, mbi meshtarë e rregulltarë, mbi popa e hoxhallarë, mbytni e qitni krejt fare. Çelat e kuvendet e këtyne ktheni, ju fatzez, qi s’keni dijtë gja deri tash, në pëllasët tueja, kishat e xhamijat sillni ndër grazhde atllarësh, kualsh e bagtish gjithfarësh, mos u lidhni ma me kunorë, pse nuk asht shejte, por jetoni lirisht me kë e me sa të doni; fëmijët qi u lejnë, për ku t’i njifni, lëshoni për rrugë të madhe; mos mbani ma fjalë e besë të dhanme, por shpejtoni me thye betë e kushtet e bame, pse nuk ka ma fe, nuk ka besim, nuk ka Zót, nuk ka ligjë mbi ju e kurrkush s’ka për të pasë tagër t’ju ngushtojë ate liri qi keni në natyrën tuej, as Këshilli i Naltë, as Ministrat, as Parlamenti vetë, as kurrkush tjetër mbi kët botë”.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.