back to top
31.8 C
Tirana
E enjte, 18 Qershor, 2026

Robert Ndrenika puthi Enver Hoxhën në ballë! – nga Rezart Palluqi

Gazeta

Robert Ndrenika puth Erjon Veliajn
Robert Ndrenika puth Erjon Veliajn
Robert Ndrenika puthi Enver Hoxhën në ballë!
nga Rezart Palluqi

Akti barbar i Robert Ndrenikës, përkrahja publike që ai i ofroi Erion Veliajt, vërtetoi edhe një herë se kjo botë është shkatërruar prej talentit të maskarenjve. Rrallëherë talenti i ka bërë mirë kësaj bote të përgjakur.
Robert Ndrenika nuk puthi Erion Veliajn në ballë, por Enver Hoxhën. Dhe më e ndyra? E puthi para kamerave televizive, çka përbën një propagandë të pastër enveriste! Edhe pse Veliaj nuk mund të krahasohet për nga kalibri politik me diktatorin, që të dy i lidh maskarallëku dhe servilizmi. Roberti puthi tutorin, ashtu siç Erioni puthte, para se të hynte në burg, tutorin e tij Edi Ramën.
Dëgjoj të thuhet: “Roberti shkau nga rruga e Zotit!”, “Roberti mbylli pakt me djallin në pleqëri!” Të gjitha këto dhe shumë deklarime të tjera janë, sipas mendimit tim, të pasakta. Robert Ndrenika, ashtu si të gjithë horrat enveristë, zgjodhi rrugën e maskarait qysh në rininë e hershme. Ai ashtu si edhe qindra aktorë të tjerë i vrau shqiptarët me propagandë për dhjetëra vjet, për të siguruar jo vetëm një jetë të rehatshme por të bërë karrierë në kohën e kolerës. Antipodi i tij përfundoi në burg, ku edhe atje e ruajti dinjitetin njerëzor. Parapëlqyen burgun ose vdekjen në vend të poshtërimit të llojit “à la Robert Ndrenika”, i cili s’është i vetëm. Kemi edhe dhjetëra “robertë” të tjerë të cilët heshtin dhe i bënë pazaret mbrapa perdeve. Patëm edhe Helena Kadarenë, e cila i doli Erion Velisë publikisht në mbrojtje!
Roberti heshti me vetëdije edhe pasi kthehej nga udhëtimet e tij jashtë, në kohën kur Shqipëria përpëlitej pas telave me gjemba. Ai vaditi me sukses dhe qetësi karakterin e tij prej horri me vello kinematografike.
Të njëjtën gjë vazhdoi ta bëjë edhe pas vitit 1991. Është zgërdhirë dhe ka mërmëritur me qindra herë nëpër dhëmbë, kur idhujt e tij – ish-viktimat, bashkëatdhetarët e tij – e admironin dhe e mbulonin me respekt sa herë që e takonin nëpër rrugët e Tiranës, duke recituar lëvdata hyjnore: “aktor i madh”, “mjeshtër i kinematografisë”, “i papërsëritshëm” etj.
“Hajvanë!”, “Budallenj!” – ja kështu ka reaguar Roberti i mbrujtur prej karakterit të batakçiut. Ai nuk e vuri ujin në zjarr; ndërgjegja nuk ia prishi gjumin për të shprehur keqardhje për manipulimin 40-vjeçar që i bëri popullit të tij. Mbeti në mesin e trajektores së botës së enveristëve, i bashkuar me ta si mishi me kockën, vigjilent ndaj çdo halli të tyre.
Ndaj edhe unë nuk u habita aspak kur ai e puthi në ballë Erion Veliajn. Jo, sinqerisht! E kam akuzuar Ndrenikën publikisht në shtator të vitit 2016. Në atë kohë kaçakët enveristë jetonin ende në një paqe të kontrolluar. Në vitet që rrodhën, enveristët nxorën thikat nga sirtarët dhe ua drejtuan njëri-tjetrit. Njëra prej këtyre thikave iu drejtua Veliajt. Ndrenika ka qenë pjesë e kampit A, ku bënte pjesë edhe Lali Eri dhe u soll si kapoja e bandës.
Ashtu si atëherë kur jetonte Enver Hoxha, edhe sot Ndrenika i vuri gjoksin topit për të mbrojtur padronin e tij, Erion Veliajn. E gjithë jeta e Robertit ka pasur si mision që, nëpërmjet artit kinematografik, të mbrojë Kryehorrin sa herë që ai gjendej në rrezik.
Prandaj puthja që Robert Ndrenika i dha në ballë Erion Veliajt, gatishmëria që ai tregoi për të bërë burg në moshë pleqërie për të, është një gjë krejt normale. Sakrifica të tilla Roberti i ka bërë qysh në rini.
E dini ju se ç’mendon Roberti kur lexon mijëra reagimet tona të revoltuara?
“Po ju, moj viktima debile, ç’pritnit prej meje? Ju, që si kur jetonte gogoli edhe më pas, madje deri më sot, vazhduat të më nderonit si hyjni! Unë kam lindur horr dhe i tillë do të vdes. Zoti më dha dhuntinë të aktroj shkëlqyeshëm – talent të cilin e futa në punë për të jetuar siç ma deshi e bardha zemër! Pa m’u hiqni qafe, vemie të pështira! Sidomos ju, që edhe pse jua helmova zemrat me urrejtje për njëri-tjetrin dhe botën përtej kufirit jua paraqita të tjetërsuar, ju më ngritët lart edhe pas vitit 1992. Mos u habisni fare! Unë i tillë kam qenë dhe i tillë do të vdes!”
Uroj që, pas gjestit barbar të Robert Ndrenikës, shqiptarët të mos e harrojnë kurrë proverbin e vjetër: falë kryesisht njerëzve të talentuar, kjo botë ka përfunduar dhe do të përfundojë në humnerë. Tedi Papavrani e konfirmoi këtë duke e ulur vehten dhe servilosur si një fëmi i vogël përpara kryemafiozit, Edi Rama!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.