back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Quo Vadis… kulturë shqiptare?! – nënvizim nga Jozef Radi

Gazeta

Avni Delvina - Projekti Monumental kushtuar Emigracionit
Avni Delvina – Projekti Monumental kushtuar Emigracionit

Quo Vadis… kulturë shqiptare?!

nënvizim nga Jozef Radi

Një nga realizimet më të mëdha të postdiktaturës, ishte liria e qarkullimit, mbasi liria e fjalë shpesh ka qenë e ndrydhur, e flashkët dhe e pafuqishme për ta thënë të vërtetën.
Nëse do të kishte ndonjë statistikë në lidhje me fenomenin e çvendosjes së popullsisë, Shqipëria me siguri do të zinte vëndin e kreut në botë, në lidhje me popullsinë e saj, mbasi mund të thuhet se nuk ka familje të këtij vendi që të mos ketë emigrantët dhe imigrantët e saj. Pra fryma e lëvizjes qarkullimit, dhe ikjes nga gozhdimi i diktaturës, e cila e kishte kapur për fyti lëvizjen e njerëzve, dhe si pa e kuptuar e kishte kthyer vendin në një kënetë të ideve, të mundësive dhe të përballjes me zhvillimet e botës. Sigurisht në këtë beteje të madhe me veten, së paku një pjesë e rëndësishme e shqiptarëve u bënë pjesë e atyre shpejtësive që kishte bota, problemi është se kjo ide e levizjes me dinamikën e botës, ka çuar sot në boshatisjen e vendit dhe ajo çka është më e dhimbshmja, ka filluar pakësimi i popullsisë në mënyre graduale, dhe projektet afatlartgëta të shtetit shqiptar nuk rezultojnë aspak në përputhje me ato çka premton dhe duhet t’i mbajë një politikë qeveritare, që e ka për detyrë t’i mirëmbajë raportet me popullsisë, e në mënyrë të veçantë për ato shtresa në të cilat ajo investon për forcimin e saj.
Ajo që më ka tronditur mjaft është fakti se në fushën e kulturës (unë u mora me letërsinë, gazetarinë dhe pikturën), është larguar drejt europës dhe Amerikës një pjesë e rëndësishme e forcave krijuese, ata që duhej të ndikonin në zhvillimin e arsimit dhe kulturës, njerëz mbi të cilët ka investuar shteti, dhe në një formë apo tjetër duhej ta vlerësonte jo vetëm dinamikën po edhe produktivitetin, begatinë e ideve dhe angazhimeve. Kurrë politika, nuk e ka parë këtë si fenomen që e shqetëson, përkundrazi është ajo që e ka prodhuar me një entuziazëm të paparë, pothuaj kriminal dhe vazhdon t’i brohorasë kësaj roitje të vlerave, çka përbën edhe tragjedinë më të madhe të këtij vendi, po edhe katandisjen e tij, në nivelet me të ulta të përfaqësimit në botë… Prandaj lind natyrshëm edhe klithma (jo vetëm e imja): Quo Vadis..? Kulturë shqiptare?”
 
Unë kam sjellë një statistikë, që kanë lidhje vetëm me hulumtimet, përpjekjet dhe njohjet e mia në fushën e artit dhe kulturës, lidhur me këtë fenomen, për të cilin nuk trazohet askush, për të kuptuar se sa me lehtësi shteti shqiptar i ka përzënë krejt forcat e tij më energjike, investime të bëra me taksat e një populli të shtrira në kohë të papërcaktuar.
Kjo listë gjithsesi modeste, është tejet e frikshme, për të kuptuar masakrën që i është bërë këtij vendi nga politika, në harkun e më pak se tre dekadave.
I kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që për mungesë njohjeje nuk janë në këtë listë, dhe është i mirëpritur kushdo që mundte ta plotësojë këtë listë me emra përfaqësues të vërtetë të kulturës dhe artit shqiptar…
.
Emigranti - Dy skulptura përballë detit në Marsejë - Bruno Catalano
Emigranti – Dy skulptura përballë detit në Marsejë – Bruno Catalano

.

33 përfaqësues ka letërsia në Shtetet e Bashkuara
27 përfaqësues ka letërsia në Italia
9 përfaqësues ka letërsia në Francë
6 përfaqësues ka letërsia në Greqia
6 përfaqësues ka letërsia në Belgjikë
6 përfaqësues ka letërsia në Zvicër
4 përfaqësues ka letërsia në Gjermani
3 përfaqësues ka letërsia në Hollanda,
3 përfaqësues ka letërsia në vendet Skandinave
2 përfaqësues ka letërsia në Kanada
2 përfaqësues ka letërsia në Austri
2 përfaqësues ka letërsia në Rumani
1 përfaqësues ka letërsia në Anglia
1 përfaqësues ka letërsia në Irlanda
.
Mërgim Korça (Boston – Amerikë) -studies, eseist
Sami Repishti (Nju Jork – Amerikë) – studiues, eseist
Anton Çefa (Nju Jersej – Amerikë) – kritik letrar, studiues, poet
Nelson Çabej (Nju Jersej – Amerikë) – studies,
George Pali (Nju Jersej – Amerikë) – piktor
Hasan Bajo (Nju Jersej – Amerikë) – shkrimtar
Dine Dine (Nju Jersej – Amerikë) – eseist, shkrimtar
Faruk Myrtaj (Nju Jersej – Amerikë) – shkrimtar, gazetar
Roland Gjoza (Nju Jersej – Amerikë) – poet, shkrimtar, gazetar
Thanas L. Gjika (Detroit – Amerikë) – studiues, përkthyes
Sami Milloshi (Pensilvania – Amerikë) – gazetar shkrimtar
Ardian Vehbiu (Nju Jork – Amerikë) – studiues, albanolog
Gazmend Kapllani (Greqi -Amerikë) – shkrimtar eseist
Gjekë Marinaj (Nju Jork – Amerikë) – pedagog, poet
Ilir Demalia (Boston – Amerikë) – gazetar, shkrimtar
Erjus Mezini (Njy Jork – Amerike) – shkrimtar
Lidia Radi (Richmond – Amerikë) – pedagoge, studiese
Elinda Marku (Detroit – Amerikë) – poete
Ramiz Gjini (Nju Jork- Amerike) – shkrimtar, gazetar
Ilir Seci (Nju Jork – Amerikë) – gazetar, studiues
Adriatik Baliaj (Nju Jork – Amerikë) – piktor
Zef Naçaj (Floridë – Amerikë) – piktor, studiues
Astrit Lulushi (Nju Jork – Amerikë) – gazetar, shkrimtar
Shkëlqim Çela (Nju Jork – Amerikë) – romancier
Dalan Luzaj (Nju Jork – Amerikë) – poet
Aleksandër Pali (Nju Jersej – Amerikë) – poet
Kozeta Zylo (Nju Jork – Amerikë) – gazetare, shkrimtare
Raimonda Moisiu (Nju Jork – Amerikë) – gazetare, shkrimtare
Meti Fidani (Coneticat – Amerikë) – poet
Julia Gjika (Detroit – Amerikë) – poete
Naun Prifti (Nju Jersej) – shkrimtar skenarist
Ilir Spata (Nju Jersej – Amerikë) – poet
Adriatik R. Dosti (Nju Jersej – Amerikë) – gazetar sportiv, eseist poet
.
 
Valixhe emigranti... pikture nga Agim Sulaj
Valixhe emigranti… pikture nga Agim Sulaj
Evgjen Merlika (Milano – Itali) – studiues, eseist
Gëzim Hajdari (Frosinone – Itali) – poet, eseist, përkthyes
Shpend Sallaku (Bolzano – Itali) – shkrimtar, poet, gazetar
Ardian Ndreca (Romë – Itali) -pedagog, botues, eseist
Kastriot Marku (Milano – Itali) – studiues, albanolog
Jozef Radi (Ancona – Itali) – gazetar, poet, eseist, përkthyes
Artur Spanjolli (Firenze – Itali) – shkrimtar
Denada Ndreca (Firenze – Itali) – poete
Astrit Cani (Milano – Itali) – shkrimtar, eseist
Arben Shira (Bari – Itali) – piktor
Albert Gjoka (Trieste – Itali) studies, përkthyes,
Harallamb Fandi (Bari – Itali) – studies, përkthyes
Ndue Lazri (Bolonjë – Itali) – poet
Astrit Delvina (Rimini – Itali) – piktor, grafist, eseist
Iskra Thoma (Modena – Itali) – kritike, përkthyese. narratore
Maksim Rakipaj – (Lucca – Itali) përkthyes, shkrimtar
Pjerin Ndreka (Milano – Itali) – poet
Ron Kubati (Bari – Itali) – poet, shkrimtar
Ismete Selmanaj – Leba (Romë – Itali) – poete
Anilda Ibrahimi (Romë – Itali) – shkrimtare
Lutfi Alia (Siena – Itali) – studiues, përkthyes, historian
Griselda Doka (Romë – Itali) – poete
Ndoc Selimi (Romë Itali) – studiues, gazetar
Klodian Kojashi – (Casale Monferrato – Itali) – poet
Blerina Suta (Romë – Itali) – pedagoge, studiese, përkthyese
Maro Pasho (Lucca – Itali) – poete, studiese
Aleksander Çulaj (Torino Itali) – poet
.
Henrik S. Gjoka (Francë) – shkrimtar
Anissa Markarian (Nicë – Francë) – shkrimtare eseiste
Niko Dhales (Paris – Francë) – piktor
Ornela Vorpsi (Paris – Francë) – piktore, shkrimtare
Luan Rama (Paris – Francë) – gazetar, përkthyes, studiues
Ylli Demneri (Paris – Francë) – shkrimtar, skenarist
Ermira Xhomaqi (Paris – Francë) – studiuese
Klara Buda (Paris – Francë) – gazetare, shkrimtare
Fotaq Andrea – (Strasburg – France) studiues historie
.
Ilia V. Ballauri (Selanik – Greqi) – studiues, perkthyes
Leon Lekaj (Athinë – Greqi) – poet, muzikant
Ardita Jatru (Selanik – Greqi) – poete
Robert Martiko (Korfuz – Greqi) – studiues, shkrimtar, poet
Dionis Qirxidhi (Athinë – Greqi) – studiues, poet
Thanas Medi (Athinë – Greqi) – shkrimtar
.
Lek Pervizi (Bruksel – Belgjikë) – piktor, studiues, përkthyes, botues
Leonard Pervizi (Bruksel – Belgjikë) – piktor
Agim Hamiti (Bruksel – Belgjike) – shkrimtar
Vilson Biçaku (Bruksel – Belgjikë) – piktor
Agron Shele (Bruksel – Belgjikë) – botues, poet
Bajame Çeliku – Hoxha (Bruksel – Belgjikë) – shkrimtare, poete
.
Skënder Buçpapaj (Zyrih – Zvicër) – gazetar, studiues, poet
Elida Buçpapaj (Zyrih – Zvicër) – gazetare, poete
Arber Ahmetaj (Sion – Zvicër) – shkrimtar
Elvira Dones (Gjenevë – Zvicër) – shkrimtare
Agim Shehu (Gjenevë – Zvicër) – poet, studiues, gazetar
Besa Myftiu (Zyrih – Zvicër) – shkrimtare
.
Ferdinand Laholli (Hejdelberg-Gjermani) – poet shkrimtar
Eduard Kaca (Dusseldord – Gjermni) – studiues eseist
Luljeta Arapi (Munih – Gjermani) poete, shkrimtare, gazetare
Anila Shuka (Munih – Gjermani) – gazetare
.
Ada Halilaj (Oslo – Norvegji) – poete
Afërdita Zaja (Oslo – Norvegji) – studiuese
Entela Sorman Tabaku (Stokholm – Suedi) – poete pedagoge
.
Rezart Palluqi (Amsterdam – Hollandë) – shkrimtar dhe eseist
Albana Shala (Amsterdam – Hollandë) – poete
Eduard Baçe (Amsterdam – Hollandë) – poet gazetar
.
Artan Gjyzel Hasani (Totonto – Kanda) – shkrimtar, poet
Arben Kallamata (Misisaga – Kanada) – shkrimtar, gazetar
.
Gjergj Jozef Kola (Vienë – Austri) – poet, e dramaturg
Ziso Kamberaj (Insbruk – Austri) – piktor
.
Ardian Kyçyku (Bukuresht – Rumani) – shkrimtar, poet, eseist botues
Kopi Kyçyku (Bukuresht – Rumani) – shkrimtar, poet,
.
Xhabir Tabaku (Londër – Angli) – shkrimtar
Ndrekë Gjini (Dublin – Irlandë) – poet, gazetar
 
Ps. Për çdo gabim në emër ose adresë ose për plotësim duhet ta lini të plotë informacionin në inbox.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.