back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Prof. Sadik Kaceli, Piktori shqiptar i Parisit – nga Fritz Radovani

Gazeta

Sadik Kaceli (1914-2000)
Sadik Kaceli (1914-2000)

Prof. Sadik Kaceli, Piktori shqiptar i Parisit –

nga Fritz Radovani

Shqipnia – një copë tokë e vogël me burra të mëdhaj e trima!
E një nder ata burra të vërtetë ishte edhe Piktori i njohun, Prof. Sadik Kaceli.
E njoha ma afër kur unë në vitin 1960, vazhdova Liceun Artistik me korespondencë…
.
Sadik Kaceli - Portret Malësori
Sadik Kaceli – Portret Malësori
Jo vetëm mësues dhe edukator, po një prind i vërtetë per ata që e kanë njoh. Ai ishte ndër shqiptarët ma të daltuem dhe të formuem nga kultura Perëndimore, që Parisi e kishte veshë përjetsisht me fildishin e artit të bukur të pikturës së vet shekullore…
Nuk dij ndonjë rasë në jetën time që tue bisedue me Prof. Kacelin, të kemi mbajtë dorën në xhep ose, të kemi harrue se jam me dijetarin e vërtetë t’Arteve figurative. Kishte një dhimbje të madhe në Shpirtin e Tij kur fillonte me bisedue për Shkodrën, e kryesisht për piktorët e saj të pavdekshëm Kol Idromeno, Simon Rrota, Ndoc Martini e Zef Kolombi.
Ndër bisedat e Prof. Kacelit gjithnjë dominonte saktësia e mendimit gjà që, tregonte përgatitjen e Tij kulturore dhe formimin e tij shpirtnuer të një atdhetari të saktë.
Lexova nga Prof. Oltsen Gripshi një material mjaft të plotë për Prof. Kacelin, ku ndër të tjera shpjegon: “Dëshmi e këtij interesi për lëvrimin e peizazhit, artisti e shfaq në pikturimin e një serie të konsiderueshme peizazhesh me teknikën e bojërave të vajit nga Parisi dhe Franca, si: “Notre Dame”, “Collioure”, “Catedral de Chartres”, duke vijuar në vitet pas rikthimit nga Parisi në Shqipëri me përjetësimin e shumë këndeve, fushë pamjeve, atmosferave dhe freskive nga peizazhi shqiptar që aq shumë e dashuroi.”
.
Sadik Kaceli - Portret Myzeqari
Sadik Kaceli – Portret Myzeqari
“Notre Dame e Parisit” ishte “ndoshta” një vegim i përjetshëm për Prof. Kacelin, që i dukej e zhdukej ndër të gjitha veprat e Tij të mëdha artistike, tue mos përjashtue kurrë Atdhetarizmin e theksuem në Shpirtin e formuem, të cilin e kujtonte me dhimbje dhe therje në zemër, kur para 40 e sa vitesh… Prof. Kaceli, mjaft i moshuem kishte shkue gjoja me pa hidrocentralin e Vaut të Dejës, dhe me atë rast i ishte ngjitë kodrës së Asaj Kishës së Shën Mërisë Shqiptare, ku ishte kunorzue Kastrioti… E rrafshueme përtokë nga ateistë antishqiptarë, a aty kishte puthë gurtë ku ka shkelë Gjergji me Donikën…
Iu mbushën sytë me lot Profesorit, kur më foli për copat e afreskut të shkrryeme në baltë!
.
Melbourne, 20 Prill 2019.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.