Poezia çështje shkrimi dhe leximi – nga Emrije Krosi

0
5
Poezia asht art vetmitar...
Poezia asht art vetmitar...
Emrije Krosi
Emrije Krosi

Poezia çështje shkrimi dhe leximi

nga Emrije Krosi

A është poezia çështje shkrimi? Çdo poet e sendërton botën sipas veçantisë së tij. E shkrueshme dhe e lexueshme [S/Z e Bartes-it], ku secili poetshkrues lë shenjën e tij individualiste, në një mënyrë të veçantë të vështrimit të gjërave, mënyra e shprehive artistike, duke gjetur fjalët e duhura, me metafora të zgjedhura, një vëzhgues mendjehollë, ai mund të habitet nga një zog, një re, dhe të shprehet në mënyrën e habisë absolute, apo në formën e një lloj eksperimentizmi (Carver: 2019: 114). Duke vëzhguar se si janë gjërat jashtë, por si i sheh poeti, duke përcjellë kuptimin, nëpërmjet një specifike të veçantë për një qartësi morale si dhe përvojën e tjetërsimit, përmes vetëdijes reflektuese, që nuk është e rastësishme. Shpesh herë nga zëri unik poetik, si njohës ashtu (edhe në kuptimin e ftohtë ose naiv), vizionet sublime të atij lloji vizioni poetik janë të detyruar të mbajnë një skaj më provokues, më të vrullshëm, më rrugor, në mënyrë që njohuritë dhe psikologjia e përditshmërisë, mund të shprehin idioma të qarta të një konceptualizmi konkret. Ku pafajësia mund të bashkëjetojë me përvojën, jo vetëm si dikotomi e pastër, ose/ ose, por nëse poeti i vërtetë është ai që i bën të dy, si një reflektim që riprodhon (me fjalë) tërësinë e realitetit në dispozicion të fjalës, me një lloj kumtimësie vetëpërmbajtësore, se çfarë duhet të jetë një poezi, zbulojmë se nuk e kemi mbivlerësuar atë (Blake: idem:18). Kjo na bën të dyshojmë për dy gjëra:
a) që standardi i vetë poetit/es është një arsye, të paktën për aq sa është vetë lloji i poezisë që ai/ajo shkruan një shqetësim apo qetësim,
b) interpretimi i poezive, nëse duam të kuptojmë se çfarë janë në të vërtetë këto poezi, janë rrëfyese, dëftuese, frymëzuese, apo përshkruese. Duke e quajtur përshkrimin “një strehë” për nivelin e dytë:
c) letërsia si argument, nuk përjetohet përkohësisht; poeti/tet përdorin imazhe (jo)ikonike përfaqësuese, simbolike dhe (jo)simbolike. Kur e gjithë poezia pjesërisht “rikrijon ngjarje” ose ndjek “aktit e përshkrimit”, veçanërisht në poezi, përshkrimi nuk mund të jetë një send artistik, po një formë e ligjërimit, është përdorimi i disa gjendjeve shpirtërore ose qëndrimeve të mendjes, përmes poezisë, e ka parë botën e saj, kaq interesante, të bukur, të shëmtuar, në mënyrë efektive, që përpiqet të transferojë te të tjerët kënaqësinë (Brooks, Warren: 1949: 84). Nuk është mjaft e qartë për mua sa larg janë idetë estetike, që përcaktoheshin nga konceptimet figurative, deri në çfarë mase ishte vepra artistike, shikuar si figura të një përmbushjeje ende të paarritshme në realitet. Çështja e imitimit të natyrës në art, ngjalli mjaft interes teorik për teoricienët dhe kritikët, por gjithnjë e më shumë vëmendje iu dha nocionit që artisti ngjan me një lloj figure si Zoti Krijues. Realizimi i ideve estetike, që përcaktohet nga konceptime figurative me figurat e një përmbushjeje ende të paarritshme në realitet (Bloom: 2004: 17). Muzat e vërteta, kurrë nuk do të jenë në gjendje të shuajnë një dëshirë, që edhe në kulmin e kënaqësisë, është të “rigjenerojnë përjetësisht”, për të dalluar konceptin e poezisë me idenë e një “poezie natyrore”, e cila nuk është asgjë tjetër përveçe vetë natyra, ose bota e poezisë është po aq e pakufishme dhe e pashterrshme sa pasuritë e gjallërimit të natyrës me bimët e saj, kafshët dhe formacionet të çdo lloji, forme dhe ngjyre. Të shkruarit buron nga zemra, të shkruarit është ngjallmimi i njeriut, që beson se do të zgjatet fati i tij, gjithashtu të shkruarit është edhe përkushtim, edhe qëllim, edhe dije edhe besim. Integriteti i vërtetë kulturor është promovuar me “dijen dhe përvojën e vetëdijes së pastër”, që vjen nga brenda natyrës dhe strukturës së vetë kulturës, kështu që një kulturë, shpalos natyrshëm traditat e veta kulturore më të gjalla teksa përfaqëson të gjithë atë pasuri të jetës kombëtare dhe zhvillon progresin shoqëror (Yogi: 1977; 317). Poezia nuk është çështje vetëm shkrimi por edhe një mënyrë si mund të lexohet? Të shkruash, nuk mund të bësh me veten asnjë kompromis, apo edhe me frikën se nuk ke lexues, jo vetëm si akt konfirmimi, por edhe duke “mposhtur” lavdërimt apo edhe kritikat, fundja të shkruash, është një pakt me lexuesin. Po edhe si të lexojmë duke iu referuar, Harold Bloom-it, se nuk ka ndonjë mënyrë si të lexojmë por që ka shumë arsye se pse duhet të lexojmë, nuk duhet të themi, “si të lexojmë” dhe “çfarë” të lexojmë, dhe “ku” duhet të lexojmë apo ku “duhet të fillojmë”, si lexojnë mirë apo keq, dhe çfarë lexojmë (ne sot) nuk mundet të varen plotësisht lexuesit, duhet të dimë pse lexojnë (Bloom: 2000: 21), duke qenë të hapur ndaj leximit. Nëse duhet të diskutojmë se leximi ka një lloj ndarje me sekseve (mashkull/ femër), por secili duhet të lexojë sipas mënyrës së të kuptuarit, mund të jetë një “lexim krijues”, por edhe një keqlexim, apo një rrënim ku e kur e shikojmë një poezi me syrin e vetvetes ose edhe një rikuperim të ironisë, pasi një lexim mund të ngjallë ironinë e një kohe tjetwr, asaj të bashkëkohësisë. Leximi i një poezie, do të thotë diçka më shumë se versioni fillestar se poezia e mirë e shtyn lexuesin pashmangshëm në një lexim, më thelluar, në leximin e mendimit. Se poezia nuk është vetëm teknikë por edhe mendim. Poezia dhe lexuesi kanë nevojë të takohen disa herë për t’u njohur (ExLibris: 2019). Poezia bëhet e kuptueshme, vetëm kur mbizotërojnë elementet e qenësishme organike të një vepre artistike letrare. Por, shija e një lexuesi të poezisë, qëndron tek artikulimi i tingujve, sepse mënyra e ekzitencës së një vepre letrare, duhet kërkur edhe tek thelbi artistik i saj. Kur lexojmë një poezi, duhet të kuptojmë më shumë, sesa një version fillesar i saj: elementet e jashtme për vetë poezinë. Poezia, është përvojë e vetë lexuesit, se poezia nuk ka asgjë jashtë proceseve të jetës shpirtërore të lexuesve individual. Poezia, mund të zbulohet vetëm nëpërmjet përvojave individuale, por nuk të jetë gjithmonë një përvojë individuale. Ajo merr ngjyrim nga gjendja jonë shpirtërore dhe përgatitja jonë për të perceptuar poezinë. Dy lexime në kohë të ndryshme nga i njëjti individ, mund të jenë mjaft të ndryshme, për arsye të leximit të dytë, për shkak të rrethanave të jashtme, kur sot libri shqip përpëlitet sikur po jep shpirt (Lleshi: 20121: 5). Edhe pse përvoja e leximit është shpirtërore, sa më shumë të lexosh, do të zbulosh tek ajo poezi, diçka të re, që nuk e kemi kuptuar gjatë leximeve të mëparshme, duke u pajtuar me idenë, se poezia është “përvojë e denjë e lexuesit”, një gjendje ideale shpirtërore jo vetëm për një lexues të shkolluar, por për çdo lexues të pacaktuar.
Si shembull të mos leximit, paragjykimit dhe mosreceptimit madje as nga vetë lexuesit e poezisë elitare, aq më shumë mungesa e një kritike profesionale, që vetëm sugjeron (çfarë të lexojmë ose… ose veshin akoma me aureolë poetë “të vdekur” që s’kanë më ç’ti japin lexuesit të ri shqiptar), por edhe të vlerësojë aq më shumë nga “dekologët” mentarë të TV-ve dhe revistave letrare të printuara, duke mos shkrura asnjë rrjesht por disa poetë avangardë, që kanë dalë jashtë rrjeshtit të “imitueseve” të poezisë, që para tre dekadash. Tani, jemi të vonuar sa në njohjen aq edhe në “censurimin” apo eternitetit e poezive të tyre:

Gezim Hajdari - Frosinone 2007
Gezim Hajdari – Frosinone 2007

Përballje mes dy poetëve hermetikë shqiptarë.

Të bëhet pluhur,/ hiri,/ harresë/ Të ndjesh/ pjesërisht në vetvete,/ pjesërisht universi. Të banoj në heshtje, (Hajdari: 2010: 107), një poet që shkruan në dy gjuhë shqip-italisht, pas viteve’90-të, si emigrant në Itali. I censuruar që më herët në Shqipëri, kur tentoj të botonte (“Antologjia e shiut” në 1990), duke “thyer” gardhet e territoreve dhe kombeve, me elemente te ekzistencilizmit dhe surrealizmit, poeti ndërton vetveten, si një gur figurativ nga i cili është gdhendur ekzistenca (Berberi: 2008: 79), brenda refuzimit poetik, nuk u ndie i përjashtuar, por i vetëdijshëm për misioni e tij poetit të përtej detit. Hajdari shpreh një univers semantik që manifestohet, përmes dëshmive të terreve të diktaturës dhe masakrat kundër klasës intelektuale, për origjinën e idetë, ku vepra e tij ka disa veçori thelbësore brenda këndvështrime të ndryshme letrare të mishëruara dhe të realizuara si fenomeni prej intelektuli të mërguar, padyshim që vlera dëshmuese e letërsisë është burim të një marrëdhënieje të vazhdueshme mes intelektualit të mërguar (Seyhan: 2001: 334). Vepra e Hajdarit, paraqet një interes mbi studimin e letërsie postkoloniale dhe migratore, më së shumti fokusuar në kapërcimin e shenjnimit njëgjuhësor dhe përtej identitetit kulturor kombëtar, si rindërtim i një amalgame mes ndërgjegjes mesdhetare dhe asaj të lirisë universale. Poezitë e tij karakterizohen nga ndërlëvizjet përtejkufijve (kulturore, politike, gjuhësore) dhe mes të tashmes dhe të shkuarës sidomos stuktura lirke dhe tradikat epika e Shqipërisë veriore, që me botimin e (Hije qeni) Ombra di cane (Hajdari: 1993: 336). Duke iu qasur poetikës së tij, pavarësisht zhanreve të ndryshme letrare, Hajdari ndërthur veçoritë e kompozicionit dhe të krijimit, si p.sh. struktura etike, dëshmia dhe kujtimet, duke lejuar krijimi i një universi semantik, që mund të ndahet natyrshëm dhe i aksesuar nga lexuesit e tij heterogjenë. Ai plotëson shfrytëzimin e natyrës mesdhetare, të kulturës italiane si ndërgjegje dhe trashëgimi të klasikes perëndimore Mesdhetare, jo si vështirësi i një përshtatjeje, por si lidhje me përkatësinë shpirtërore dhe kombëtare, si një tejkalim apo shndërrim, në vend se ikjes nga kushtet e historisë (Schnapp: 1986: 289), duke shenjtëruar shpirtin njerëzor nëpërmjet vargjeve: endacak i mallkuar i banesave të shenjta/, rrëfej para perëndive,/ para tempujve dhe harresës/ Unë rrëfehem para fushave të braktisura të mia/ atdheu dhe zjarret e Ferrit, (Idem, Berberi: 81), poeti është një “endacak” i udhëve të emigrimit, në kërkim të së vërtetës Universale, ashtu si tek ferri i Dantes, përvoja aktuale e ekzistencës së individëve, nga çfarë mund të përcaktohet si “e vërtetë” në pranimin e zakonshëm të diçkaje në mënyrë objektive, kështu që e vërteta, përfaqëson një gjendje absolute të vërtetë dhe të zbuluar, të shpirtrave në një fushë të pandryshueshme, transhendente, ai një trasmetim tekstor që kërkon riakualizimin e tërësisë së përvojës, të sedimentuar brenda njësisë poetike (Franke: 1996: 304). Në vargjet e mëposhtme: fjala juaj e mallkuar qoftë e ndëshkuar/ gjatë gjithë kohës/ mbretëria e të gjallëve/ dhe mund të mos mbahet fara juaj e hidhur/ rrënjë në tokën e Adamit,/ pendohu për mëkatin e tmerrshëm,/ që Zoti i mëshirshëm të të lirojë, (Idem, Berberi 2008: 82) poeti është në kërkim të “parajsës” duke mohuar iluzionet e lirisë në të kaluarën duke pranuar të bashkojë të kuptuarit historik të botës shqiptare, në këndvështrimin hermetik dhe modern të kuptimit apo “ndriçimit” të së vërtetës se bota nuk ka prirje të shkojë ndaj besimit, por ndaj shkatërrimit të të këtij besimi (nga praktika e ateizmit në Shqipëri) i detyruar të reagojë dhe të përçmojë, duke iu referuar të pamëshirshmërisë së të keqes, e cila është e natyrshme për njerëzit. Në përpjesëtim me episteminë njerëzore, bashkëjetojnë si referenca për rindërtimin e një bote paralele poetike, ngjitur me botën reale. Në fakt ai nuk distancohet nga synimi për të krijuar një botë figurative, ku zëri i poetit shfrytëzon frymën lirike-epike dhe vlerën e saj unanime, që garanton një qasje të menjëhershme ndaj universit poetik, kur poeti vetë krijon një univers natyror, por ky univers është rindërtuar falë realitetit: peizazhet e kodrinave, esencat arboreale, flora dhe fauna tipike mesdhetare etj. Dimensioni individual i Hajdarit, duke iu referuar eposit, jo më të gjallë dimensioni i dyfishtë mes vlerës së poetikës së lirisë, të dhunuar nga persekutimi dhe kujtesa e ndaluar përmes shkrirje së poetike të integrimit (Mattei: 2014: 341). Si uni lirik, ashtu edhe uni biografik, shërben si një kalim aktiv dhe i pakufishëm, në pamundësi për t’u larguar nga situata e përjetshme shëtitëse e mërgimit vullnetar të poetit. Shqipëria e Hajdarit është Shqipëria e dyzimeve dhe fasadave, e rënieve dhe ngritjeve të vrullshme, e ëndrrës dhe zhgënjimit, e mitit dhe banalitetit, ku mbijeton akoma fara e të keqes kolektive, heshtja dhe verbëria ndaj padrejtësisë, por poeti tejqyr edhe gjallimin e shpresës së lirisë universale (Hasko: 2017).

Shpend Sollaku Noe
Shpend Sollaku Noe

Po në këtë linjë është edhe poeti tjetër Shpend Sollaku – Noe, një poet jo vetëm modernist por edhe pendëtar që i këndoj aq shumë lirisë, përmes veprës së tij të censuruar (mohuar) në atdhe. Një fragment nga poema: “Murus noster”: mure që pretendojnë nobilin/ sepse rindërtuan vetveten,/ mure elegantë/ që ëndërrojnë pasarelat e modës,/ mure që kërkojnë ta shtyjnë përballimin/ me Tisifonin,/ mure paraplegjikë,/ mure obezë, që përpiqen të ringrihen/ prej dashurisë së Thetisit (Sollaku: 2011: 61), sjell jo vetëm mesazhe univesale, me një kompleks figurash në trajtë kujtese, mbetet e paaftë të anashkalojë të kaluarën e tij, relacionin midis tërësisë së konceptuar mes “tepricës” së lirisë dhe tërësisë abstrakte, përmes përceptimit të metaforës së murit si “mungesë” apo “ndalesë” muri (muret mes Lindjes dhe Perëndimit, mes njerëzve, mes kulturave, mes gjuhëve etj.) liria apo “muri i padukshëm”, në formën e interteksualitetit, me kuptime të qarta jashtë një teksti “social”. Qëndrimi i kontekstit është një lloj “ndërrimi” i tekstit (Allen: 2000: 339), ku trajtat e interpretimit poetik të poetit, kanë ngërthyer të shkuarën dhe të ardhmen, jo vetëm në këndvështrimin e autorit me tekstin, (shkrimin) por edhe të autorit me lexuesin, pa shmangur historinë (Butler: 2002: 349).
Shpalosja e shqetësimeve, ankthit të vazhdueshëm, të një atdheu që vazhdon përmes një tranzicioni të pafundëm, duke redimensionuar poetin elitar, kundër të gjitha mureve sociale, shoqërore dhe kulturore e përplas atë në muri ekzistencialist (Satri: 1995: 103). Ky mur është një “kërcënim”, por edhe si mbrojtës ndaj së keqes, por edhe si “mohim”, një poezi e gjendjeve impresioniste dhe moderniste (Hasko: 2015), që nëpërmjet perceptimit, përjetimeve, emocioneve, vetmisë, ankthit, trazimeve, dyzimeve, shpërthimeve, ritmeve dhe lëvizjeve brenda dhe jashtëtekstore, gjallmon në arealin e madh të lirive socio-shoqërore dhe njerëzore, në perceptimin e një njeriu më të mirë, më të lirë, më demokratik, sidomos në Shqipëri, ku akoma muret nuk po rrëzohen, që nga muret personale, shoqërore, kulturore, politikë etj. Pra, në këtë receptim, atdheu dhe liria, janë antipode të një poezie, që i ka kaluar kufijtë e vetëdijes nëpërmjet shenjimit, individualiteti krijues, ndoshta përmes një nihilizmi (mohimi), të realitet të atdheut dhe vendlindjes, si tërësi, kodesh simbolike dhe kodesh kulturore, ka ndërtuar edhe modelin e poetikës tekstuale të hapur për intepretim dhe lexim. Kushtet potenciale të zhvillimit të një poezie ndryshe, krijuar tashmë, realisht arrijnë në një fazë të avancuar të sofistikimit poetik (Easthope: 1983: 3). Çdo periudhë tranzicioni tregon një sasi të caktuar tendencash të ndryshme që lëvizin në drejtime të ndryshme, dhe kjo përcakton, këto prirje me grupe të veçanta karakteristikash, ku efektet perceptuese te lexuesi dhe dëgjuesi, si burime strategjish tekstuale për ndërtimin e një variacioni social, po ashtu edhe të atë individual, në formë hakerimi monoton dhe sintaksor i shfrenuar entuziazmi, pa prishur plotësisht unitetin e saj konstitutiv (Matravers: 1998: 94). Poeti ka përdorur metaforat dhe metoniminë, për të njësuar Unin poetik inividualist, me gjithë njësinë letrare, të shkruar nga poetët që refuzuan socio-realizmin.
Poezia mund të përkufizohet, si një prirje psikologjike, për të modeluar gjuhën në mënyra të caktuara, si në kuptimin njohës, ashtu edhe në kuptimin vlerësues, jo gjithherë janë të kënaqshme. Nëse përsëritja është gjithashtu një mënyrë për të shtuar nivele informacioni, por pa shtuar shumë fjalë, kjo do të fliste më tej për avantazhet njohëse të poezisë dhe rrjedhimisht për universalitetin dhe qëndrueshmërinë e saj.

Skënder Sherifi
Skënder Sherifi

“Substanca estetike”, si epërsi e rebelizmit modern

Poeti Skënder Sherifi, me origjinë shqiptare, ka një poezi të ndikuar nga poetët klasikë sidomos francezë. Është poetshkrues në gjuhën frënge, i përkthyer në gjuhën shqipe, i vlerësuar edhe nga poetë dhe kritikë më me zë belgë dhe francezë, një zë që ngjan vetëm me veten e tij, është një tip i çuditshëm, ku e vjetra zakonore është harta e tij e gjeneve, që gjithërrok edhe avangardën shqipe, një poet asket, në parqet e vetmisë, ku ai vështron botën dhe hedh ngjyrat e poetekës së tij (Kabo: 2019). Në kuadrin e formimit të tij kultural në të gjitha lirikat, rroken shumë galaktika, që në thebin e tij mbetet shqiptar, por nuk e kupton botën shqiptare, me një art të konfirmuar, prej tre dekash. Për klubet poetike frankofone, Sherifi, konsiderohet si një poet intuitiv, instiktiv, përjetues i kujtesave njerëzore, zërave të jetës, e të shijes së hollë shqisore, i energjisë, atmoferës, ndjenjës, butësisë, bukurisë sublime dhe të njeriut, i dashurive të mëdha dhe harresave të vetë qenie tonë. Një poet me fuqi shpërthyese vullkanike dhe shkatërruese tsunamike, me një ligjërim dhe topikë leksikore të papritur por edhe me një gjuhë elastike të “lartë” mjeshtërore të shkruar edhe me kujdes edhe me shkujdes, na lë gjithherë efektin suprizë: tru-humbur në qeshje,/ lindjes se agut të butë,/ Dete përmbysës e llavë djegëse për pyjet,/ Shenjat e tua shfaqen porsi një lahutë:/ Liburne e tejdukshme që në mungesë ngjyhet./ Poezia nuk e pret kurrë murrlanin,/ Këngën e dashurie në portat e ankorimit,/ Lot për tu derdhur, dhimbje në gjëmë,/ Po kush, për ç’arsye… të jemi fat-zi-thënë, nga poezia: “Balada kardinalësh”. Libri “Love” në vitin 2012, i S. Sherifit u rendit në mes të dhjetë më të mirëve në të gjithë Evropën frankofone, ku përfshihen botimet e shumta në katër shtetet kryesore frankofone si Franca, Zvicra, Belgjika e Luksemburgu. Një libër me poezi moderne, nga poetët më të mirë të kohës, botuar në frëngjisht (Sherifi: 2012).

Artan Gjyzel Hasani
Artan Gjyzel Hasani

Surrealizmi, optika posmoderniste e poetit të fatit të individit

Poeti që padyshim njihet nëpërmjet rrjeteve sociale është Artan Gjyzel Hasani, një poet që ka botuar disa libra me poezi, jeton prej shumë dekadash në Kanada, njihet për poezinë e tij me nota surreale dhe një kritik i ashpër i antikonformizmit. Poezia e tij kap të gjitha rrymat, të gjitha ligjësi e natyrës, herë-herë poezia e tij goditet për “fjalorin banal”, por në poezi nuk ka tabu. Poezia: “Selfie”, botuar në blogun e tij (Whisper) vargjet: njeriu është vetja dhe vetvetja/ njëra nga tjetra dyzuar/ çka duket dhe çfarë nuk/ pasqyrë binjakesh të rreme/ selfie me dy palë duar…/ humnerë e tyre është njeriu/ ku njëra shtyn tjetrën dhe ajo bie/ pa e ditur kush e hodhi atje poshtë/ njëra në honet e shpirtit gremisur/ pa e kuptuar kush tjetra është… njeriu mposht vetvetet. Vetë titulli tregon elemetet postmoderne, poezia sot mund të lexohet dhe përçohet nëpërmjer inteksteve, duke shkatërruar vetveten njeriu, nëpërmjet fotos (foto e vetes), dyzohet edhe ndërgjegja si vetë poezia. Në të kundërt, diskursi postmodern analizon jetën shoqërore në terma të paradoksit dhe papërcaktueshmërisë njerëzore në kuptimit racional të “hiperrealitetit” si vështrim panoptik (Cooper, & Burrell: 1988: 253) që shoqëria dhe kultura ua imponon individëve, ku realiteti fizik plotëson virtualen, shumë probleme të gjuhës dhe përfaqësimit të traditës moderne perëndimore, janë marrëdhënie të kontrollit dhe lidhjes mes fjalës dhe shkrimit (Derrida: 1997: 255). Postmodernizmi është gjithashtu i lidhur me “vdekjen e subjektit” ose me “fundin e individit”. Kultura postmoderne thekson dhe inkurajon hedonizmin, vetë-kënaqësinë dhe një mani me imazhin ose stilin “personal”, si në kundërshtim me një mbështetje të “modës së vjetër” (moderne) në karakter ose profesion. Në sipërfaqe, moderniteti dhe postmoderniteti duken pole të ndara, sepse e para pranon autoriteti qendror i një subjekti njerëzor, metanarrativën, parimet gjithëpërfshirëse dhe nocionin i së vërtetës, që më vonë, po vetë i refuzon ato, ashtu si vetëm poezia e poeti që vetëshkatërron imazhin e shpirtit njerzor të thërrmuar nga modernizmi (jo si dhe filozofik), por si dëshirë dhe model jetese.

©copyright Emi Krosi.

Related Images:

Artikulli paraprakShënime rreth përqasjeve të Vehbiut, Zhitit, Radit, Martikos e të tjerëve – nga Hortensia Haxhiademi
Artikulli tjetër“Romantizmi i zi” i Mitrush Kutelit Mitemat e novelës “E madhe është gjëma e mëkatit” – nga Leka Ndoja
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.