15.5 C
Tirana
E premte, 1 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Poeti Gëzim Hajdari në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë (Mantova 9 – 13 Shtator 2015)

on

|

views

and

comments

Gezim-Hajdari - 2007
Gezim-Hajdari – 2007

Poeti Gëzim Hajdari

në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë

Mantova 9 – 13  Shtator 2015

5 ditë,
357 të ftuar nga gjithë bota,
më shumë se 350 takime.
Ky është e krejt organizimi,
programi dhe  harta e Festivaletteratura 2015!

Festivaletteratura – Mantova 2015

Sapo është publikuar programi i Festivalit të sivjetëm të Letërsisë në Mantova për vitin 2015. Më poshtë ne po paraqesim skedat e dy takimeve që i përkasin poetit shqiptar Gëzim Hajdari.

Ditën e premte, me 11 shtator, 2015
ora 18.00  – Kisha e Shën Barnabës – Sangristia hyrja € 5,00
Takimin e prezantojnë poeti Gëzim Hajdari dhe kritikja dhe studiuesja Elia Malagò.

Fshatar i Poezisë
Hajdari konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë, dhe me librin poetik “Delta e lumit tënd”, Ai konfirmon në kët poemë prirjen e tij për kuptimësinë e lashtë të poezisë si rrëfim lirik dhe epik i konceptuar dhe një mjet i kërkimit e i njohjes, i denoncimit dhe demaskimit të padrejtësive,  fyerjes ndaj tokës dhe njerëzimit. Shqiptar, në mërgim prej vitit 1992, dhe qytetar nderi i qytetit të Frosinone, ai filloi me shkrime e botime të mprehta e të thukëta në dygjuhë (italisht e shqip), dhe pikërisht vargjet e tij: “fëmijëria ime e shqyer dergjur Ballkanit”, niset për të kapërcyer Mesdheun, shpesh duke shkuar edhe në kundërrjedhë të hartës së emigrantëve, dhe marrjes së lejeqëndrimit: “…Lamtumirë Europë e mureve, e shenjave të gishtave dhe varreve ujore…” Dhe, në kët udhëtimin drejt origjinës së jetës dhe njeriut, ai takon dhe i jep zë asaj çka kemi humbur, asaj çka kemi harruar dhe shtrembëruar, duke rivendosur në funksionin primar poezinë…
Takimi shoqërohet nga Elia Malagò.

Poeti Gëzim Hajdari dhe kritikja Elia Malagò
Poeti Gëzim Hajdari dhe kritikja Elia Malagò

***
Diten e dielë, 13 shtator 2015 në 15:00
Chiesa di Santa Maria della Vittoria – hyrja e lirë
Moderator Giuseppe Antonelli.

Sipas programmi të Festivaletteratura 2015 të Mantovës, Gëzim Hajdari do të zhvillojë edhe nji takim të dytë me lexuesit:
Takimi i dytë me poetin Hajdari, është së bashku me shkrimtaren franceze Maylis de Kerangal, i cili do të zhvillohet të dielë me 13 shtator, ora 15,00.

Tema e takimit do të jetë Fjalori Europian, fjala nga autorët.
Shkrimtarja franceze Maylis de Kerangal, propozon fjalën étranger: I Huaj.
Shkrimtari shqiptar Gëzim Hajdari, proprozon fjalën Besa: Fjala e Dhënë.

 Festivaletteratura Mantova 2015
Festivaletteratura Mantova 2015

Për të ditur më shumë rreth Fjalës Europiane, mund të shihni faqen 21 të programit të Festivaletteratura Mantova – 2015
http://www.festivaletteratura.it/programma2015.php

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.