back to top
17.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

Përvjetori i 80 i një dëshmori të përfolur dhe pak dritë mi Ramiz Aranitasin – Dervishi – Aranitasi – Alimadhi

Gazeta

Busti i Ramiz Aranitasit në Aranitas të Mallakastrës
Busti i Ramiz Aranitasit në Aranitas të Mallakastrës
“Heroi i popullit” Ramiz Aranitasi u vra nga Ali Kajmaku
për hakmarrje dhe 200 sterlina angleze
nga Kastriot Dervishi

Në fshatin Aranitas, u përkujtua 80-vjetori i vrasjes së “Heroit të Popullit” Ramiz Aranitasi. Siç është gënjyer ndër vite, u gënjye edhe këtë herë, thanë se “heroi” ra në luftë për çlirim.
Bustin e kishin lyer edhe me varak të mirë.
“Heroi” nuk është vranë në përpjekje me okupatorin fashist apo nazist, por nga partizani Ali Kajmaku për hakmarrje, çështje personale dhe 200 sterlina.
Ngjarja ndodhi më 22 qershor 1943, në Treblovë të Korçës. Çështjen e sterlinave e konfirmon edhe Devid Smaili në librin e tij “Me detyrë në Shqipëri”.
Pas ngjarjes, Kajmaku u arratis jashtë vendit!
Ju rrofshin tani rrugët dhe shkollat me emrin e Ramizit. Prandaj bëhen keq këta shokët sa herë u thua të vërtetën për këta lloj “heronjsh”.
Marrë nga Muri i Fb i Kastriot Dervishi, 23 qershor 2023

Eduart R. Aranitasi
Eduart R. Aranitasi

Si u vra Ramiz Aranitasi?

nga Eduart R. Aranitasi

Sot në Aranitas u kujtua me nderim 80 vjetori i rënies të “Heroi i Popullit” Ramiz Aranitasi!
80 vite më parë më 23 Qershor 1943, ra heroikishtë në betejën për çlirimine e atdheut Heroi i Popullit Ramiz Aranitasi!
Në cilën betejë ra? Kush e vrau atë? Me kë luftoj?
Nga të dhënat konsiprative e vërteta flet ndryshe nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë nga “xhaxhi veterani”…
Ramiz Aranitasi mbas demostratës së Korçës doli partizan në mal dhe iu bashkua Çetës Plakë të Skraparit, ku luftoi së bashku me shokët e tij: Kahreman Ylli, Ali Turbohova, Mestan Ujaniku, Sulo Gradeci, etj .
Gjatë luftës Ramiz Aranitasi u akuzua nga miku i tij Ali Turbohuva, se kish dhënë urdhër për pushkatimin e një ballisti me të cilin Aliu kishte lidhje familjare nga ana e nënës së tij.
Si u organizua vrasja e tij në Skrapar në pabesi.
Më 22 Qershor, 1943 Ramiz Araitasi mori një telegram nga komandanti i pëgjitjshëm “Tarasi” se do të drejtonte çetat partizane në zonën operative Përmet-Tepelenë- Mallakastër.
Natën e 22 Qershorit 1943, Ramiz Aranitasi thirret në shtëpinë e Karaman Yllit ku festojnë ngritjen në detyrë të Ramizit dhe largimin nga Skrapari, bashk me shokët e tij Ali Turbohova, Mestan Ujaniku dhe Sulo Gradeci.
Më 23 Qershor, pas mesnate në të gdhire Ramizi bëhet gati për t’u larguar nga shtëpia e Kahreman Yllit. Kahremani e urdhëron Ramizin të merrte si shoqërues Ali Turbohovën. Ramizi i thotë Karamanit: Jo, jo unë iki vetëm! (nga që Ramizi nuk fliste me Aliun dhe atë natë u takuan në shtëpinë e Kahreman Yllit i ftuar nga ai).
Kahreman Ylli insistoj duke i thënë Ramizit se “Ato muhabete i ka mbyllur Partia, dhe Aliu është shoku jonë!” Ramizi niset bashkë me Aliun, por pa folur me njëri-tjetrin, në një pjesë të rrugës Ramizi qëndron dhe i thotë Aliut: “Kthehu se unë iki vetë e nuk dua shoqërues!” Ali Turbohova kthehet nga rruga dhe kalon nga një rrug tjetër duke i dalë në pritë dhe e vret Ramiz Aranitasin (shumë hollësi të tjera nuk po i shkruaj), i merr dhe napolonat e floririt që kish në xhep të dhëna nga englezët.
Blendi Fevziu, në Opinion para ca vitesh do të bënte një emision “Kush i vrau komisarët e Luftës Nacional Çlirimtare në pabesi!?” – duke përmëndur edhe Ramiz Aranitasin!
Kjo është historia që më ka treguar mua miku im, i ndjeri Qemal Lepenica nga Vlora këtu në Amerikë. Ali Turbohova, pas vrasjes Ramizit dhe ardhja në pushtet të komunizmitë arratiset nga Shqipëria për në Gjermani dhe më pas në Amerikë.
Unë nuk e takova kurrë, vrasësin gjakftotë Ali Turbohovën për respekt të Ramiz Aranitasit dhe nderin e fshatit tim.
Unë jam antikomunist, por vrasja në pabesi e Ramiz Aranitasit nga shoket e tij të idealit me urdhër të komandantit të përgjithshëm, më shtyn diçka brenda meje të tregoj të vërtetën e një pabesie të madhe natën e 22 Qershorit 1943, të rrëfyer nga bashkohasit e asaj periudhe.
Në fakt, ju nuk u intereson kush e vrau Ramizin, sepse ju u intereson Partia, ju intereson vota.
Fakti që ne manipulojmë dhe fshehim të vërtetën duke e tjetërsuar historinë jemi këtu ku jemi si shoqëri.
E vërteta është si drita e diellit, sa do ta mbyllësh në errësirën e propagandës komuniste ajo do të dalë. Sepse është shpirti i atyre djemve të rinj patriotë që luftuan për kombin dhe u vranë në pabesi nga kriminelët komunistë për pushtet!
New York, 23 Qershor 2023!

Ekuilibrimi i debatit
Ekuilibrimi i debatit

Debat midis Adriatik Alimadhit dhe Eduart R. Aranitasit

Adriatik Alimadhi
Ngjarja është krejtësisht tjetër, personazhet janë po ata me ato familje. Nuk është e vërteta kështu, është sajuar një histori e gënjeshtërt.
Në fakt familjet që ka vrarë kjo brigadaë kriminale partizane janë gjallë dhe e tregojnë ndryshe, e Ramizi nuk vrau vetëm 1 por tre apo katër në këtë familje, e midis këtyre një fëmijë shumë të mitur, i vrau sepse ishin ballistë dhe ju kërkonte me çdo kusht të ktheheshin me partinë kriminale komuniste. Kjo nuk ndodhi, e ai me shpirtin prej krimineli i vrau, e tani çdo të bënte Ali Turbohova, në këto kushte. Prisni se historia e vërtetë do të dalë, dokumentat, faktet janë dhe njerëzit e vrarë nuk kanë qenë pula… kanë një origjinë dhe gjithçka është me regjistra, por partia kriminale komuniste dhe partizanët kriminalë ishin vrasës, sigurisht jo të gjithe, por ata që kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm duhet të përgjigjen dhe nga patriotë duhet të përcaktohen kriminelë dhe vrasës!

Eduart R. Aranitasi -Adriatik Alimadhi
Ndoshta mund të jetë kështu si thoni ju, unë di të kundërtën. Bëhet fjalë për vrasjen e një ballisti dhe jo disa prej tyre. Ballisti ka qenë një i afërm i Ali Turbohovës nga ana e nënës së tij. Aliu akuzonte Ramizin se kish dhënë urdhër dhe jo se e kishte vrarë Ramizi ballistin. Këtu fillon pabesia për eleminimin e e Ramiz Aranitasit, hedhja në sherr e Ramizit me Aliun. Si ka mundësi që atë natë më të gdhirë të vrasjes Ramiz Aranitasi dhe Ali Turbohova hanë darkë bashkë me shokë të tjerë si Mestan Ujaniku, Sulo Gradeci në shtëpinë e Kahreman Yllit. Si ka mundësi që Kahreman Ylli e detyron Ramizin të marrë me vete Ali Turbohovën si shoqërues, hasmin e tij dhe jo një partizan tjetër. Mua këte histori ma ka treguar Qemal Lepenica miku i ngushtë i Ali Tubohovës, se si kish ndodhur ngjarja treguar vetë nga goja e Aliut. Unë nuk dua të bëj historinë e partizanëve dhe as të Ballit, por dua të tregoj një histori të dhimbshme se si ne shqiptarët vrasim njeri-tjetrin për pushtet. Ramiz Aranitasi u vra në pabesi nga miqtë dhe shokët e tij në Skrapa!

Adriatik Alimadhi – Eduart R. Aranitasi
Dakord deri këtu! Ju kërkoni të dini se si shqiptarët vrisnin njëri-tjetrin, por nuk duhet parë pasoja por shkaku kush ishte, që Ramizi vrau tre apo katër veta të një fisi me kontribute patriotike, sepse Ali Turbohova nuk do ta vriste kot për pushtet, dhe fakti u provua se partizanët dhe komunistët e morën pushtetin me vrasje, nuk ju doli kjo, por edhe 50 vjet me radhë familjet e Ballit patën persekutime, burgosje, pushkatime, internimet. Lanë gjithçka që kishin ne vatrën e tyre, përse ikën Qemal Lepenica dhe Ali Turbohova, shkaku kush ishte ideologjia kriminale komuniste.
Gjithesesi të falenderoj që pranoni të shkëmbejmë mendimet tona të ndryshme, ndjesë që ndërhyra në faqen tënde, mirë është të dalë e verteta ashtu siç thoni edhe ju.
Ju uroj gjithë të mirat!

Eduart R Aranitasi – Adriatik Alimadhi
Ali Turbohova e akuzonte Ramiz Aranitasin se kishte dhënë urdhër për vrasjen e një ballisti dhe jo vrasjen e tre-katër pjestarve të një familjeje. Në fakt ballistin e vrau Çeta Plakë e Skraparit, vetë skrapallinjet dhe jo Ramiz Aranitasi. Për eleminimin e tij ka pasur urdhër nga Enver Hoxha, gjithsesi ju duhet të keni informacione më shumë se unë. Thjesht tregova një histori ndryshe nga ajo që kisha dëgjuar që kur isha fëmi nga xhaxhi veterani, tregova një histori të dëgjuare nga goja e atyre që kanë qenë pjesë dhe autorë të ksaj ngjarje të 23 qershorit të vitit 1943!

Marre nga Muri i Fb i Eduart R. Aranitasi, 23 qershor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.