back to top
29.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Përtej Gjatësisë – Hiçi! – nga Shpend Sollaku – Noé

Gazeta

Shpend Sollaku - Noé
Shpend Sollaku – Noé

Përtej Gjatësisë – Hiçi

nga Shpend Sollaku – Noé 

Ishte Hiçi kur e sollën nga Franca në Shqipëri. E bënë kryetar komiteti të Tiranës (ky është termi që i shkon më mirë), pasi premtonte vazhdimësi. Ishte pak më shumë se hiçi kur e bënë kryeministër, jo për meritën e tij, po se partia e tij pa të përshtatshëm për vazhdimësinë. Kur fitoi mandatin e parë me maxhorancë bullgare, pata shkruajtur tek “Feniks” që ai rezultat duhet ta trembte. Ishte një rezultat që nuk lejonte të përdoreshin alibi: Kishte shumicën dhe mund të bënte të gjitha ligjet që donte, ta shndërronte gjithçka! (shumë shpresuan për mirë). 
Po i mbaron mandati i dytë. U përpoq të përdorte alibinë e tërmetit. Po në vitet e mëparshme ç’bëre mor shok? Tani po përdor edhe alibinë e pandemisë. Po 6-7 vitet e tjera, nuk ekzistojnë?
Paturpshmëria më e madhë është premtimi i ujit të pijshëm 24 orë! E gjithë ato vite të mëparshme, në cilin kanal të rrodhi mendja? Vë në lista plaka të rrjedhura që nuk kanë ndërmend të gëzojnë pensionin! E vetmja gjë e mençur që ke bërë, pasi ti do votat e nostalgjikëve. Edhe ky veprim është në favor të vazhdimësisë.
Nuk të quaj “naltgjatësia”. Sikur të ishe shqiptar i pastër do të mburresha me këtë fakt. Nuk merrem as me brekushet e tua, të vetmet alibi që funksionojnë nga ato të mundshmet. 
Nuk po të them “Ik”, nuk je aq burrë sa të bësh dorëheqje kur shumica nuk të do. 
Pasi shumica nuk duhet të të dojë, o zbrazës i kombit.
Nëse në trutë e shqiptarëve, apo në zemrat e tyre ka mbetur sadopak dhimbje për vetvete, partia jote duhet të marrë minimumin historik të votave me 25 prill. Jo se ata të tjerët janë shenjtorë, po sepse më poshtë se qeverisja jote nuk ka se si të bëhet. Si psh, spitalet ku shkon e merr kufomën e një njeriut tënd dhe nuk të kërkojnë as dokumentat; si psh zyrat e qeverisë tënde ku nuk më kanë mjaftuar 12 vjet e sa e sa javë pushimesh të djegura për të zgjidhur një problem që këtej në perëndim mund të zgjidhet me një email të vetëm. Si psh., si pesh., si pesh. Ledat e kuq të alarmit për qeverisjen tënde janë të paumërta. 
Përtej gjatësisë tënde ka mbetur hiçi, prej historisë tënde kanë për të mbetur një palë brekushe, me të cilat kërkove të krijosh një alibi të dështuar.
.
Marrë nga muri i Fb. i Shpend Sollaku – Noe, 28 mars 2021
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.