back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024

Ottmar Hitzfeld – 100 mijë marka për fëmijët e Kosovës Sulejman Gashi


Gazeta

Ottmar Hitzfeld dhe Xherdan Shaqiri
Ottmar Hitzfeld dhe Xherdan Shaqiri

Shaqiri show… dhe Zvicra në turin tjetër – Sulejman Gashi


Ottmar Hitzfeld – 100 mijë marka për fëmijët e Kosovës

Në vitin 1999, Ottmar Hitzfeld trajneri i Zvicrës,
kishte ndarë 100 mijë Marka për fëmijët e Kosovës.

Fotografia në fund të ndeshjes së sotme e përqafimit të Xherdan Shaqirit nga selektori i përfaqësueses së Zvicres, Ottmar Hitzfeld më zgjon një simbolik të fortë. Më ngjan në përqafimin dhe pritjen krahëhapur që u bëri Zvicra mijëra kosovarëve, qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Kosova Lindore.
Ishte kjo mikrpitje zvicerane në vitet e ’70, ’80’ e ’90, të shekullit të kaluar që i pranoi ata si punëtorë krahu, si refugjatë të ndjekur politikisht, si ish të burgosur politikë, si njerëz të vrarë në shpirt dhe të ikur e syrgjynosur nga familjet dhe atdheu i tyre. Duke u dhënë strehim, punë dhe liri prindërve të Xherdanit, të Valonit, të Granitit, të Admirit, të Blerimit, të Shkëlzenit (golashënues të kombtares zvicerane) u mundësoi atyre t’i rrisnin djemtë dhe sot ata të ndjehen krenaria e Zvicrëspo edhe e kombit të origjinës.

Familja e Xherdan Shaqirit
Familja e Xherdan Shaqirit

Baballarët e tyre vërtet ishin argatë të ndërtimit të Zvicrës, por ata me djersën dhe paratë që dërgonin mbajtën aspiratën dhe idealin e lirisë dhe ndërtuan Kosovën. Sot djemtë e tyre janë padronë të futbollit të këtij vendi dhe kosovarët më të mirë europianë me të cilët krenohemi kudo.
 Zvicra në momente të rëndësishme të historisë së Kosovës do ta tregojë zemergjersinë dhe dashamirësinë edhe për të ardhmen politike të saj. Ish presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, qe udhëheqsja e parë e një shteti të Europës që fliste për domosdoshmërinë e bërjes së Kosovës – Shtet i Pavarur. Kosova nuk duhet t’ia harrojë këtë mbështetje.



Zvicra-Honduras (3-0)
Zvicra-Honduras (3-0)

Gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, selektori i përfaqësues të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, njeriu që në kët foto përqafon me dashurinë e gjyshit Xherdanin, kishte ndarë nga kursimet e tij personale 100 mijë Marka gjermane (50 mijë Euro të sotëm) për fëmijët e Kosovës. Shteti i Zvicrës ka ndihmuar me qindra miliona Euro shërimin dhe rindërtimin e Kosovës gjatë dekadës së fundit. 


Djemtë e Kosovës i kanë borxh Zvicrës që t’ia ngrejnë edhe më tutje lavdinë e saj. Ajo u dha shansin, mundësinë dhe i rriti pa diskriminim duke i bërë mjeshtra botërorë të lojës magjike së futbollit. Këta djem, duke e çuar përpara ekipin e Zvicrës në Botërorin e Futbollit, po e çojnë lavdishëm përpara edhe imazhin e kombit të tyre.

Shaqiri - Autor i tre golave
Shaqiri – Autor i tre golave

Me lojën e tyre në Brazil, Xherdani me shokë na zgjoi ndjenja gëzimi dhe krenarie, na solli një festë të përbashkët të Zvicrës dhe Kosovës. Të gjithë neve që jemi simpatizantë të Zvicrës, loja e sotme na bëri një pasdite apo mbrëmje të paharruar futbolli për të cilën do të flasin dhe shkruajnë breza të tërë.
Lavdi Xherdanit, djemve kosovarë dhe ekipit Zviceran.
Marrë nga /xlpress.tv/

Xherdan Shaqiri (2014)
Xherdan Shaqiri (2014)

Kush është Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është një futbollist zvicerian me origjinë kosovaro-shqiptare. Mesfushor i skuadrës gjermane të Bayernit të Mynihut dhe i Kombëtares Zvicerane.
Ka lindur më 10 tetor 1991 (mosha 22 vjeç), në qytetin e Gjilanit. Eshte i gjatë 169 dhe peshon 72 kg. Pagesa e tij e vitit 800.000 Euro (viti 2012)
(Wikipedia)

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. I uroj suksese të mëtejshme këtij futbollisti dhe gjithë ekipit zviceran dhe kemi të drejtë e obligim të jena tifozë të Shqipërisë dhe së dyti të Zvicrës, ku bërthama e ekipit është shqiptaro -zvicerane…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.