back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Fëminorja dhe njerzorja në nji shfaqje të madhe sporti dhe biznesi…

Gazeta

Braziliani David Luiz
Braziliani David Luiz 

Fëminorja dhe njerzorja…

në nji shfaqje të madhe sporti dhe biznesi…

Mbas fitores aq entuziaste dhe kulmuese me Kolumbinë ku David Luiz -“kokrodhja” ishte protagonist i fitores, erdhi humbja me Gjermaninë dhe lotët të tij për at humbje katastrofike bënë xhiron e Botës…
Midis mesazheve dhe letrave të shumta ngushëlluese për David Luiz, ishte edhe ajo e shkruar me dorë prej një vajze 9 vjeçare me emrin Analuz Penna Reale, i cila edhe ajo tashmë ka bërë xhiron e Botës, e që do të mbetet në kujtesën e futbollistit “gjelbërartë” prej atyre letrave që i dha nji ngrohtësi të veçantë zemre, nga nji tifoze fare e re e Brazilit… e cila ju shfaq si mbështetje, si inkurajim dhe si urtësi përtej viteve të saj… Ja çka i ka shkruar Analuz atij:

Letra e  Analuz Penna Reale
Letra e Analuz Penna Reale

“Hi David Luiz,
Emri im është Analuz.
Unë i pashë të gjitha ndeshjet e Brazilit në Kupën e Botës dhe më pëlqente aq shumë kur ju shihja duke luajtur.
Unë mendoj se ju s’duhet të jeni aspak të trishtuar, sepse ju keni luajtur mirë dhe keni bërë më të mirën që mundët.
Ju keni qenë një kapiten i madh.
Jeta është e tillë, nganjëherë njerëzit  humbasin dhe nganjëherë njerëzit fitojnë, por njerëzit kanë nevojë të jenë të lumtur.
David Luiz, ju jeni kampion im…”
Analuz Penna Reale.

Dhe David Luiz iu përgjigj asaj:
“Shumë faleminderit Princesha Ana Luz,
unë e adhuroj letrën tuaj!
Dhe falënderoj gjithë brazilianët për mbështetjen pakufi që na dhanë!
“Unë s’do të heqë kurrë dorë nga ëndrrat e mia, dhe do të përpiqem tua shpërblej gjithçka të dashur që marr prej jush!
Zoti ju bekoftë të gjithëve!” David Luiz

Dhe mbas kësaj, David Luiz e kuptoi se jeta në fund të fundit nuk  është edhe aq e zymtë.

14 korrik 2014
http://www.espnfc.com
Përktheu dhe përshtati Jozef Radi

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.