Një refleksion për KM shqiptar – nga Mustafa Nano MCN – Arnautistan

Gazeta

Kryeministri Shqiptar duke folur ne OKB
Kryeministri Shqiptar duke folur ne OKB
Një refleksion për KM shqiptar
nga Mustafa Nano MCN – Arnautistan

Shkëlqim Canin, nuk e njoh personalisht.
Kam përshtypjen se as dorën, ndoshta s’ia kam dhënë ndonjëherë dhe as e di se sa kompetent është ai. Nuk e njoh ekspertizën. Nuk e njoh njohuritë e tij në fushën e ekonomisë. Është ekonomist. Por në distancë më ka krijuar përshtypje, gjë që më kanë konfirmuar edhe të tjerë, se Shkëlqim Cani ka një lloj integriteti. Integritet moral, integritet profesional, ka një lloj respekti për veten, për gjërat që di, edhe për mënyrën se si është gatuar.
Kjo është edhe arsyeja që ai iku, apo arsyeja pse Rama e largoi, sepse s’e di saktë nëse iku ai apo e largoi Rama.
Pra, Rama me njerëz të tillë, që kanë respekt për veten, për origjinën e tyre, që kanë respekt për dijet e tyre, Rama nuk punon dot. Nuk i duron dot, madje. Prandaj edhe i largoi.
E në vend të tij afroi Arben Ahmetaj. Madje jo vetëm e bëri ministër, por më pas e bëri edhe zëvendës kryeministër. Këto janë shijet e Ramës?
Ka shije të pagabueshme, për të gjetur njeriun më të papërshtatshëm.
Ndonjëherë mendoj që, sikur Rama t’i duhet të zgjedhë një ministër, një funksionar apo një dinjitar të lartë të shtetit, dhe një fuqi e mbinatyrshme, t’i nxjerrë përpara 100 persona, dhe t’i thotë: 99 nga këta janë gjenij, dhe i një nga këta të Njëqindë është i pavlerë, kështu që zgjidhe një dhe merre si ministër. Është e sigurt 100% që Rama do t’i vërë gishtin atij. Edhe pse nuk e njeh ai me siguri do t’i vërë gishtin atij të pavlerit, dhe po të jetë edhe i poshtër, do t’ia vërë gishtin më me siguri!
Ai ka një shije të pagabueshme për të zgjedhur edhe për të identifikuar kush është më i pavlerë, për ta marrë dhe për ta vënë në një post të rëndësishëm që t’i shërbejë.
Kjo është një sjellje që e kanë pasur të gjithë udhëheqësit politikë shqiptarë, por Rama e ka çuar këtë sjellje në një nivel stratosferik.
Marrë nga MCN – TV

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar.Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit