back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

Një promovim libri që dhuroi dashuri dhe lot… nga Shqipe Nebiaj

Gazeta

Shqipe Nebiaj & Mrì Mernaçaj - 23 shtator 2023
Shqipe Nebiaj & Mrì Mernaçaj – 23 shtator 2023

Një promovim libri që dhuroi dashuri dhe lot…

nga Shqipe Nebiaj

Më 16 shtator 2023, në kishën katolike “Zoja e Shkodrës”, në sallën e konferencave “Nënë Tereza” u bë promovimi i librit të studiuesit Jozef Radi, i mbështetur në rrëfimet e nënës trimëreshë dhe stoike me titull:
“Mri Dedja e Merrnaçajve – zoja e hekurt me shpirt florini”
Në këtë promovim morën pjesë shumë dashamirës nga komuniteti shqiptar i NY-ut po edhe mjaft të ardhur nga shtete të tjera të Amerikës.
Unë, motra ime Lira dhe burri e saj, Luigj Gjoka udhëtuam drejt Hartsdale të NY për të marrë pjesë në këtë promovim të ftuar nga miku jonë i familjes, Jozef Radi.
Të pranishëm ishin edhe Famullitari i kishës Katolike Zoja e Shkodrës, Don Pjetër Popaj, nga Shqipëria Padre Gazmend Tinaj, Mark Gjonaj, ish përfaqësues i shtetit të NY nga 2018 deri 2021, kryetari i bashkisë së Yonkers-it NY, Mike Spano dhe përfaqësues nga gazeta Dielli e Vatra.
Në podium ishte vendosur një pikturë e “nënës me shpirt florini” punuar me mjeshtëri nga piktori i talentuar, Anthony Perdoda, dhuruar nënës Mrì Merrnaçajt.

Shqipe Nebia & dhurata e saj për Mrì Merrnaçajn
Shqipe Nebia & dhurata e saj për Mrì Merrnaçajn

Libri është një rrëfim i rrjedhshëm i jetës që kur Mrija ishte 5 vjeçe ku në sy të familjes, në vitin 1945, regjimi komunist i dogji të gjallë babën në shtëpinë e tij. Me vonë i vranë axhën dhe dy djemtë e axhës. Jeta ishte bërë e padurushme për t’u jetuar, kështuqë në vitin 1959, Mrija me bashkëshortin Marash Merrnaçaj e bashkë me prindët e burrit dhe dy djemtë kaluan kufirin për në Malin e Zi. Në vitin 1968, familja emigron në Amerikë ku jeton dhe sot. Jeta dhe vuajtjet e tyre janë një dëshmi e gjallë e ferrit komunist.
Ngadalë vuajtjet filluan të mbeteshin në kujtesën e zemrës (Thënie me një kuptim të thellë nga padre Gazmend Tinaj, i ardhur nga qyteti i Shkodrës në këtë ceremoni) ku filloi një jetë e qetë dhe e gëzuar për familjen Merrnaçaj. Në vitin 1990, në një demonstratë në NY, kundër komunizmit në Shqipëri një dorë e zezë i mori jetën 30 vjeçarit, djalit të familjes, Nik Merrnacaj. Ai u shpall dëshmor i demokracisë në Shqipëri po edhe u vlerësua nga shteti i NY. Familja Merrnaçajt u ingranua që në fillim në jetën amerikane dhe gëzon një jetë të qetë dhe të gëzuar si një familje e madhe me djem, vajza, nipër, mbesa dhe stërnipër. Nëna Mrì është një grua fisnike me zemër të madhe, ajo është e respektuar dhe e nderuar nga familja dhe komuniteti që e rrethon.
Më vonë, Jozef Radi dha një përmbledhje të shkurtë mbi bashkëpunimin njëvjeçar që kishte bërë me zonjën e nderuar Mrì Merrnaçajt në rrëfimet e saj për të ruajtur gjuhën dhe shprehjet e saj origjinale dhe për ta ngritur në një nivel libri.
Promovimi, u drejtua me një profesionalizëm të spikatur nga një vajzë e talentuar, 18 vjeçare, shumë e bukur, me një trup të hollë e të gjatë Mikejla Nonaj, pjestare e familjes, lindur dhe rritur në Amerikë. Ajo lexonte dhe fliste shqip me një gegnishte të bukur të malsisë së Kelmendit.

Në familjen e Merrnaçajve - 23 shtator 2023
Në familjen e Merrnaçajve – 23 shtator 2023

Diskutimi i Padër Gazmend Tinajt ishte si qershia mbi tortë. Ai theksoi se vuajtjet e së kaluarës nuk duhen harruar, por falja është një gjë e çmuar për të shikuar përpara, por jo për të harruar të kaluarën. Kujtimet e së kaluarës janë në memorien e zemrës se ajo di ta ruaj dhe lotin dhe emocionet. Biseduam me pjestarët e familjes Merrnaçajt gjatë koktejit dhe me vonë në një restorant ku na ftuan për darkë ku mirënjohja, dashuria dhe mirësia reflektonin në fytyrat tona.
Në fund të parathënies se librit nëna me zemër florini e mbyll parathënien në fund duke shkruar:
“Tash që e ndjej t’kryme kët punë, edhe Zoti n’qiell ka m’u ndje mirë, për njaq sa e due e njaq sa e kam përmendë e i jam falë në këtë libër…”

Marrë nga Muri i FB i Shqipe Nebiaj, 17 shtator 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.