back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Një poezi në shqip prej një Kryeministri të Italisë – nga Agim Morina

Gazeta

Francesco Crispi - bust nga Paolo Troubetzkoy
Francesco Crispi – bust nga Paolo Troubetzkoy

Një poezi në shqip prej një Kryeministri të Italisë

nga Agim Morina

Kjo poezi lirike është shkruar në arbërisht prej një themeluesi, revolucionari unifikues, Ministri të Brendshëm, Kryetari Parlamenti, dy herë Kryeministri të një shteti të madh europian, si Italia. Quhej Francesco Crispi...
Emrin e vet në kët poezi origjinale e ka shkrue: “Nik Krie-Shpisë”, ashtu qysh e kanë quejtë në arbërisht bashkëfshatarët.
“Crispi” mandej asht italianizim i “Krye-shpisë”.
.

Të dashurës – Nik Krie-Shpisë

Bukuria tij të nxijti
sitë e rrùdhurin këshèt;
mosnjeri nkak, na të glet,
me sorós të tha: pò za.
 
Te di anët të volisë
pa-rrëfìeme trandafile
tij, e hjèshmeza kopile,
ftiriosura të là.
 
Kur u leve ajò të puthi,
e mbi buzën t’ënde ngjisi
kuqin bukur, çë potisi
më gjith t’ëmblit çë më ká.
 
Hire shumë të dhuroi,
të dhuroi ngá lipisi;
sá shërbise, çë ti s’di
bukurìeja të dha!
 
Kur u rrite, e hjèshmja jime,
stisi tij atò di molla,
të përsisme edhe të holla,
çë të mblojën atë gji.
 
Muo si nj’ëngjëll ti më duke,
zërthin ké i rrgjëndë, i lartë,
e nga trim të bunet jart,
sa të sheh; e mirë e di.
 
Kjo vjershë u botue së pari herë në gazetën “Arbri i Ri”* (La Giovane Albania). Vjeti I. N. II. 1 Maj 1887,
 
*(Arbri i Ri – 1887) – Revistë e përmuajshme shqip dhe italisht e drejtuar prej Françesko Stasi Petës dhe Zef Skiroit. Numri i parë doli më 31.3.1887 në Palermo, vijoi tre numra. Botoi shkrime nga autorë arbëreshë si Zef Serembe, Françesko Krispi, Glaviano etj, pjesë nga Jul Variboba, nga “Kënka e sprasme e Balës” e Gavril Darës së Ri, përralla nga K. Xhentile Mandala, një studim të Gustav Majerit për shqiptarët, etj.
Ja dhe përkthimi në italisht:
.
Francesco Crispi (1818-1901)
Francesco Crispi (1818-1901)

All’amata

La bellezza ti fè bruni
gli occhi e la increspata chioma;
nessuno di noi ti somiglia,
poiché essa ti fu prodiga di tutto.
 
Nelle due parti (guance) del viso
rose mirabili
a te, vezzosa donzella,
colorite ti lasciò.
 
Ti baciò quando nascesti,
e t’impresse sulle labbra
il bel rosso, irrorato
dalla dolcezza che contiene.
 
Ti largì molte grazie;
ti rese pia (ti largì ogni misericordia);
quante cose, che tu non sai,
essa ti donò.
 
Cresciuta negli anni, o bella mia,
ti formò quelle due mele,
gustosissime e delicate,
che ti colmano il seno.
 
A me sembri simile ad un angelo,
hai la voce argentina ed acuta,
ogni giovane ti ama,
appena ti vede, e tu lo sai.
.
Ditë Feste në Horën e Arbëreshve
Ditë Feste në Horën e Arbëreshve
Për të ndihmuar lexuesit i kemi paraqitur një transliterim në shqip të kësaj poezie, për të dëshmuar se arbërishtja ishte e shkruar dhe e kultivuar herët…
.

Të dashurës

Bukuria ty të ka nxirë
sytë e at gërshet të dredhur
askush prej nesh s’ta nget,
e pse dorlëshuar je në çdo gjë.
 
Të dy faqet e fytyrës
trëndafilë të mrekullueshëm
për ty, o vajzë e hijshme,
që drita mbi ty ka lënë.
 
Kur u linde ajo të puthi,
e mbi buzë tua ngjiti
t’kuqen e bukur, q’e mbuloi
gjithë ëmbëlsinë që kishje.
 
Shumë hire të dhuroi;
të dhuroi nga shenjtëria;
sa shërbime që s’i njihje
bukuria ty t’i dha.
 
Kur u rrite, e hijshmja ime,
t’u stolisën ato dy mollë,
të shijshme e të holla,
e ta mbushën atë gji.
 
Mua si engjëll ti më dukesh
zënë t’argjentë e ke, të lartë,
çdo trim i dashur të bëhet
posa të sheh, e ti e ndjen qartë.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.