back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Në Prishtinë Presidentja Osmani – nderon Lasgushin dhe Mitrushin – nga Lindita Komani

Gazeta

Presidentja Osmani - në "Ndarjen e Dekoratave të Mirënjohjes" - dhjetor 2023
Presidentja Osmani – në “Ndarjen e Dekoratave të Mirënjohjes” – dhjetor 2023
Në Prishtinë Presidentja Osmani – nderon Lasgushin dhe Mitrushin
nga Lindita Komani

Në Prishtinë isha dëshmitare e një ngjarjeje të madhe për kombin:Nderimin me medalje nga Presidentja e Kosovës e dy gjigandëve tanë: Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit.
U nisa nga Tirana në mëngjes bashkë me Marien, vajzën e Lasgushit dhe bartëse e trashëgimisë së tij, duke mos e ditur se ç’përmasa kishte aktiviteti që në mbrëmje do të mirëpriste disa qindra njerëz. Dhe ishte gëzim dyfish kur pas shpalljes së nderimit për Lasgushin dëgjova edhe atë për Mitrushin dhe arrita ta fiksoj edhe me inçizim.

I biri, Pandi Pasko e tërhoqi medaljen në emër të familjes Pasko, sikurse Maria në emër të familjes Gusho.
Krejt të mëvetshëm në veprimtarinë letrare por të afërt në aspektin njerëzor, jo vetëm për shkak të origjinës nga Pogradeci, Lasgushi dhe Mitrushi janë pjesë thelbësore e asaj shtylle të fortë kurrizore që ka mundësuar e po mundëson ngritjen tonë pas gjëmës së komunizmit si shqiptarë të bashkuar. Si të tillë i shoh unë, gjë që shkon edhe më përtej veprimtarisë së tyre unike letrare.
Nuk e di nëse Lasgushi e Mitrushi kanë pasur ndonjëherë ndonjë foto bashkë, vetëm ata të dy si dy gjigandë të kulturës sonë. Monumentet në vendlindje ua kanë bërë ashtu si u ka hije, ballë për ballë. Në pamundësi për një foto që do të kapërcente kufijtë e përtej jetës, jam e lumtur që munda t’u bëj një foto fëmijëve të tyre që ndër vite kanë punuar për ta çuar përpara trashëgiminë e lavdishme.

Mirnjohja ndaj Lasgush Poradecit
Mirnjohja ndaj Lasgush Poradecit

Shënim nga “Udha e Shkronjave”
Çmimet janë të merituara përjetë dhe është gjithmonë vlerë. Vërejtja për to është përshkrimi dhe të mbeturit në një pozicion profesional të lartë (ky poet, ai piktor, ose këngëtar) duke investuar përmes përshkrimit jo të plotë të meritës në harresën e kontributit patriotik që nuk ka lidhje me mënyrën artistike se si bëhet. Lasgushi është ndoshta i vetmi që ka dhënë mekanizmin e brendshëm të Rilindjes Kombëtare dhe nuk e ka dhënë vetëm me poezi (që edhe ashtu e ka bërë) por edhe me ese, analizë e përshkrim të argumentuar e të frymëzuar historik. Kjo anë e tij ende nuk del fuqishëm në vlerësime dhe investohet në atë mënyrë sikur është vetëm poet, ose edhe më ngushtë vetëm poet i dashurisë. Po kështu edhe për Mitrushin. “Poemi kosovar” nuk është vetëm trashëgimi poetike apo letrare (që edhe është) por është frymëzim patriotik unik që ngriti në këmbë e frymëzoi për luftë njerëzit që e dëgjonin përmes recitimit të Mirush Kabashit.
Meqë medaljet presidenciale janë unike dhe presupozohet përfaqësuese duhet të jenë të plota në përshkrimin e meritës. Ata ishin në radhë të parë patriotë të nivelit më të lartë dhe më të dobishëm sepse punojnë në lëmin e frymëzimit të përjetshëm të brezave.

Marrë nga Muri i FB Lindita Komani, 1 janar 2024

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.