back to top
15.5 C
Tirana
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Na ishte nji herë Festivali… – nga Frederik Ndoci

Gazeta

Fituesi i Festivalit dhe Prezantuesit e tij
Fituesi i Festivalit dhe Prezantuesit e tij

Na ishte nji herë Festivali…

nga Frederik Ndoci

Për profesionalizëm për supernivel të lart interpretimi, për muzikë precioze dhe teksti mjaft prekës e logjik, ishte Elsa me atë çfarë pruri në këtë festival që në fakt mu duk në tërësi si shpellë lakuriq nate…
Ky material që solli Elsa Lila, në thelb doemos që asht jashtë kritereve të mjedisit të ujrave që ministrat e vegjël të muzikës me dekada e shpunë këtë ndjesi në nivel të ulët, që mjerisht quhet festival.
Nji lule në mes të shkretëtirës sa do e bukur e me ngjyra, të ngjall dhimbje dhe të vjen keq ta këpusësh e të vjen keq ta lesh aty ku e pe… ashtu edhe kurbanët profesionistë do vuajnë ekzistencën e tyre kur sallata alla makedonia e larmive dhe stileve që zor se të mbetet ndonjë motiv në vesh për leitmotiv, por vetëm pamjet e jashtme, kofsha, porsat, tatuazhet, errsina dhe makiazhi
Mendoj se e rëndsishme asht edhe sponsorat pse i hudhin paratë pa kërkesë llogarie.
Apo ku di furrtari se kush e ha bukën haram dhe e meriton bukën hallall…
Kjo situatë artistike asht pak a shumë si përmbytjet që sjellin zemërimi i ujrave që sjellin përrenjtë e lumejtë pas stuhive të shiut, që marrin para çdo gja dhe pse krejt i zi ose ngjyrë kafe, quhet uje.
Personalisht, nëse nuk do ishte edhe Elsa, festivali do kishte nderin 100% të mos quhej Festivali këngës në RTSh.
Nuk duhen fajësuar kurrë të fundit përgjegjës, por analiza duhet filluar që në vitet 1990-‘91 e deri më sot…
Sa lekë janë humbur dhe sa asht përpjekja e drejtuesve për të pranuar në emër të zhvillimit të ashtuquajturës “e reja në art” ose me gjuhën e kohës “up date art” dhe ruajtja e masës për të mbështetë ma shumë të bukurën.
Pse vallë Serbia në renditjet totale të 60 viteve në Eurosong asht në 3 vendet e para për më shumë trofe dhe vlerësim se gjithë Europa?!
Sepse sjellin modelet e tyne popullore të përpunueme dhe të futura me artin e tyre në tingllim të muzikës së lehtë argëtuese.
Dhe mos të harrojmë se 78% e këtyre modeve që ata përdorin janë autentika e lashtë e modit tonë e rrënjëve tona që ata i dalin për Zot, ndërsa ne kërkojmë diku modë e lupa në lindjen e largët e në South Russia, elemente që nuk janë tonat edhe pse i solli pushtuesi 500 vjeçar, nuk përkojnë aspak me modet tona.

Këngtari Frederik Ndoci
Këngtari Frederik Ndoci

Pres të ndëshkohem nga antivlerat që janë monument që mund të ruhen edhe nga qeveritë që shkuan e vijnë.
Por e bukura mbetet edhe pse nuk ka kritikë arti.
Kur një artist i madh gjykohet nga njerëz që pëlqejnë tallava folklor rep e hip-hop doemos që nuk e kuptojnë se çfarë asht kanga e çfarë asht ndasia mes këtyre zhanrreve.
Po kur fut në festival zhandrre prej A te Zh, doemos që populli gjykon në bazë të “sarileees” që sot mbyt edhe Ed Sherman e Dua Lipan.
Në art domosdoshmëria dhe faktori “kritik arti” abstrakt që mbartin drejtues të festivaleve në çdo vit, i cili sipas stilit të vet zgjedh me kujdes stilin e vet të mos jetë shumë lart prurjeve të tij që kishte kur nuk ishte drejtues, pra fetishizon sasinë e prurjeve disnivel dhe zhduk në kohë e hapsirë vlerat e vërteta.
Këta zhanshaqirshpetimflamurmondadialfrederat etj, që doemos morën diploma me notë 5-sa nga që cilsorët ikën dhe në boshllëkun që lanë erdhën të paaftët ose meritokratët dhe u bënë profesorë dhe ministrat e muzikës së kohës që jetojmë.
Komisionet artistike në digastere doemos që çdo qeveri e re i freskon me një a dy të rinj, por që mbesin njerëzit e obskurantizmit burokratik dhe lëpirësbythësit më indiferentë për çdo qeveri e kryetar si e si për të trashëguar vendin e punës.
Mendo se njerëzit me shije të veçanta duhet të jenë kritikët e artit të muzikës së lehtë dhe të tallavasë të ketë kritikët e vet dhe rep dhe hip hop dhe kënga folklorike mos të ngatrrohet me këngën e ashtuquajtur popullore që huazohet nga tëra trevat e botës përveç trevave shqiptare!
…Ilir Llalla po më pyet se kush asht fajtori?
Edhe pse vërtet e kam shfaqur më lart si fakt në përgjithsi, ku shpesh bëhemi edhe vuajtës edhe bashkfajtorë, ku sipas meje fajtori asht thjesht pasojë që vjen nga shkaku që asht “hekurosja e stileve në një shkrirje të gjitha rrymave të muzikës në të ashtuquajturin Festival i RTSh” ku në fakt edhe nëse i përfshin si rryma për të kenë jo kritik i një materiali që për arësye politike një lider e zgjedh sepse ashtu i duhet, por kurrë nuk ka ndodhë që një lider të ushtrojë presion për prurjet dhe stilet në festival.
Nuk ka muzikë të keqe por ka veshë të këqij.
Jam dakort që të përzgjedhen rrymat e ndryshme, por doemos të thuhet stili i kënges ose rryma nga spikerat konduktorë… psh se kjo forme e stilit R&B e sjell X, këtë Soul e sjell Y, këtë balladë, këtë rondo, këtë vals, këtë gospel, këtë country, këtë disco etj.
Pranuesit në parakonkurse drejtuesit e çdo rradhe sjellin prurjet e miqve (shpesh) dhe nga që e dijnë ata stilin e zhandrrin vetë nuk asht e nevojshme prezantimi specifik që veshi i dëgjuesit popull i thjeshtë të jetë i predispozuem me e ndigju dhe vlerësue si stil.
Para disa vjetësh solla një krijim timin dhe te Lejla Agollit, me titull “jeta ime”.
A e di se çfarë me tha drejtori i festivalit te atëhershëm? “Kjo duket si kang popullore o Riku” (?!?) e ke në You Tube.
Tashti imagjino të krijosh kangë të muzikës së lehtë, ku nuk asht autentike e jona sepse muzika e lehtë ka lindë në Itali, Francë, Spanjë, Angli, Gjermani… pra në perëndim, ndërsa te ne pas viteve 1915, filloi ndonjë krijim sporadik me tendencë pak Europe.
Nëse quhet Eurosong nuk mund të bajsh nji kang pa motive tonat brenda.
Shquheshin dikur në “Na ishte nji herë Festival krijimet me motivet tona popullore të gërshetuara mjaft bukur.
Ku asht Vladimir Kotani, Aleksander Peçi, Kujtim Laro, Feim Ibrahimi, Aleksander Lalo, Enver Shëngjergji, Pjetër Gaci, etj që këngët e tyre më të bukura i mbështeten në modin tonë?

Marrë nga Muri i FB Frederik Ndoci, 25 dhjetor 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.