back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

Hapet e procesi kanonik i lumturimit për At Anton Harapit o.f.m. – nga Kastriot Marku

Gazeta

Anton Harapi - Atdhetarizmi
Anton Harapi – Atdhetarizmi
Hapet e procesi kanonik i lumturimit për At Anton Harapit o.f.m.
nga Kastriot Marku

Me hapjen e procesit kanonik te lumturimit per At Anton Harapin O.F.M. shënohet një hap i rëndësishëm në plotësimin e një dëshmie të fortë kalvari të klerit katolik shqiptar, përjetue gjatë regjimit gjakatar komunist (1945-1990). Njëkohësisht me këtë akt të vonuar të vetë Kishës Katolike, e cila ra prè e dyshimit dhe e frikës së propagandës së ish-persekutorëve të saj, shkurajohen të gjithë ata që fërkuan duart kur ai u mënjanua pa arsye të arsyeshme nga procesi i lumturimit në grup nga 38 të Lumët e tjerë para disa vitesh.
Natyrisht që ka kaluar do kohë për mbledhjen e dëshmive të gjalla, por gjithsesi nuk është vonë, veçse duhet provue dëshmitë. Po ashtu historiografia e tredhur komuniste shqiptare, merr me këtë rast një goditje vendore e ndërkombëtare me rëndësi sikurse e meriton.
Patër Antoni, duke ruajtur kindat e veladonit të vet që të mos i njolloseshin në baltën e territ të natës kur po e çonin para pushkatimit tha: “…Atje tek shkoj biri im, due të shkoj i panjollë, siç jam kenë tanë jetën!” dhe e mbylli me fjalët… “Rrnoftë Shqipnia edhe pa mue!” ma herët i kishte kujtue pushkatarëve mortacake teksa betohej me pshtue kombin: “Edhe komunistave due t’ua thom nji fjalë, por kjartë e shkurt. Unë jam i bindun se pak janë ata shqiptarë, të cilët vërte e kuptojnë doktrinën komuniste, por, tashma të gjithë po e shohin dhe po e njohin organizatën dhe veprën komuniste në Shqipní. Kjo asht vërtetë, e kjo don me thanë se gadi të gjithë komunistat shqiptarë veprojnë me krye në thes pa dijtë shka bajnë dhe për shka veprojnë. Por, po thonë se e kanë për Shqipní, e vetëm për Shqipní. Unë due t’u besoj, por ky dallim midis doktrinës komuniste e veprës komuniste me formën kombëtare – sikurse i kam ndigjue unë vetë tue dishmue organizatorët komunista – mue më ban me dyshue për sinqeritetin e kësaj rryme shqiptare: pse, vallë, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu? Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushtë deri në dependencë të plotë prej dorës së huej, dhe përdorimi i çdo mjeti për qëllim nuk i lanë vend dyshimit. More, me kobure në gjoks nuk bahet kush vlla, as shoq, por skllav, ja mizuer apo hypokrit. Gjithmonë tue rrënue nuk ndërtohet”.
“Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari që të mendojë se unë e mora këtë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush mos që ndonji maní e emja që më shtyni deri këtu. Edhe unë po ua vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnis, po, që ajo që më vuni dilemën: a me anarkista për të bâ gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk ma tha të bâj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtërnguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue këtë zyrë, ase të tregoj nji dobësi tue u largue. Vendova mâ mirë të bâj nji marri: ase – sikurse thonë ata shqiptarë që duen të ruhen të pastër – desha të komprometohem!”

 

Kërkesa e Ipeshkvive për Lumturimin e At Anton Harapit
Kërkesa e Ipeshkvive për Lumturimin e At Anton Harapit

Patër Antoni thotë se e pranoj detyren e veshtire ne Regjencë (natyrisht me leje të eprorëve të vet) se: “…nuk mujta ta shoh Shqipnin n’anarki. Në këtë kohë dhe ndër këto rrethana, për né shqiptarët anarkija âsht nji turp dhe nji delikt: po, turp âsht të ngatrrohemi shoq me shoq dhe vetë të krijojmë Babylonin shqiptare, pa qenë të zotët t’ia gjejmë fijen lamshit; delikt âsht në këtë moment kaq kritik për botën mbarë të vejmë për ideal vllavrasjen, përmbysjen e katundevet, humbjen e gjâsë dhe shkatrrimin e familjevet. Kësaj i thonë rrokoll më rrokoll! Pra, m’u dhimbt populli e m’u dhimbt Shqipnija!”

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.