back to top
19.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024

Mustafa Arapi (23 korrik 1950 – 21 janar 2021) – Një personalitet dinjitoz me një krijimtari plot veçanti

Gazeta

Avni Delvina - Mustafa Arapi - 2021
Avni Delvina – Mustafa Arapi – 2021

Mustafa Arapi (23 korrik 1950 – 21 janar 2021)

Një personalitet dinjitoz me një krijimtari plot veçanti

Avni Delvina

Sot Arti shqiptar humbi një ndër piktorët më të mëdhenj të tij të mrekullueshmin Mustafa Arapi. Piktor i përmasave botërore nga i cili janë influencuar shumë piktorë ndër dekada, ashtu si dhe unë… Zoti qoftë pranë këtij Artisti dhe Njeriu të Madh!
Ngushëllime familjes, Xhixhit dhe vajzave!
(Në foto është prezantimi që na bëri në ekspozitën “25 Vjet me pas”, të cilën hapëm në Tiranë unë se bashku me piktorin Niko Dhales.)
Një portret dedikuar Mjeshtrit të Madh të pikturës shqiptare Mustafa Arapit, në ditën e largimit të tij nga kjo jetë drejt parajsës. 21. 01. 2021.
.
Mustafa Arapi duke promovuar ekspoziten e Delvina & Dhales
Mustafa Arapi duke promovuar ekspoziten e Delvina & Dhales

Flamur Gashi

I la lamtumirën kësaj bote, njeriu që aq shumë e deshi dhe e shijoi jetën, profesori, piktori, restauratori, artisti dhe mbi të gjitha miku im i çmuar, Mustafa Arapi.
Arti dhe kultura kombëtare nga sot do të jetë më e varfër, pa ty Faje…
Miq, Covid 19 nuk është shaka, po na i merr njerëzit më të dashur.
Përherë do të jeshë në zemrën time, i dashur Faje!
.
Mustafa Arapi - Perendim
Mustafa Arapi – Perendim

***

Mustafa Arapi lindi më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979, për pikturë. Pas studimeve ai dha kontributin e tij të vyer në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si restaurues i veprave të artit bizantin, për t’u rikthyer sërish në pozicionin e shefit të Sektorit të Artit, po në Institutin e Monumenteve të kulturës në vitet 1993-2006.
Aktiviteti i tij profesional ka qenë mjaft i gjerë. Artikujt e tij me karakter të mirëfilltë shkencor janë të panumërt. Do të veçonim kontributin e tij të çmuar dhënë si autor i shumë artikujve në revistën Monumentet, nga viti 1988 e deri sot, si:
-Konservimi dhe restaurimi i pjesës qendrore të ikonobartësit të kishës së Evangjelizmos të Kalasë së Beratit;
-Disa vlera të përftuara nga restaurimi i një vepre të Onufrit;
-Analizë mbi dy ikona të piktorit David Selenica;
-Onufër Qiprioti – Ikonograf i shekullit XVI-XVII;
-Nikolla, biri i Onufrit dhe jo i Onufër Qipriotit;
-Restaurimi i pikturës murale të realizuar nga Onufër Qiprioti dhe Alivizi, Foka në Kishën Shën Maria në fshatin Vrahogoranxi;
-Zbulime të reja mbi autorësinë në disa ikona;
-Konservimi dhe restaurimi i ikonobartësit të së Evangjelizmosë në Kalanë e Beratit;
-Ecuri në ruajtjen dhe restaurimin e mozaikëve;
Probleme të restaurimit të disa ikonave… etj.
Mustafa Arapi ka nxjerrë në dritë me qindra metra katrorë afreska, si në kishën e Shën Marisë në Leusë të Përmetit por edhe në Kishën e Shën Marisë në Vllahogoranxi, të piktor Onufër Qioriotit dhe Alivizit, të Kishës së Shën Thanasit në Karavasta edhe në shumë të tjera nëpër Shqipëri. Ai ka restauruar shumë ikona dhe tavane dekorative të kishave, si të kishës së Gjithëhenjtorëve në Himarë, të Shën Thanasit në Karavasta, të Shën Kollit në Grabovë, Kishën e Manastirit të Zvërnecit, ikonostasin e Leusës, Katedren katolike “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, etj. etj etj.
Shumë studime që ai ka kryer për piktorët shqiptarë do të mbeten në trashëgiminë tonë të shkruar për kulturën dhe artin shqiptar. Mustafa Arapi ka lënë gjurmën e tij edhe si dijedhënës i brezit të ti, duke punuar si profesor i pikturës në Akademinë e Arteve, nga viti 1985 deri më 1991.
Me dhjetra piktura dhe grafika të Mustafa Arapit, janë pjesë e shumë Galerive të Artit në botë si dhe në koleksione private.
Fitues i dhjetra çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në pikturë dhe grafikë.
Largimi i parakohshëm nga jeta i Mustafa Arapit është jo vetëm trishtim, por një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për trashëgiminë kulturore shqiptare.
.
Buron Kaceli - Mustafa Arapi -
Buron Kaceli – Mustafa Arapi –

Buron Kaceli

Trishtim.
I ndahet kësaj jete artisti Mustafa Arapi. Humbje për Artin Shqiptar. Ngushëllime familjes.
.
Mustafa Arapi - Jugu
Mustafa Arapi – Jugu

Denisa Daka

Një tjetër shpirt i lirë u largua sot prej nesh! Ditë e trishtë…!
Mustafa Arapi, mik i mirë, profesionist i zoti e personalitet në fushën e pikturës dhe trashëgimisë kulturore u nda sot prej nesh!
Të gjithë ne që e njohëm Fajen, artin e gjurmën e bukur ë la mes njerëzve këtu, jemi trishtuar fort sot nga kjo ikje e parakohshme e tij.
Faja, do t’i mungojë fort këtij qyteti, familjes, miqve të shumtë, të cilët krenohen sot me veprën unikale të tij.
Hyri në enciklopedinë e artit si një personalitet dinjitoz përmes një krijimtarie plot veçanti, për të mos u harruar kurrë.
Do të na mungosh fort mjeshtër..!
I lehtë të qoftë dhêu mik i mirë!
.
Mustafa Arapi - Pushteti
Mustafa Arapi – Pushteti

Mira Kuçuku

Nuk kam fjaleë… Nuk kam fjalë…! Por dhimbje për artistin e madh, për mikun tim, bashkëshortin e shoqes time dhe babanë e dy vajzave të mrrekullushme… Nuk kam fjalë se fjalë thamë të gjithë dhe ju falëem Zotit që Faja të shpëtonte por fjalët nuk vlejtën dhe Faja iku… duke na lënë ne pa fjalë.
.
Mustafa Arapi - Peisazh
Mustafa Arapi – Peisazh

Avni Xh. Behluli

Mjeshtër i peisazhit modern, i kompozimit e kolorit. Peneli i tij kërkonte dhe jepte shumë në telajo, vepra juaj do të mbetet përgjithmonë vlerë e lartë artistike e muzeve – galerive gjithandej. Miku , ti i mbylle sytë pa na thënë lamtumireë, por Zoti të desh kështu, e unë do t’i kujtoja takimet dhe diskutimet artistike si në: Shqipëri, Qipro, Turqi, Kosovë dhe ne familjen time, veprën tuaj që ma dhuruat do ta ruaj me fanatizëm si vlerë të çmuar e një kolosi të artit pamor shqiptar. Për ty mund teë shkruajmë e flasim shumë, por mos të themi gjithë gamën tuaj prej artisti e intelektuali, shpirti i juaj pastë dritë!
.

Mustafa Arapi - Dimer ne QytetMustafa Arapi - Dimer ne Qytet
Mustafa Arapi – Dimer ne Qytet

Saimir Z. Kadiu

Shuhet nga Covid-19, piktori i shquar Mustafa Arapi.
Një piktor sa brilant aq edhe modern po njëkohësisht një restaurues i njohur i veprave të artit.
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.