back to top
6.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Mirupafshim Heroi im! Murat Akil Basha

Gazeta

Akil Murat Basha (1930-2013)
Akil Murat Basha (1930-2013)

Mirupafshim Heroi im! nga Murat Akil Basha

Ti ishte heroi im…

Kam njohur pak njerez të dashur si ti, që kishin guxuar gjithmonë të ëndërronin… Kam pasur fatin të kisha prind, mandej mesues dhe ma vonë at privilegjin e papërsëritshëm, të isha shoku Yt…
Ti linde në nji kohë që përplasi mbi ty dhe vllezërit e tu pothuaj gjithnji të papritura të hidhura… dhe ti qëndrove, pse s’mund të ktheheshe mbas… Mbete ashtu krenar dhe qëndrestar stoik, pse e kishe të pamundur të përkuleshe apo të braktisje idealet e tua… Koha me gjithë peshën e egërsisë dhe dhimbjes ra mbi shpatullat e tua, po nuk ta theu as shtatin as shpirtin, e nuk ta deformoi dot siluetën…
Ti e mbajte lart dhimbjen, shëmbëlltyrë e Tezeut, ashtu i papërkulur… dhe unë edhe pse u rrita dhe u bëra më i gjate se Ti, asnjiherë nuk munda ta mbrrija lartësinë tënde, atë peshë të dhimbjes dhe krenarisë që mbaje ti i mbajte me dinjitet gjithë jetës…
Ti Heroi im, ishe idealist, burrë i fjalës, i nderit dhe i besës, që pranove me kurajo dënimin e Sizifit pa u ankuar kurrë…

Sizifi i Mitologjisë
Sizifi i Mitologjisë

Eh sa shumë kemi folur (më ke folur) për Mbretin Zog, Nehrunë, Branko Merxhanin, Frojdin… etj. Sa kemi diskutuar për Hygonë dhe “Vitin 93”, apo novelen e tij Klod Ge… për Balzakun, Shekspirin e gjithë të mëdhenjtë që ti shpesh m’i citoje përmendesh… po Fishta ishte për ty gjithmone i pari.
Ti, heroi im pëlqeje Churcillin, respektoje De Golin, simpatizoje Niksonin, çmendeshe për Reganin, admiroje ”Grande Ledy, Thacer, por mbi të gjithë kishe Mbretin… Po Mbretin Zog. Dhe unë rrija e të dëgjoja dhe përpiqesha të hyja sadopak në atë përmasën tënde të pamatë… gjithmone me veshin ngjitur te e ”Dashura jote” Radio, cila të ka dhuruar kënaqësi të  jashtzakonshme të informimit në disa gjuhë, që i mësove gjatë dy burgosjeve të tua politike.
Kalvari yt, o Heroi im, nisi me 7 prill të 1939, kur u interrnove familjarisht nga fashizmi… po ky ishte veç fillimi. Komunistët mbasi të vranë babën Muratin, dhe të burgosën për së pari kur nuk ishe veç 15 vjeç, të riburgosën 19 vjeç… por nuk të mposhtën dot… Përkundrazi, ti ece krenar përpara, se ti s’mund të zvarriteshe… Ka njerëz që përngjajnë zvarranikët dhe krejt jeta e tyre është zvarritje, po ka dhe të tjerë që janë shqiponja dhe fluturojnë lart… shumë lart, dhe ti Heroi im, ishe shqiponjë!
Nji kohë terrori bënte para, po ti nuk u mpake, as u mplake, po veç u rrite në sytë e mi, o Heroi im. Modest deri në vetmohim, ti s’kërkove kurrë diçka për vete… ishe tepër krenar, tepër i madh, tepër fisnik, ndaj e kishe të pamundur, për t’u bërë i zakonshëm.
“Do takoj mamin tënd që e desha aq shumë dhe pastaj Mbretin dhe shokët e mi të vuajtjeve…!” i the motrës time… Mezi ke pritur te shkosh te Ata, por edhe shumë po e presin “Kilin”… po të presin ty Heroi im… Ma së fundi, edhe për Ty pak “lumturi” që e ëndërrove Këtu… e që do ta kesh Atje.
Do takohesh me babën tënd që e adhuroje aq shumë… Unë ta mbajta premtimin që të pata dhënë, Heroi im, do jeni bashkë sot… e përgjithmonë…
Ti ishe krenar për babën tand, po edhe ai po aq krenar ishtë për ty… Dhe unë ju shoh të dyve nga poshtë duke u lutur që të ma ndriçoni rrugën dhe shpirtin… dhe të përpiqem të të ngjaj sado pak Ty, heroi im.
është e vështirë, e pothuaj e pamundur, sepse heronjtë lindin, nuk sajohen… ti kishe lindur për të qenë Hero… dhe unë kam gjakun tënd ndër venat e mia, Heroi im… Ati im!
Ti më ike sot po ne do jemi bashkë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë… deri në ditë të ritakimit, pastaj do jemi të tre… në at rrugën e gjatë të amshimit…
Sapo të bjerë nata e parë pa ty, do ta kërkoj e do ta gjej në qiell yllin me fytyrën tënde, Heroi im… dhe do të dërgoj puthje pafund për gjithçka më ke dhënë…
Mirupafshim Babë… Mirupafshim Heroi im!!
27 dhjetor 2013
(Marrë nga Muri i fb. i Murat Bashës)

Murat Akil Basha
Murat Akil Basha

Lajmërim: Ndrron jetë Akil Murat Basha

Të nderuar Miq
Ju njoftojmë se sot rreth orës 01:00 pas mesnate, në QSUT, ndërroi jetë Z. Akil Basha, i cili ditët e fundit të jetës i kaloi në gjendje kome. Varrimi bëhet sot në Shishtufinë, ora 14.00.
Rr.Qemal Stafa, P. 575/9, Sh.2, Apt. 24, Tiranë.
Mbas një jete mes vuajtesh të pafundme e të panumërta, i dënuar nga 2 regjime,  i burgosur politik 2 herë nën komunizëm, i rritur pothuaj jetim mbasi të atin Major Murat Bashën, e ekzekutuan  xhelatët e kuq që në ditet e para të ardhjes në pushtet në 1945.
U prehtë në paqe…
(Marrë nga Muri i fb. i Neritan Kolgjinit)

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.