back to top
21.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024

Mathieu Aref – njohësi i mirë i historisë akuzon rëndë Mustafa Nanon.

Gazeta

Mathieu Aref (1938)
Mathieu Aref (1938)

Mathieu Aref

njohësi i mirë i historisë akuzon rëndë Mustafa Nanon.

Ja deklarata e tij e plotë:
Fyrjet po vazhdojnë kundra kombit shqiptar: dje kundra Skënderbeut dhe sot kundra zanafillës ilire të shqiptarëve. Këto të fundit i ka bërë i i quajturi Muç Nano.
Si mund të thuhet që Ilirët nuk janë paraardhësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve? Deri më sot janë armiqtë e popullit iliro-shqiptarë që na mbushin më këto lloje gënjeshtra ose pavërtetësi. Ja tani disa pseudo-shqiptarë (ndoshta trajtohen nga të njëjtët armiq greko-serbë) që përsërisin saktësisht të njëjtën ideologji dhe të njëjtat sulme të armiqve të përhershëm të shqiptarëve: Grekët dhe Serbët. Kjo është një lajthitje që tejkalon të kuptuarit.
Do t’i përgjigjem këtu në mënyrë të veçantë një individi i quajtur Muç Nano, i cili jo vetëm fëlliq kujtesën e heroit tonë kombëtar Skënderbe – Gjergj Kastriotin (i njohur në të gjithë Evropën në shekullin e pesëmbëdhjetë si një hero “shqiptar” – dhe jo serb ose grek – i konsideruar nga Vatikani si “ushtar i Krishtit”). I njëjti person kundërshton prejardhjen e shqiptarëve nga Ilirët të lashtë? Historia flet për veten dhe sot nuk kemi nevojë për të provuar apo të vertetuar që jemi pasardhësit të drejtpërdrejt të “Ilirëve” ose më mirë të “Thrako-ilirëve”. Çfarë na tregon historia në të gjitha shkrimet e autorëve të lashtë grekë apo romakë dmth ka me tepër se 2500 vjet?
Herodoti, Tukiditi në shekullin V para erës sonë dhe shumë të tjerë pohojnë mënjanë se Ilirët ishin një popull “i pavarur”, “i lirë” dhe më një anë tjetër që ata qëndronin në veri të Greqisë dhe Thrakët në lindje. Pikërisht në atë kohë, në juglindjen të Evropës, tërë gadishulli veriperëndimorë të Greqisë përkiste Ilirëve (Panonianët, Venetët, Istrianët, Japodët, Dalmatët, Autariatët, Triballët, Dardanët, Agrianët, Daorsët, Ardianët, Labeatët, Pirustët, Taulantët, Enkelët, Albanët, Penestët, Partinët, Bylionët, Amantët, Atintanët…) dhe fiseve të tyre të panumërta dhe gjithë verilindje përkiste Thrakëve dhe fiset e tyre të shumta (Gjetët, Brigët, Odomantët, Sikonët, Besët, Doberët, Edonët, Odrisët, Paitët, Bitinianët, Amazonat, Satrët, Trausët…) dhe Thesprotët dhe fiset e tyre si: (Molosët, Epirotët, Kaonët, Atamanët, Kasopenët, Ambrakiotët, Dolopët, Dodonët…) dhe Maqedonët në lindjen e Greqisë: gjithë këta fise të shumtë qëndronin nga dy brigjet e Danubit deri në Epirin e jugut dhe nga Adriatiku deri në detin e Zi. Këto katër grupe etnogjuhësore (Ilirë, Trakë, Epirotë, Maqedonë) i përkasnin të njëjtit popull pellazgo-etrusk. Është vërejtur se tek historianët e lashtë që këto katër etnonimet e fundit (Ilirë, Trakë, Epirotë, Maqedonë) në atë kohë fillojnë të zëvendësojnin etnonimet “Pellazg dhe Tireno-etrusk” (Tirrenë, Tursènë ose Etrusk). Në të vërtetë emrat Pellazg dhe Tirreno-etrusk po zhdukeshin pak nga pak më përjashtimin të disa vende të izoluara të Greqisë përshkruar nga Herodoti (I, 56, 57, 58; II, 171; IV, 145; V, 26; VI, 136, 139; 124) dhe Thukididit (I, 3; IV, 109) si për shembull Lemnosi, Imbrosi, Atika, Aktea, Kreston, Bisalte, Edon, Arkadi, Epir, dhe në disa ishuj të Egjeut, etj.
.
Mathieu Aref - Mikenët - Pellazgët
Mathieu Aref – Mikenët – Pellazgët

Iliria u pushtua nga Romakët në -168 pes, dhe pastaj Greqia u sulmua nga Romakët më -146 para erës sonë. Ata (Romakët) krijuanë një Greqi “romake” të madhe ku kishin përfshirë Epirin dhe Maqedoninë. Ky është shkaku që Grekët kanë gabimisht pohuar (ende sot po e besojnë) që Maqedonia dhe Epiri ishin troja “greke”. Ndersa autorët antikë të vonshëm ndër të cilët Straboni (VII, 7, 1 – VII, 7,8 – shekulli i parë pes) pohojnë se Epiri dhe Maqedonia ndodheshin jashtë trojeve stërgjyshore greke. Ja çfarë dëmi i kanë bërë romakët trojeve iliro-pellazge që ende sot po e paguan populli shqiptarë.

Pas Herodotit dhe Tukididit emri i Pellazgëve filloj të zhduket ngadalë ngadalë në favor të Illirëve, Thrakëve, Epirotëve dhe Maqedonëve. Një pjesë e madhe të Pellazgëve të Azisë së Vogël dhe një pjesë e vogël e ishujve të Egjeut kishin ikur në Italinë veriore (rajonin e luginës të lumit Po, në krahinën padane) dhe gjetkë. Këto i verteton Helanikos i Mitilenës (fillimi i shekullit V) në veprat e tij : Asopis (Άσωπις), Atlantis (Άτλαντιάς), Deucalionea (Δευχαλιωνεια), Phoronis (Φορωνίς), Troica (Τρωιχά). Sikur e pohonte edhe Virgjili (në shekullin e parë para erës sonë – në veprën e tij madhore “Eneida”. Ata Pellazgë të hershëm të Italisë u bashkuan më vonë me vëllezërit e tyre Tirréno-etruskë të cilët krijuan Etrurinë (Toskana e sotme) dhe një qytetërim të madh si dhe themelimin e Romës (nga Romulusi dhe Remusi), i cili qytetërim është në zanafillin e qytetërimit romak. Shkurtimisht (këtu nuk do rishkruar prap historia e lashtë, shihni librat e mi dhe tezën time për me tepër detaje) keni në dorë një përmbledhje ku historianët e lashtë na japin shënime të rëndësishme dhe të vlefshme për stërgjyshërit tonë dhe jo historianët modernë të historiografisë zyrtare të lashtësisë greke e pranuar përgjithësisht nga të gjithë.
Fatkeqësisht romakët janë shkaku i ndryshimeve dhe tronditjeve të aspektit gjeopolitik të Gadishullit juglindor evropian. Në të vërtetë, pas tri luftërave të mëdha (229-228/ 220-219/ -168 para erës sonë) kundra Ilirëve Romakët pushtuan përfundimisht në -168 pes trojet ilire dhe i kanë copëtuar dhe fragmentuar, duke krijuar një Iliri e pakësuar dhe ngushtuar (“Illyrii proprie dicte”) dmth një rrip territoresh nga Istria në veri deri në Epirin e jugut dhe nga Adriatiku deri në Maqedoninë aktuale. Kjo është Iliria që kanë adoptuar gjeografët, historianët dhe arkeologët moderne, ndërsa kjo Iliri është një pjesë shumë e vogël e trojeve stërgjyshore iliro-thrake. Nga aty filloi një gjumë i gjatë të popullit iliro-shqiptarë i cili u sulmua nga pushtuesit të huaj për gati 2000 vjet.
.
Mathieu Aref dhe Muzafer Korkuti - Pellazget
Mathieu Aref dhe Muzafer Korkuti – Pellazget

Dhe O mrekulli! Populli shqiptar është ende në këmbë!

Edhe një herë historia e gadishullit të Europës juglindore u cunguar dhe manipuluar nga fuqitë e mëdha të shekujve 19 dhe fillimin të 20 në dëmin e popullit shqiptar dhe në favor të grekëve dhe sllavëve të jugut (serbët, kroatët, sllovenët, boshnjakët), bullgarët (popull josllav, por që ka adoptuar gjuhën sllave), slovakët, çekët (sllavë të tjerë) dhe hungarezët (Magjiaro-Uralo-Ugrijan).
Ndërsa grekët kanë arritur në Gadishullin juglindor të Evropës pas shekullin e tetë para erës sonë, sllavët dhe bullgarët në shekullin të shtatë pas erës sonë dhe hungarezët rreth shekullit nëntë dhe dhjetë pas erës sonë!
Ky Muç Nano do të ishte mirë të kthejë shtatë herë gjuhën e tij në gojë para se të flasi, dhe të mësoje historinë e vërtet të popullit shqiptar dhe të mos dorëzohet apo mos ta shesi veten te armiqtë tonë të përjetshëm.
Unë do të ndalem këtu, sepse nuk dua të përseris edhe një herë çfarë kam thënë tashmë në librat e mi dhe tezën time. Por unë kurrë nuk do të hezitoj të ndaj njohuritë e mia me ata që çmojnë historinë dhe njohuritë të ndryshme dhe sidomos dinë me vlerësuar të vërtetat.
Marrë nga Konica.al 01 Gusht 2017

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.