back to top
31.5 C
Tirana
E martë, 25 Qershor, 2024

Mark Zuckerberg: Të fusim në rrjet 5 miliardi njerëz…

Gazeta

Lidhja në rrjet
Lidhja në rrjet

Marc Zuckerberg: 

Të fusim në rrjet 5 miliardi njerëz…

Të jesh i lidhun në rrjet asht nji e drejtë njeriu…

Prej gati dhjetë vitesh, misioni i Facebook-ut e ka bà botën ma të hapët e ma të lidhun. Sot kemi mbrritë me futë në rrjet mbi 1 miliard njerëz çdo muaj. Por kur u nisëm të kërkojmë zgjidhje për futë në rrjet 5 miliardët e tjerë, arritëm të kuptojmë se ishte diçka shumë e randsishme: pjesa ma e madhe e personave nuk kishte kët mundësi lidhjeje.
Sot, lidhja në internet asht nji privilegj të cilin e gëzojnë rreth 2,7 miliard e njerzve, ose pak a shumë nji e treta e krejt popullsisë së botës. Çdo vit, kjo e dhanë rritet me nji 9%, nji zhvillim relativisht i ngadaltë, po të marrim në konsideratë se jemi ende në fazën fillestare të zhvillimit të internetit. E megjithse vlersimet tregojnë se pjesa ma e madhe e njerëzve do të kenë nji smartphone mbrenda këtij dhjetvjeçari, kjo s’do të thotë se ne do të jenë në gjendje t’i transferojnë të dhanat, prej çastin në të cilin çmimi i transferimit të të dhanave do të jetë ende i lartë, krahasuar me çmimin e nji smartphone.

Mark Zuckerberg - Babai i Faceook
Mark Zuckerberg – Babai i Facebook

Ndjehem i lumtur ta shpall propozimin tonë, ende në fazën e përcaktimit, për futjen në rrjet të 5 miliard personave të tjerë, së bashku me nji program, mbi të cilin të punojmë së bashku për t’ia mbrritë këtij synimi ambicioz. Ky koalicion i ri do të na detyrojë që të gjejmë zgjidhje që e bajnë ma pak të vështirë futjen në rrjet, falë nji konsumi sa ma ta pakët të të dhanave, objektiv plotsisht i mundshëm, duke përmirsue efektivitetin e zbatimeve që sjellin zhvillim. Perveç kësaj kërkojmë të ndihmojmë ndërmarrjet në thjeshtsimin e futjeve në rrjet, duke zhvillue nji model të ri që i lejon personat të jenë online.
Ashtu si e përmenda edhe ma sipër, ky projekt asht ende në fazën e përcaktimit, sepse e dimë që, ashtu si për mjaft projekte të tjera teknologjike, baza mbi të cilën ato vendosen evolon me shpejtësi. Ndoshta do të arrijmë objektiva edhe ma ambicioze, se sa ato që i kemi paracaktue vetes, ndoshta do të na duhet edhe të përballemi me probleme ma të mëdha se sa ato që kemi llogaritë. Aspekti teknik i punës evolon dora dorës së bashku me personat që kontibuojnë, me idetë e tyne, dhe ne jemi të hapun ndaj çfardo sugjerimi që mund ta përmirësojë kët proces.
Zgjerimi i lidhjeve me internetin për krejt Botën asht nji prej sfidave ma të mëdha të brezit tonë, dhe ky program përfaqson vetëm hapin e parë në mbrritjen e nji objektivi të tillë… Jam i i emocionuar t’i hap rrugë këtij bashkëpunimi për konkretizimin e këtij projekti…
22 gusht 2013 (corriere della sera – përktheu j.r)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.