back to top
31.5 C
Tirana
E martë, 25 Qershor, 2024

Kutija e llokumit… poezi dhe humor nga Gjosho Vasija

Gazeta

Gjosho Vasia duke rrëfye jetën e vet
Gjosho Vasia duke rrëfye jetën e vet

Kutija e llokumit…

poezi dhe humor nga Gjosho Vasija

Për kush ka mend n’kok, besoj se i kujtohet
kur ndër vizita shkojshim me nga’i kuti llokum,
megjithse duket pak, por duhet të vlersohet
nji e treta e pag’s ditore për ne kushtonte shumë.

U sillshim maratonë nën sqetull me kuti,
prej Gjyles te Marija, n’Serreq e der n’pazar,
njiherë kutija e jonë na u kthye prap në shpi
mbasi i kish rà qytetit rrotull mbrapsht e mbarë.

Mjerimi kët llokumen e bani shumë rrugaçe,
kalonte dorë e m’dorë, i ndrronte dyert përditë,
edhe pse merrte t’shkyme e u nxinte ndër dy faqe
u pshtillte pak me letër e fillë e për vizitë.

Kto raste na ndihmuen s’pakut me ndejtë bashkë
n’dialogje plot me halle, se na kish mblue kolera,
se ma ndër festa t’mdhaja n’Krishtlindje, a për Pashkë,
vajtojshim krye më krye pa na ndigju as dera…

Nji zojë na erdh n’vizitë por shpija s’kish asgja,
me’jherë kutinè e sajë e hapme mè nji qoshe,
por mbrendë asaj kuti besoni çka kemë pà,
në vend t’atij llokum, gjashtë drrasa katërqoshe..

Gjosho Vasija dhe Zef Deda
Gjosho Vasija dhe Zef Deda

Partia marimangë na kishte mbyllë n’pëlhurë,
s’ju ndinte ma erë mishit, asgja nuk merrte shkrum,
mendo se nji gjysë shekull tue u shtypë nën diktaturë,
kish mblue bollëku shpinë, me nji kuti llokum…

Mërgim, frurë 2005

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Osman Kaceli shkruan:
    Kemi qenë me fat, që Gjoshja na ka lanë mbresa që zor se shlyhen nga memoria, pa shprehë mirnjohje dhe konsideratë të thellë. Vjet në këtë kohë patëm ndërmend së bashku, që të përkujtonim 25 vjetorin e ndarjes nga kjo jetë të nanës sime Mereme Kaceli, por nuk qe ky fat. Pikërisht 21 Gushti 2014, përkoi me 9 mujorin e humbjes së të madhit Gjosho Vasija!
    Në 20 Qershorin e vitit 2011, ai i dedikoi në 100 vjetorin e lindjes së nanës tonë këtë poezi:

    Martires Sokoleshë…
    “I vranë burrin e shpirti i kulloi gjak…
    Krizmat e plumbit s’pushuen nji herë n’kté prak,
    Kto terrorista t’brumosun n’egërsì
    Pa mshirë ç’è futne kamxhikun dhe n’fëmij…

    Por kjo trimneshë, ma e madhja sokoleshë,
    n’gjij i shtërngonte e n’forcë përherë tue i mveshë
    Edhe pse fytyra kish ngjitë nji maskë mjerimi,
    ku mbi çdo rrudhë k’tu shfaqej veç dishprimi,
    kët nanën tonë s’e trembte dyluftimi…

    Gjith’here pa buk, pa veshje e pa liri,
    Kjo mbi shtatë fmijë shpërndante dashuni,
    tue derdhë mbi ta veç virtyte e “xhevahire”
    I thame botës, na kena “Nanë Martire”!
    (marrë nga muri i fb)

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.