
Kundër personazhit dhe në mbrojtje të viktimave…
nga Kujtim Cakrani
Sigurisht tek kjo ngjarje unë jam me viktimat, e pa dyshim të gjithë ne jemi me viktimat, por problemi qëndron se duhet të parë edhe personazhi, kush është. Ai personazh, i cili i ka bërë këto regjistrime ka dijeni apo nuk ka dijeni, pra ky personazh ka përdorur profesionin e vet, qofshin keto me shantazh apo pa shantazh, dhe u ka ofruar këtyre “të mirat”qofshin këto edhe për karrierën e tyre. Problemi është ky që duhet ta ndajmë regjistrimin dhe përhapjen e këtyre videove që janë dy gjëra krejt të ndryshme: tani prokuroria pa dyshim që ka një punë të madhe për të bërë, sepse do parë kush i ka regjistruar, kush i ka regjistruar, sa janë aty të regjistruar, mbase ka aty edhe minorene, mbase ka edhe vajza që janë nën 18 vjeçe e kjo është e gjitha. Kjo kërkon tamam një hetim i thelluar. Personazhi në fjalë tani duhet ta dini është djali i babait, babai i tij njihet gjerësisht si një njeri po i tillë në këto raste. Dardha bie nën dardhë i themi ne nga anët tona këndej nga Mallakastra, dhe babai i tij, mund të pyesni në Vlorë ka qenë njeriu më negativ në krye të degës së punëve të brendëshme të Vlorës, i cili ka bërë po akte të të tilla dhe ka viktima në qytetin e Vlorës, dhe kjo nuk është rastësi, kjo është vijimësi. Dhe kjo është një poshtërsi e madhe që bëhet, sepse ato gra ato nëna ato motra, t’i filmosh t’i regjistrosh dhe t’i shpërndash nëpër platformat e rrjeteve sociale dhe në porno, kjo është e pakonceptueshme. Unë videot i kam por nuk i kam parë videot, e as dua t’i shoh, se kam neveri t’i shikoj e them me sinqeritet, kam neveri. Dhe po ju them se u ofroj atyre zonjave, cilësdo prej tyre, mbrojtje falas. Gjithë studio ime ligjore, gjithë avokatët e mi, do t’i mbrojmë falas, sepse o sot o kurrë shoqëria shqiptare ka nevojë për mbrojtje të tillë. Nga një pocaqi, e them me plot gojën, nga një pocaqi që nuk i ka lënë gjë babait të tij: Meramet Hila, i cili ka bërë të njëjtat gjëra në qytetin e Vlorës. Vërtet i ka bërë në një kohë tjetër, kur ishte në pushtet. I ka bërë kur ishte pushteti politik dhe diktatura në të gjitha rrethanat. Kjo është poshtërsia, fytyra më e ndyrë dhe më e urryer që mund të ketë ky vend sot.
Kjo gjë duhet hetuar. Nuk duhet të kalojë siç kalon në Shqipëri 3 ditë, çudie e madhe, dhe ne i harrojmë. Policia kryesisht, pa kryesisht, me denoncim, pa denoncim, duhet urgjent dhe e kam thënë edhe në studion tuaj: se problemet e mëdha të policisë tonë janë sepse krimi kibernetik, strukturat e krimit kibernetik lënë mjaft per të dëshiruar, sepse këto video kanë në sistem rreth 1 vit e gjysmë ose 2 vite, që qarkullojnë me pagesë. Pra, kush paguante mund t’i shikonte këto video dhe të gjithë e kanë ditur të gjithë i kanë ndjekur, dhe askush s’ka folur. Të gjithë kanë heshtur. Edhe policia po deshët e ka ditur, sepse e kanë ndjekur çfarë ka ndodhur dhe se kush janë personazhet. Dhe kjo është ajo për të ardhur keq. Prandaj që prokuroria, grup prokurorësh, duhet të ngrihet, sepse kjo është gjendje skandaloze. Në një popull, 1 milion e gjysmë, dhe të dalin këto gjëra të shëmtuara në mbarë botën, unë mendoj, përveç anës juridike, është ana morale shumë e rëndësishme, sepse fundi i fundit ne nuk na mban ligji, ne nuk na punojmë në bazë të ligjit, sepse nderi i personalitetit s’ka lidhje me ligjin, ka lidhje me personazhin. Kështu që, edhe psikologia në studio mund ta sqarojë mirë se çfarë do të thotë kjo. Kështu që unë jam një viktimat edhe absolutisht jam në mbrojtje të tyre, jo vetëm si avokat po edhe vëlla, si prind në këtë rast.
Zbardhur nga Biseda e tij e Kujtim Cakranit në TV