
Kisha Katolike e Shqipërisë i detyrohet Kombit Shqiptar një sqarim
nga Artur Shkurti
drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”
A është Kisha Katolike pas dëmtimit të Naim Frashërit dhe nismës Shtet Bektashi, për llogari të konvertimit fetar
Tiranë, më 20 gusht 2026
“E si mund që të bëhen pluhur vallë,
vepra e mirë, shpirti i dlirë, zemra e gjallë?” Naim Frashëri
“Nuk ka ves më të ndyrë në botë se mosmirënjohja. Kundër mosmirënjohjes nuk është vetëm mendja dhe dituria, por edhe natyra, sepse një gjë e tillë gjendet rrallë edhe tek kafshët.” Sami Frashëri
Klerikët
Fet’ e besëtë t’i kemi
Po të ndarë të mos jemi,
Hoxh’e xhami e dervishë,
Priftër’e kllogjër’e kishë
Nderë që kanë ta kenë,
Po të duan Mëmëdhenë,
Të duan njerëzinë,
Dhe të tërë Shqipërinë,
Mirësit’e urtësitë
T’i kenë përpara dritë,
Të ken’ udhë njerëzinë,
dhe zot gjithë Perëndinë;
Me dritët të Perëndisë
T’i ndihinë Shqipërisë,
E të ngrenë Shqipëtarë
Të bëhet si ish më parë.
Ju priftërë mjekrë-gjatë!
Q’u quan kombi uratë,
Uratë e Perëndisë,
Q’është drit’e gjithësisë!
Mund të bëhi të pa-besë
Për të mirët të Moresë?
Mund të lini Perëndinë?
Dhe Krishtin’e Shqipërinë?
Edhe i fali Moresë?
Q’është pa-fe e pa besë.
Në takimin me Papa Leonin në Vatikan, Edi Rama mori me vete Thomas Frashërin, ortodoksin filogrek e frankofon, që veprën e jetës ka dëmtimin e Naim Frashërit. (i pari nga e majta) Edi Rama është administrator i nismës Shtet Bektashi, ndërsa Thomas Frashëri (Totoni) realizon në praktikë dëmtimin e Poetit Kombëtar Naim Frashëri, të Vëllezërve Frashëri, dhe shtrembërimin e shtyllës kurrizore të Rilindjes Kombëtare duke krijuar premisat kulturore edukative për konvertimet fetare tinzare përmes ndërhyrjes shtetërore në kulturë dhe besim fetar. Të dy bashkë, (edhe Mirela Kumbaro), kanë shkombëtarizuar Korçën, kanë dëmtuar “Mësonjëtoren e parë shqipe”, duke i hequr statusin Muze Kombëtar i Arsimit, dhe duke mos lënë detyra trashëguese muzeut të Korçës, hoqën mundësinë që 7 marsi 1887 të shpallet Festë Zyrtare dhe qëllimisht bënë 22 nëntorin 1908 me synimin që rëndësia kombëtare të shkonte nga Korça në Manastir. I hapën kështu derën propagandës protestante, të cilët menjëherë më pas “riblenë” (sivjet) godinën ku kishte qenë Mësonjëtorja e Vashave e Qirjazëve dhe duket qartësisht edhe dora e Institutit Protestant në heqjen e statusit Muze Kombëtar të “Mësonjëtores së parë shqipe”. Kishat për synime konvertuese përgatiten të ndryshojnë të vërtetën e Rilindjes Kombëtare. Edi Rama dhe Thomas Frashëri bënë disa ligje (27/2018) dhe VKM (146 datë 10 mars 2021) . Finalja heqja tinëz e titullit Poet Kombëtar për Naim Frashërin me ligjin 93/2022. Krahët u mbronte PD. Nga ana tjetër nisma Shtet Bektashi përparon që Naim Frashëri të mos “riciklohet” dot dhe Sistemi Arsimor të përgatitet për “konvertime” të fshehura. Nisma Shtet Bektashi u duhet për të futur në Muzeun Burg veprën e Naimit, sepse Shteti Bektashi nuk ka asnjë produkt tjetër veç Naim Frashërit për të propaganduar dhe propaganda e një nisme antikombëtare natyrisht dëmton Naim Frashërin. Ky dëm lë hapur fushën e manipulimit propagandistik të kishave që do të shtojnë dozën e “frymëzimeve nga figura të krishtere”. Kjo mënyrë e ndyrë i hap udhën shthurjes kombëtare të shqiptarëve dhe zëvendësimit të popullisë. Dizentigrimi edukativ kombëtar i shqiptarëve u shërben Greqisë, Italisë, Serbisë, Izraelit, Francës dhe Vatikanit. Një komb pa edukim kombëtar është popull kot.
Nga dëmtimi i Naim Frashërit përfiton Kisha Katolike
Vepra e Naim Frashërit zbehej qëllimisht me ligje, vendime, praktika orientime ministrie. Synohet dëmi i Sistemit Arsimor. Ndërkohë me një ritëm të shpejtë u ngrit miti i Nënë Terezës, shenjtore katolike. Fillimisht ditë përkujtimore, pasta Urdhri Nënë Tereza, e më pas Pushim Zyrtar. Me ndërhyrjen e Vatikanit shqiptarët u detyruan nga Karteli Politik Antikombëtar të pranojnë të kenë Festë Zyrtare për Nënë Terezën.
Shqiptarët e pranuan nderimin e Nënë Terezës si pasurim të menusë edukative me një bujari shpirtërore. Por nuk prisnin shqiptarët që Kisha t’ua bënte Nënë Terezën thikë të ngulur në shpinën e Poetit Kombëtar Naim Frashëri për synime konvertuese. Kishim Urdhër Naim Frashëri, kishim Urdhër Skënderbeu. U shtua edhe Urdhri Nënë Tereza. Mirëpo Kisha Katolike nuk donte pasurimin e menusë edukative, por varfërimin e saj, duke e bërë vetëm “katolik” nderimin shqiptar. Dhe me ligj kështu është tani. U tregua e pangopur dhe mosmirënjohëse ndaj këtij pranimi të shumicës myslimane. Donte që Naim Frashëri të mos dublonte Nënë Terezën. Dhe hoqën Naim Frashërin.
Ky akt i ulët është dështim të plotë të kishës në të qenët vërtetë e krishterë, në edukimit global, dhe në edukimit kombëtar, sepse qartësisht Naim Frashëri është më shenjtor sesa Nënë Tereza, është më edukator se Nënë Tereza dhe më i rëndësishëm për shqiptarët sesa Nënë Tereza. Naimi është autor i sintezës së besimeve fetare, i vetëdijes komëbtare, i programit të edukimit të karakterit dhe të virtyteve dhe i padiskutueshëm në rëndësinë që ka për Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Në të gjithë këto zëra të rëndësishëm për shqiptarët Nënë Tereza është më poshtë sepse ajo nuk e pati një qëllim kombëtar, por i shërbeu objektivave të Vatikanit. Sistemi Edukativ ka nevojë për Naim Frashërin. Mungesa e tij nuk zëvendësohet dot, as nga Gjergj Fishta dhe jo më nga Nënë Tereza. Virtyti bujar i saj dhe të qenit murgeshë shqiptare nuk plotëson dot kërkesat e larta që ka një program edukimi i karakterit dhe të virtyteve intelektuale, morale, qytetare, të performancës dhe të urtësisë praktike, ku Naim Frashëri është më lart dhe më i frytshëm.
Kisha përfiton nga nisma Shtet Bektashi dëmtimin e mëtejshëm të Naimit
Duke qenë të pasigurt që heqja e titullit Poet Kombëtar do të mjafonte për dëmtimin e aftësisë së Naim Frashërit për të edukuar Sistemin Arsimor Shqiptar, nisma Shtet Bektashi, siguron “eksportimin” e Naimit drejt Muzeut Burg të Shtetit Bektashi, ku do të devijohet plotësisht narrativa dhe e vërteta e tij. Qëllimisht duke e propaganduar si aktivist bektashi që është një turpërim i të vërtetës rreth Poetit Kombëtar Naim Frashëri. Kjo do të bëhet me synimin e ndyrë që shqiptarët të mos e duan dhe kështu terreni të rrijë bosh për çfarë do Kisha Katolike apo kishat e tjera të fusin në Sistemin Edukativ, përmes “figurave të shquara katolike, ortodokse, protestante, hebreje” etj.
Pra kleri katolik, protestant, ortodoks, hebre ndihmon në heqjen e titullit Poet Kombëtar përmes Qeverisë Antikombëtare të Edi Ramës të mbështetur nga Sali Berisha, ndërsa Shteti Bektashi synon që të mos “riciklohet më” në Kulturën Shqiptare.
Ky është interpretimi ynë i bazuar në vëzhgime dhe mbledhje provash prej më shumë se 15 vjet. Kisha Katolike u detyrohet shqiptarëve një sqarim. Faktet janë aty: Naim Frashëri ka rënë me ligj 93/2022, Nënë Tereza katolike është ngritur. Shqipëtarët qartësisht duan Naim Frashërin për Udhëheqës Shpirtëror dhe Edukator!