
Ju “ngrentë mortja” e keni lënë Doktorin
pa informacion në arshiven dixhitale për Joni Ketën!!
nga Myslym Murrizi
Hahahaha sa kam qesh mor Doktor!!
“Nuk e njoh, – the – kush është kreu i ri i BKH dhe për ata që nuk i njoh nuk flas!
Jooo o Doktor jooo!
Thuaj nuk flas për bijtë, nipat dhe mbesat e ish komunistëve dhe ish hetuesve dhe prokurorëve të komunizmit, sa kohë që ata nuk merren me mua, po jo nuk e njoh se është tallje!
Nuk bëhet fjalë për njohje personale se nuk të pyetën: a e ke shok apo a e ke takuar ndonjëherë për drekë a për darkë apo në plazh… por të pyetën a ke koment për zgjedhjen e tij në krye të BKH të kësaj mender “drejtësie të re” që e ke votuar edhe Ti Doktor në vitin 2016, kur votuat 140 deputetë rresht si qingja!
Pse për të tjerë që ke folur Doktor, ke patur njohje??
Për Arben Krajën, për Altin Dumanin, për Irena Gjokën e plot të tjerë në sistemin e drejtësisë nuk besoj që ke patur njohje personale apo shoqërore me ta, por ke folur për ata politikisht dhe ju kë bërë biografinë nga A tek ZH-ja edhe pse shumë vonë
Që të mos ngelesh i paditur Doktor kur të keshë kohë lexoje këtë postimin tim ose nuk ke nevojë të lodhesh në arkivin tënd dixhital, por shkruaj emrin në google dhe do ta njohësh kush është Joni Keta!
Është djali i ish hetuesit dhe prokurorit të komunizmit prej vitit 1979 Doktor, i shokut Hysen Keta

Është nipi i besnikut të Enverit Doktor, të ndjerit Myslim Keta;
Është djali i ish drejtoreshes se arsimit ne qeverine Nano, mor Doktor i Majlinda Ketës që e akuzoje për afera kur ishe në opozite 1997-2005;
është nipi i Bahri Shaqirit mor Doktor që ishte nga viti 2005 deri ne vitin 2012, kryetar i Shërbimit Informativ e që e shkarkove ti Doktor në vitin 2012 për ta zëvendësuar me Visho Ajazi Likën, me tre mbiemra që e dekoroi Rama, më 2017
Ehhhh mor Doktor!
Të paktën mos na thuaj që nuk e njoh,
thuaj që nuk flas për bijtë dhe bijat e komunistëve, të ish hetuesve, ish prokurorëve apo ish gjyqtarëve të diktaturës, por jo nuk e njoh!!
OPGJ ka qenë Doktor siç kanë qenë dhe janë thuajse të gjithë fëmijët dhe familjarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve prej shumë vitesh dhe nuk ka kaluar Veting Doktor se OPGJ nuk e kanë detyrim
Babai i Tij, Hyseni, Doktor ngeli në Veting në KPK por “kaloi” në KPA se për çudi nga Vetingu, nuk ka ikur asnjë nga ata që kanë qenë prokuror, hetues apo gjyqtar në kohën e komunizmit, ngaqë ata 27 palo vetinguesit që votoj së bashku PD dhe PS, në 17 qershor 2017 nuk mund të pritej gjë tjetër Doktorr
Ehhhh, sa u “çlirova” mor doktor që të “informova” publikisht se kush është Joni Keta
Aaaa se desh harrova Doktor,
Është dhe i përzgjedhuri i Altin Dumanit dhe Arben Krajës, Doktor se Behar Dibra ka votuar kundra.
Tani Doktor “pasuroje” arkivën dixhitale edhe për Jonin por nuk e ke detyrim të thuash këto që kam shkruar unë se unë nuk pjerdh e nuk ma ndjen Doktor për asnjë fundërrinë të komunizmit e as për pjellën e tyre, çfardo funksioni të kenë!
Marrë nga Muri i FB, Myslym Murrizi, 9 dhjetor 2025
