back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 23 Janar, 2026

Çfarë është 8 Dhjetori? – nga Leonard Pipa

Gazeta

Leonard Pipa
Leonard Pipa
Çfarë është 8 Dhjetori?
nga Leonard Pipa

Sot thonë është festa e rinisë, se studentët sollën demokracinë dhe përmbysën sistemin…
Unë jam një nga ata mijëra studentë të dhjetorit 1990.
E pashë me sytë e mi çfarë ndodhi ato momente dhe sinqerisht ju them e kuptova se çfarë na priste!
Këtë e kam paralajmëruar edhe në gazetën e studentëve në atë kohë!
Studentët u përdorën për të ndryshuar sistemin komunist të vjetër të etërve për ti zëvendësuar me “demokracinë” e bijëve të tyre!!!
Ata që më kritikuan në atë kohë Mark Markët e Eduard Zaloshnjët me kompani sot janë bërë qesharakë e lodra në duart e pushtetit…
8 dhjetori nuk është festa e asnjë të riu shqiptar!
Kjo datë është dita që mori peng shqiptarët duke i hequr zvarrë po aq vjet sa sistemi i vjetër dhe nuk dihet sa do zgjasë.
Nuk ka asnjë shqiptar sot që nuk e di se çfarë ka ndodhur këto 35 vite!
U shkatëruan të gjitha për t’i vjedhur e ndarë mes vedi bijtë e etërve!
Heronj të rremë, në thelb banditë e kontrabandistë na paraqiten sot si madhështorë e meteorë nga palët përfituese!
Krijimi i kastave ekonomike e propaganduar nga Fatos Nano pasuroi hajdutërinë politike dhe hajdutëria nga ves e krim u bë fe e moral këtu në trojet e të pafatëve!
Por gjithsesi një gjë të mirë e ka 8 dhjetori: Na kujton çfarë vërtet kemi humbur në pushtetin e komunistëve antikomunistë! Na kujton sa qesharakë jemi ne e heronjtë tanë batakçinj!
Ikëm nga sistemi i dhunës e izolimit dhe erdhëm në sistemin e antishqiptarëve!
E hajdutëve e banditëve politikë që na zbuan, na shkatëruan ushtrinë, arsimin, shëndetësinë, drejtësinë e bujqësinë!
I vunë kazmën vendit dhe gjithçka e privatizuan në emër të tyre ose të afërmëve e miqve të tyre!
Hajdutërinë e bënë moral, shkombëtarizimin e atdheut e teritorin e tij pazar me fqinjët!
Shqiptarët sot e kuptojnë që nuk kanë rrugë tjetër veç të nisen drejt një 8 dhjetori tjetër të vërtetë!
Të tyre!
Partitë që dolën nga dera e Ramiz Alisë sot duket sheshit që janë bashkë por në fakt bashkë kanë qenë gjithmonë për të na marrë peng!
Pushteti ankohet se nuk e lë SPAK-u të qeverisë me hajdutë ndërsa opozita mban peng ndryshimin e mallkon SPAK-un se e ka marrë të pandehur!
Turpi na takon ne jo atyre!
Ata gjejnë e bëjnë!
Shpesh herë më shkon në mendje dhe vë në dyshim se në të vërtetë a ka ngelur ndonjë burrë i ndershëm e trim këtu në këto troje!
O shqiptarë!
Nëse nuk ngrihemi t’i dalim zot fateve tona e sidomos fatit të Kombit tonë historia do na qeshë e përbuzë me të drejtë si ca kavie eksperimentale që politika na talli e na përdori për të privatizuar pasuritë tona në emër të saj! Si ca mjeranë të pavlerë që i mban peng copa e bukës e ajo është e vetmja botë reale e tyre!
Poshtë tradhëtarët…!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.