back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Jena bo krejt Rilinsa… Lym Darrasa

Gazeta

Lym Darrasa
Lym Darrasa

Jena bo krejt Rilinsa…

Lym Darrasa

He mre, e muret vesh eee… Desht s’desht u bom ne Rilinsa…!
Jo vallaj, hala s’e keni mor vesh… Nishti mo kadal, ne mos t’ju nigjoj mo qi llapni nolt e posht pa dogonë… (ah, ky llaf ma ço mishin pupërr)  se maroj… S’ka mo, osht vulos: Nalu beg – se ka henek… Hahahah… Nishtina kem gjet ene Smojl Qemolin tonë, ne s’çajm kaptin hiç as për at Plakun e Vlonës…  as për Sherifin e Boltimorës… Hahahah, u bon t’gjith për t’harru… Osht veç Njishi jon i Rilinies, qi po na gufmo shpirtin… Amom, amon… se e du fort vallaj, e du ke s’bo vaki… Po osht ne për t’u dashtë… çun qi ta mush synin, ta bo sa t’kaut… ke qejf ta nigjosh ene kur t’rrè, amon çun tripiksh, se gju ka distonca!!!
Vallaj, dit mo t’lumtun n’jet teme s’kom pas, as kom për t’pasë… e mani men kur me biçikleta, me matorra, me tromopila, me borija, u mush Tirona ne krejt dynjaja… gjithonej flomuj lejla, bluza lejla, tumullace lejla, kapele lejla (kom pshurr kopjativ i jav rresht veç mo kallzoni), po ene kallare, ene rrypa, ene ushkur, ene gjyslyk… lejla mer lejla, krejt lejla… Amon mer, se kina bo i fest, e kina bo i fest ne jo llafe, osht bin ibreti alem… Krejt mileti t’u ulurit qi ky osht çlirim i dyt, pavarsi e tret, Lidhje Prizrenit e katërt… Osht Rilinje mer vlla, osht gjithçka mer jahu, ç’e pyt, osht fest mi festa… Pse e hudhëm pri qafe at Alpinin, at Mojen e Hekrave (hahahah e bukur kjo!!), at gjyrykun qi na bojte gjithanej: ue… ue…ue…ue! Amon mer, se nuk e nigjojsha dot mo, sikur m’hate buk’n e qenit! E kom thon ene m’medie: Mos t’i bote rrugët, as tunelet mos t’i bote, as pensionet mos t’i ngrete, veç ajo ue-ue-ja e tij mos t’u nigjojte mo… se m’grryte zorrët mer jahu, ma hate shpirtin, për njat zot qi s’e kom besu kurrë!!! Ai ja bote: fitue… mu m’meste buka m’rrul t’fytit e s’më shkote tërpo… Ai brriste: kena punue… un s’dijsha si me e heq punën pri fjalori… Me qi ra fjala ke puna, s’mun rri pa kallzu se ne baba jem ka qen içik kallarekuq, po ka qen prej atynve t’nershëmve… Ka qenë ene m’Parti t’Punës, ene Hero i Punës, ene sumlus i Punës… Veç un kom qillu i pa punë, amo e respektoj Punën! Babën e kom pas t’nerçem, ene burr zotni… Pes kalamoj ka pas rrafmetliu, ne katër i çoj m’universitet… t’pestin s’e çoj m’shkollë, e futi direkt m’Parti t’Punës n’kom të tij, qysh t’vogël… Kom pa, s’kom pa: rrite burri gjithë notën e Perenisë jashtë… Koma komës tuj gjimu armikut t’klasës… se ka lon xhap me bo për njat zot… ene m’shi, ene m’borë, ene m’mol, ene m’det… armiku para, aj mrapa… pull mer pull poste, s’bo vaki çere burri ishte, s’vje mo soji i tij!!!! Ka sakrifiku jetën mer i shkreti, ne prej tij e kom amanet: Rilinje çuno…!! Pa buk – po Rilins, pa drita – po krenar! Ne nji t’fitu Rilinja, m’turravrap ke vorri… Bab mer bab, e murrme ne i her… “Ne mos e shloni mo çuno!” – m’tha pri vorri… Nji për kta dy sy se ju rrej!
Amon mer jahu, se nishtina qi s’ka mo ue-ue, osht Rilinia mo e modhe m’histori. Jom përplas ene me ca debila, e ca pabuksa qi m’thojshin: Ho mer ju rilinsit, do na e bojshit Shqipninë Zvicërr-eeeee… E di si m’vite, e di si m’vite, qi t’u thojsha, hecni ktu mer qafira, ne me i mledh nji ka nji për veshi, me i fut m’i Hammer t’zi, (se jon t’frikshëm ata si Gaza Dege) ne me i rras ene i her m’Spaç o m’Burrel!!!
Se e kom inotin ne me ata qi kemi msu m’shkoll, ne i qujm Rilinsa… Haha… Me demek Rilinsa! Pse mër ça ka mo shum Sami Frashni se Moz Ruçi, pse osht mo i bukur gjo!?! Ashtu leshatuk me qylaf t’zi!!! Hik mer badalla – i thosh… Po kur u çu njoni ne m’bote si fillazof, po Samiu ka thon kshu, po Naimi ka thon ashu, ne s’marote… se Samiu ka bo libra, ne encikllopedi… se Samiu ka qen ene profesor m’universitet… Vallahi bajta bajta, ne dikur s’durova mo, ne iu përmlodha… Pse mer hajvon, i thosh, a s’i kon shpitë njite… Ai pri Përmeti, ky pri Tepelene…? A s’jon la me i lum e…? Po Mozi, ka i jet qi nep shpirtin për Shqypni, ne s’e paska kush m’hesap…?!? Hik, mer se po ta laj surratin m’pshtymë… Pse mer badalla, Samia pri Stamolli, dojte me e bo Shqipninë… Po Mozi jeto gju m’gju me popllin: O i pahong poplli – i pahong ne ai… T’vram ka jeta ata – i vram ka jeta ne ai… Pa ç’pa robi, e mylli halen, futi bishtin nër shalë ne iku si i pshurrë qensh… As turqeta Lymo, s’m’tha! ç’o ky muhabetmer jahuu!!!
M’kon premtu për punë ne e kom da menjen… Po s’e dëftej ku e kom synin… I dit i thosh njonit, qi po m’bote si cub: Pse mer, badalla ishte Naimi, qi ene punote m’dogan ene ia zhgrrapste noj bejte: “O malet e Shqypnisë…” Hahahah, ne mushte xhepin me të njeshme me xhixha… ene çefesht bote noj bejte… Amon mer, se e kom  për zemër njat Naimin, sa s’ta merr menja… Them kaiher: Mos o zot, e m’rrasin me noj dogonë, po s’kom fillu me qit bejte mo t’bukra se t’atina frashënlliut, m’vraft njikjo buk qi po ha… Me xhepin tumllas me evro vallaj, këno ne korbi e jo robi…
M’dul ene i gamor qetër! Demek i shkollum përjashta… A do ti m’erdh m’shteg ne përmeni at shkadronin, Pashko Vasa a Vaso Pashka, qi me demek pri Liboni, tuj iu djeg mulla pri t’hongmes e t’pimes na paska qit bejten: “Ho mi Shqypni, e robtumja Shqypni…!” Çere gamorsh mer jahu! Pse re, s’jom i zoti me e bò ene un i kaqi gjo? Me sy myll mer e boj, ene ia luj karapenxhin! Le t’m’çoj Edramushi Rilinja m’Amerik ene guvernator, po s’ia kom lon m’dor bejten “Eh mi Shqypni, ku s’mrri fjala jote…” Gazep u bofsha, ene m’sa gjuh t’doje, ene kinezçe po desht!!!
Ju merrni shum me llafe, po vallaj s’e keni iden se çere tafmaje osht tu vlu mrena ktij poplli, as nër men s’e çoni qi kto katër vjet ka m’u bo nomi, mer nomi… Fërte katër vjet jon, po “katërdhet” kon për t’ju duk… si thotë shkadroni… Of mo, s’di n’e murët vesh a jo… Qi ene Shkodra u bo Rilinse, e çere Rilinse se, me t’u bo mishi pupërr… Ra ne Shkodra… qi i pat dhon besë UE-UE-së…! Hahahahahahaha… Kom vdek gazit pri qejfi…
Zot ke m’dul prap UE-ja!! Shife, për dreq, po u dashka ne UE-ja… Shife, shife… ue-ue… Union Evrapian… Pranej brriste me t’modhe aj kopili… Nishti po e mor vesht qi e paska bo me kopilllik: thojte fit-UE, ne UE e paska thon me germ t’modhe; thojte: pun-UE, ne ue-të i paska pas me t’modhe kadoshi; thojte kemi nërt-UE… e t’hujve qi s’dijshin shqip… u meste m’vesh veç UE-ja… Zot, m’boj dermon, s’du me e besu, se ka për t’nis ne ky Rilinsi jon, se osht pak majmun m’gjà, tu gjimu rrugve: Jena çlir-ue…! Kena rrëz-ue… Apo s’o ne i gjatë, i skarafyll sa s’bohet mo (amon mo m’spiunoni, pa gjet noj pun), se po ia nisi ene ai me ue-ue, vallahi hika pri Shqipnie, m’Ofgoniston kom për t’shku, veç mos me nigju mo ue… ue… se m’ka ardhë shpirti moj hunës, e s’baj mo…!!
3 korrik, 2013

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.