Jemi kthyer në kohën e tjetërsuar të Enver Hoxhës – nga Kujtim Drishti – (Mbi artikullin e Edi Ramës botuar në “Le Monde” – 31 maj 2020)

0
8
Dhëmbët e Fadromave të Qeverisë mbi Artistit dhe Regjizorit dënuar për të dytën e herë!
Dhëmbët e Fadromave të Qeverisë mbi Artistit dhe Regjizorit dënuar për të dytën e herë!
Avni Delvina - Muzgu i Mureve në Teatrin Kombetar
Avni Delvina – Muzgu i Mureve në Teatrin Kombetar

Jemi kthyer në kohën e tjetërsuar të Enver Hoxhës

nga Kujtim Drishti

(Mbi artikullin e Edi Ramës botuar “Le Mond” – 31 maj 2020)

E lexova artikullin. E pamundur, thashë: jemi kthyer në kohën e Enver Hoxhes.
Të del një piktor dhe të hiqet si specialist për gjithçka, edhe për artin edhe për arkitekturën, deri këtu hahet, por kur të del si specialist i Historisë aty e kupton se përse ai e ka të lehtë ta fshijë historinë.
Një gjë është e qartë: Edi Rama ka para, ose miqtë e Edi Ramës kanë shumë para, si për të hapur ekspozitë pikture personale në Nju York ashtu dhe për të shkruar në “prestigjozen” franceze “Le Monde”
Unë do të analizoj artikullin e tij. Por do ta bëj këtë analizë në disa shtresa: në faktin Historik, në artin e të folurit përpara publikut dhe në psikollogjinë e Edi Ramës
Kjo e fundit shprehet tek rrjeshti i fundit të shkrimit të tij ku ai përfundon në një parade mesianike universale: “Shpifni, shpifni, sepse do mbetet gjithnjë diçka…” të huazuar nga Francis Bacon në shekullin e XVII.
Mesianiku Edi Rama e di se do mbetet diçka në të vërtetë, por kjo është e Vërteta Historike që ai e shuan sepse ai nuk e do historinë e Shqipërisë sepse ajo ka shumë gjak.
Paradën e Francis Baconit e kanë përdorur të gjithë gënjeshtarët e botës për të kthyer të vërtetat me kokë poshtë. Me këtë frazën të Francis Bacon ai mbyll tezën e tij se ngjarja e Teatrit është e mbushur me shpifje.
.
Dhëmbët e Fadromave të Qeverisë mbi Artistit dhe Regjizorit  dënuar për të dytën e herë!
Dhëmbët e Fadromave të Qeverisë mbi Artistit dhe Regjizorit dënuar për të dytën e herë!
Le të shikojmë se cila është teza fillestare e hedhur nga autori ne artikull.
“Prandaj është e dëshpërueshme të konstatosh, shkruan ai, se deri ne ç’pikë gënjeshtrat dhe lajmet e cunguara shpërndahen sot në botën tonë, duke bërë të nevojshme që e vërteta të zvarritet në baltë më parë se të dalë për të fituar, ndërsa faktet u dashkan të bëjnë një udhëtim të gjatë në shkretëtirë përpara se të arrijnë në portin e duhur”
Çfarë thotë Edi Rama këtu? Asgjë të re veçse me një stil letrar kondicionon lexuesin me idenë universale, se të vërtetës i duhet një rrugë e gjatë për të triumfuar. Thirrja e të vërtetave universle do t’i shërbejë atij më poshtë për të nxjerrë të vërtetën e tij si e vërtetë universale.
Mësim i pa marrë nga historia ne konditat e një shteti pa Gjykatë Kushtetuese.
Por cila është e vërteta universale e Edi Ramës?
E vërteta universalë e Edi Rames është përqëndruar në fraxhilitetin e një ndërtese, godinës së Teatrit Kombëtar. Çfarëdolloj rëndësie historike të kishte ajo, diskutimi do të orientohej gjithnjë në faktin që kjo godine nuk është e ndërtuar me normativat moderne! Për këtë, ai duhej të merrte dhe dëshmitë e artistëve të teatrit për të thënë se kjo godinë nuk është e ndërtuar për teatër, është jo spacioze, jo e rehatëshme dhe e ndërtuar me një material fraxhil. I duhej të krijonte me dhjetra komisione ekspertësh që të vërtetonin fraxhilitetin e godinës.
Deri këtu ne i japim të drejtë Edi Rames. Dhe ai nuk mungon në paraqitjen në artikullin e tij të të gjithë këtyre fakteve. Madje shton në fund të kësaj radhitjé:
“Vérité oblige: le bâtiment du Théâtre national n’a jamais été classé comme un monument protégé.” – E vërteta na detyron: ndërtesa e (Teatrit Kombëtar nuk ka qënë kurrë e klasifikuar si një monument nën mbrojtje!)
Por ka një detaj që ai e neglizhon me qëllim: “ndërkohë që punimet e shkatërrimit të Teatrit kishin filluar, disa parti politike organizuan me shpejtësi një manifestim…” Duke vënë përpara alibinë e tij – partitë politike ai harroi t’i thotë botës se Teatri kish muaj që ishte pushtuar nga mbrojtësit naivë të tij dhe se në orën 4 të mëngjezit të 17 majit forcat e rendit u përplasën me ta.
Prapa këtij detaji qëndron ajo që ai neglizhon të thotë, sepse e drejta nuk mbaron këtu. A mund të mbarojë e vërteta dhe e drejta në fraxhilietin e godinës, me të cilin është dakort çdo njeri i arsyeshëm?
Për argumentat e mëposhtme ne do të shikojmë se Edi Rama bëhet vetëcungues i pjesës tjetër të së vërtetës. Dhe në këtë lojë futet edhe gazeta “Le Monde” që e ndjen se ekziston një pjesë e errët në këtë mes. Ajo zgjedh pikën më të dobët të shkrimit për ta vendosur si titull prezantues artikullin e kryeministrit shqiptar:
Artikulli i "Le Monde" - qe e quajti shembjen e Teatrit Kombetar  "Akt Barbar"
Artikulli i “Le Monde” – qe e quajti shembjen e Teatrit Kombetar “Akt Barbar”
“Një informacion i cunguar transformohet në mënyrë të paevitueshme në një gënjeshtër të madhe!”
Por po të shikojmë me kujdes: cili nocion është e kundërta e gënjeshtrës? E kundërta e gënjeshtrës është e vërteta! Atëhere përse mjeshtrit e gazetarisë francezë të “Le Monde” zgjodhën këtë pasazh, ngatërrimin e nocionit të së vërtetës me nocionin e “informacionit”? Përse ata nuk thonë: “Një e vërtetë e cunguar kthehet në gënjeshtër?! Arsyeja është e thjeshtë: Ata e ndjejnë se nuk e njohin të vërtetën dhe nuk angazhohen në nocionin e së vërtetës, duke tradhëtuar me elgancë franceze në një farë mënyrë autorin e shkrimit.
Pra, këtu vijmë në pjesën e dytë të së vërtetës në atë që nuk është më materiale por që çuditërisht ngriti njerëzit në protestë.
Ashtu si çdo njeri është i ndërtuar me lëndë, me mish e me gjak nga njëra anë dhe me shpirt nga ana tjetër, po ashtu dhe kjo ndërtesë kishte një shpirt. Populli e ndjente, prandoj u hodh ta mbronte pa mendje të kthjellët se përse, por shpirti nuk është i kapshëm, konkret dhe i vendosshëm në tryezën e negocimeve midis ekspertëve të arkitekturës. Njerëzit më të angazhuar e pushtuan Teatrin, sepse e kuptonin se ai mbante në vetvete një pjesë të shpirtit të Kombit.
Cili ishte ky shpirt i Kombit, i përqëndruar në këtë ndërtese frazhile?
Studiuesi Aurel Plasari vërtetoi me dokumentacione se diçka e rëndë dhe e madhe kishte ndodhur në këtë ndërtesë të kryeqytetit shqiptar. Punimi i tij ishte skrupuloz dhe serioz. Po për dreq në Shqipëri nuk ka akoma një Akademi që ta mbështeste punimin e tij e te merrte inisiativën të kërkohej emërtimi i “monumentit në mbrojtje.”
Në kontekstit e Shqipërisë pa Gjykatë Kushtetuese ai që është kryetar i shtetit i ngjan më shumë Mbretit se sa një kryetari shteti demokratik. Ju le të nënkuptoni pasojat e këtij fakti jo vetëm në Shqipëri por edhe në hartimin e këtij artikulli të mbretit arrogant!
Duhej një shpirt elegant, një “bel âme” që të kishte kuptuar simbolin e kësaj ndërtese. Dhe ata dolën, por përpara “mbretit” jo elegant, u mospërfillë.
Në këtë ndërtesë “u ekzkutua intelektualizmi” thotë avokati Spartak Ngjela. Dhe kjo ndodhi në vitet e para pas çlirimit. Që prej asaj kohe u kristalizua një përçmim për intelektualin në Shqipëri. Por a është koha ku intelektuali të ketë zënë vendin e tij në popull!?
Jo!
Po! – thotë Edi Rama, unë jam intelektual, ja ku e keni dhe artikullin tim në gazetën e intelektualëve të botës. Ndërkohë që Bauman ka deklaruar “La décadence des intellectuels” që pas viteve 80 të shekullit të shkuar. Ndërkohë që dy studiues francezë akuzojnë “faqen e fshehur te Le monde” në librin e tyre investigues “La face caché du Monde” (Pierre Péan dhe Philippe Cohen)
Po duhej një shpirt elegant për të kuptuar përse u ndërtua një grup për mbrojtjen e Teatrit, i cili ishte brenda në Teatër kur forcat e rendit të veshura me antiplumb dhe kaskat e mesjetës, sulmuan godinën në orën 4 të mëngjezit ashtu siç sulmohen tërroristët e armatosur në Paris!!
Por këtë, publiku francez nuk e di! Nuk e di që kjo ndërtesë ishte vendi ku u ekzekutua intelektualizmi në kohën e komunizmit në Shqipëri. Vërtet ai ishte i dobët në raportin forcave me komunistët, por populli ka kuptuar se ne do ishim krejt ndryshe sot po te kishim patur një opozitë të fortë. Ky mësim duket se nuk i shkon për shtat as një qeverie as një partie në Shqipëri.
Nëse ky aspekt, bërja e gjyqeve kundra opozitës intelektuale shqiptare, përfaqësonte antivlerën, ekzekutimin e vlerës, për ironi të Historise kjo ndërtesë iu kushtua Vlerës së Artit, ku publiku zbuloi artin e madh botëror, i cili i tejkalonte kufitë e vlerës së ideollogjisë komuniste dhe mbajti popullin në një ëndërr të bukur për dekada me radhë ndërkohë që “lufta e klasave” vazhdonte tmerrin e saj, këtë herë mbi vetë njerëzit që e kishin përkrahur! Po pastaj?! – thonë partizanët e Edi Ramës. Ai ka dedikuar antivlerës një bunker 200 metra më tej. Po! Në mes të Kryeqyettit si për të thënë se bunkeri do të mbetet një atavizëm psikollogjik edhe tek kryetarët e shtetit shqiptar. Të ftohët ndaj emocionit që prodhon ai!
Por Edi Rama është materialist dhe e di se po vrave trupin, ke vrare dhe shpirtin!
Në artin e negociacioneve Edi Rama është një sofist i orës së parë. Mbështetet në të vërteta universale për të bërë të vërtetat e tij si universale. Konditat i ka. Paraja nuk i mungon të shkruajë edhe në “Le Monde”!!
.
Artikulli i Kryqeverisësit Shqiptar në "Le Monde"
Artikulli i Kryqeverisësit Shqiptar në “Le Monde”
Por për ekspertët e artit të të folurit në publik ai keqpërdor autorët e botës. Në këtë artikull ai kërkoi në ndihmë Shekspirin, Baconin dhe Albert Kamy-në.
Ai i referohet Shekspirit për t’i marrë “çmenduria dhe mençuria janë aq të lehtë për t’u kapur sa dhe sëmundja infektive” por publiku francez nuk e di se Edi Rama ndërtoi një monument të zi në parkun më të madh të Tiranës për të kujtuar ata që ranë në fushën e betejës për të mbrojtur Erdoganin.
Përse? – pyesin francezët.
Perse? – përgjigjen shqiptarët.
A është kjo një mençuri apo një çmenduri?!
Këtu thënia e Shekspirit gjen justifikimin e plotë të saj. Por ai thotë edhe diçka tjetër tek Makbethi ai thotë edhe: “Për të gënjyer botën, ngjaji botës!”.
Kështu bën dhe kryeministri shqiptar, madje për t’i ngjarë botës sipas finesës së Shekspirit ai vesh edhe atletet e Perëndimit edhe brekushet e Lindjes.
Ai thërret në ndihmë Albert Kamy-në, që ishte një njeri rebel kundra pushteteve, me mendje të hapur dhe të lirë duke vënë në pozitë të vështirë intelektualët e kohës së tij me Sartrin në krye. Ai e vendos emrin e Kamy-së pikërisht pas frazës ku eviton të flasë për të vërtetën e cunguar:
“Voilà encore une parfaite illustration démontrant comment une information tronquée se transforme inévitablement en un grand mensonge, ajoutant en cela au malheur du monde, comme le disait si bien Albert Camus…” dhe unë përkthej: “Ja përsëri një ilustrim i përkryer që vërteton se si një informacion i cunguar transformohet në një gënjeshtër të madhe duke i u shtuar me këtë fatkeqësisë së botës, – siç e thoshte aq bukur Albert Kamy-ja.
Por Albert Kamy për të rritur peshën e mesazhit filozofik do të kishte dashur më shumë që në vend të fjalës “informacion i cunguar” te ish thënë: “e vërtetë e cunguar” gjë që për një arsye psikollogjike të fortë Edi Rama nuk guxon ta përmendë sepse e vërteta i fut frikën, sepse ajo është e vërteta e Historisë që kristalizohet nga një Akademi Serioze, të cilën ai e ka zëvendësuar, por nuk ka këllqe ta thotë përpara opinion publik.
E vërteta ka emocion. Informacioni nuk ka domosdoshmërisht emocion.
Kjo ndërtesë fraxhile mbante emocionin e Krimit mbi intelektualizmin në histori ashtu si dhe emocionin e Lavdisë së Artit. Por në mendjen e të gjithë pushtetarëve asnjëri nga këto emocione të historisë nuk kishte lindur. Këtë fenomen nuk mund ta dijë as ndërtuesi i përbotshëm danez!!
 
Natyra nuk lë vende bosh.
Në vend të emocionit ajo ka futur shikimin e ftohtë të snobizmit burokratik që don të krenohet me një Tiranë moderne, por pa kujtesë emocionale.
Një muzeum në qëndër të Tiranës, aty ku ishte Teatri do t’i rikthente koherencën popullit shqiptar e në mënyrë të veçantë vetë Tiranës!
Civilizimi nuk është kuintesencë e modernizmit. Ai është kuintesencë e kulturës. Nuk mund të ketë kulturë të thellë pa kujtesë të thellë.
.

 

Related Images:

Artikulli paraprakHistoria tragjike e Dom Ejëll Kovaçit – nga Ndoc Selimi
Artikulli tjetërDitë mbas dite (1940-1946) – Poemë nga (Giuseppe Ungaretti)
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.