Jam e lirë dhe dinjitetin tim s’e shes për asnjë çmim – nga Emi Krosi

Gazeta

Emrije Krosi
Emrije Krosi
Jam e lirë dhe dinjitetin tim s’e shes për asnjë çmim
nga Emi Krosi

Para ca ditësh në inboksin tim debatoj me një “mik” (nuk dua t’i bëj publikë mesazhet për arsye like-sh, sepse kundërshtarët e mi, për arsye etike, nuk dua t’i dekonspiroj përderisa më kanë shkruar në privat), më tha ose më kritikoi pse kam thënë se arti/kultura/letërsia është një piramidë e pistë korrupsioni interesash private ose më mirë të një grupi, që me paret tona “gjoja si sponsor” botojnë ca miq dhe përkthejnë po vetëm ca miq. Për çmime nuk ia vlen. Se janë të shitura!
Madje dhe ish- shkrimtarë vrasës i dekorojnë apo dhe të vdekurit i ngjallin, që të marrin ca para kukullat që drejtojnë dikasteret e artit, madje turmat eksituese të koncerteve në sheshin “Skënderbej” kanë heshtur ca kohë, se organizatori i “spektakleve tallava” që kënaqte miletin, tani është me pushimet dimërore, si i rënë nga vakti.
Por, librat janë akoma qoka, që i organizojnë – ish komunistët më të thekur me ca shoqata fantazëm, ku libri është vetëm suvenir dhe nëpër salla promovimesh, vjellim nga thartira e “çorbës së prishur”.
Deklaroj publikisht, se nuk shkoj në asnjë promovim apo takim poetik, nëse ftesa nuk është private dhe gjithashtu do ta mendoj. Sepse, të kontribuosh për ca emra që e “quajnë veten të rëndësishëm” duke ftuar emra “të mëdhenj” që librat e tyre as i kanë lexuar kurrë, vetëm për dukje, me fjalë të bukura dhe unë aty, si duartrokitëse, më duket supertallje.
Nëse një ditë do trokasin në derën time, misioni im për ato/ ata ka mbaruar.
Koha ime ndaloj.
Unë jam e lirë dhe dinjitetin tim nuk e shes për asnjë çmim.
Fundjavë të mbarë miq!
Shënim: (Ju lutem ju që keni mundësi të nomimoni emrat e njeriut të vitit, jo vetëm ato që marrin çmime çdo vit, apo ata/ato që bërtasin dhe ulërasin si “misionarë socialë”, por ka të tjerë që heshtin por zërin e shoqërisë së shtypur shqiptare e çojmë shumë po shumë larg).

Panairi i Librit ... dhe vdekja e lexuesit
Arkivoli i Librit… dhe vdekja e lexuesit

Tani në fundvit vrapuesit apo “kërkuesitë dhe propozuesit e çmimit të Njeriut të Vitit, apo njerëzve, grupeve, shoqatave, mundohen të propozojnë atë që kanë në krahë, që u jep kafe/ grada/ çmime/ poste pse jo, mund të jenë “investitorë strategjikë”, apo që kanë ushtrinë e imazheve të TV-ve dhe plot e plot figura të llastuara të ekranit, me tonelata stukimesh, që kurrë s’kanë bërë asgjë, por kanë marrë meritat e të tjerëve.
Unë, Emrije Sali Krosi, e padukshme me një celular dhe laptop, në mes të malit të librave, përditë me njerëz që u japin zë shpirtëror padrejtësive të shoqërisë shqiptare dhe shtresave të shtypura dhe të braktisura, duke punuar dhe dokumentuar padrejtësinë ndaj këtij populli, për
Çmimet e vitit apo “Njeriut të Vitit” p.sh kontribuesit e jo vetëm të këtij viti por të pakohë, si:
-Adi Memeti, duke promovuar kulturën/ gjuhën/ letërsinë shqipe në Diasporën amerikane dhe më tej, në Nju Jork,
-Fatmir Terziu, në “Fjala e lirë”, i jep zë çdo shkruesi shqip.
-Jozef Radi me portalin “Radi & Radi, si kontribut i zërave dhe shpirtrave të mbuluar me harresë, madje shekullore.
-Desantila Qerimaj Rranxa, hartuesja dhe bashkëautorja e antologjisë femërore “Kjo botë shpirtnore vajzash dhe grash”.
-Gazeta Destinacioni dhe Gëzim Llojdia, duke mbështetur çdo zë të ri dhe bashkëkohor.
-Halil Rama, gazetari i kundogjendur në terrenin e çdo eventi kulturor-artistik.
-“Klubi i letrave Ndoc Gjetja” Lezhë, për misionin e përvitshëm, ndaj/ për artin dhe kulturën shqipe në të gjitha trojet.
-Gazetari Osman Stafa, denoncuesi i skandalit të onkologjikut.
-Gazetarja Eva Dori, me emisionin “Albanis Dreams” në SHBA
-Moza Shehi, me emisionin radiofonik “Fol dhe ti”, duke u dhënë zë të pazëshmëve.
-“Radio Shkëlzeni”, si një kontribut i vlerave socio-shoqërore, në debate dhe dëgjesa publike dhe sidomos me emisionin “Ora poetike” me Aleksandër Shallvari dhe Mimoza Hoxha Agastra.
-Mujo Buçpapaj, me gazetën letraro-kulturologjike “Nacional”.
-Angela Kosta, promovuesja e kulturës shqipe në Itali dhe në botë.
-Robert Martiko, në zë i veçantë në promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Greqi dhe më gjerë.
-Ilir Vrenozi, njeriu i guximshëm për të vërtetën.
-Adriana Kalaja, “vrasësja” mizore e merimangave të korrupsionit gjigand.
-JOQ Albania, një ndër portalet gazetareske që denoncon/informon/ kritikon çdo fenomen pozitiv dhe negativ duke e bërë lajm dhe meme.
Ka dhe shumë bleta punëtore, por nuk më vijnë emrat etj… etj…
A doni më për Belulin?
©Copyright Emi Krosi.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit