Ballina Testata Kafe letrare Hallet e Hallë Qomilit tregim nga Ylli Demneri

Hallet e Hallë Qomilit tregim nga Ylli Demneri

2
27
Ylli Demneri
Ylli Demneri
Ylli Demneri
Ylli Demneri

Nji vetparaqitje nga Ylli Demneri…
Më ka pëlqyer gjithmonë humori, po aq sa vetmia apo heshtja poetike. Jo vetëm humori i të tjerëve, por dhe kur e shkaktoj atë tek të tjerët duke treguar histori humoristike, barcaleta, situata komike apo duke imituar zërat, gjestet, shprehjet, e personave që më tërheqin vëmendjen në jetën e përditshme, mjafton që të kenë një “cen”.
Po bëhen gati 15 vjet që një vajzë simpatike, Era Makoçi, krijoi për herë të parë në internet një faqe diskutimesh mes shqiptarëve, nga e gjithë bota, të quajtur Alb-Club, i cili nuk ekziston më. Ai ka qenë një nga klubet virtuale më të mirë dhe nga më të lexuarit ku merrnin pjesë vajza e djem të talentuar e me kulturë. Një ditë të bukur edhe unë u gjenda në këtë klub. Aty më lindi ideja për të krijuar personazhin e Hallë Qomilit.
Krijimi i këtij personazhi ka qenë një zbavitje e këndshme për mua. Pa asnjë pretendim tjetër përveç dëshirës për të bërë për të qeshur një grup miqsh virtualë. Facebook-u nuk ishte krijuar akoma dhe kishte më shumë shkrime se fotografi.
(Ehhh, kemi jetuar edhe pa Facebook!)
Ja një nga ato shkrime… që sot u rishfaq ndërsa kërkoja diçka.

Përfytyrim i... Hallë Qomilit
Përfytyrim i… Hallë Qomilit

Hallet e Hallë Qomilit…

tregim nga Ylli Demneri

E di qi ini t’u bajtë hallet e Shqipnisë, po Hallës i ka ra i hall i modh. Kom hallin e çunit. Se halli çunit, osht ne halli Hallës. Halla i ba hallin, hallit t’çunit. Ah, Hallës, s’ju danë hallet! Se hall kur jon t’vegjël e hall kur jon t’mdhonj…
Halli osht; se m’osht tret çuni. Osht hollu e osht bo për t’i hongër hallvën. M’rri çuni me sy n’tavon. As ha, as pi.
-Çere halli t’ka ra me t’keqen Halla?
-S’kom as i hall, o Halle.
-Qafsh Hallën! Kallxoi Hallës, hallin qi ke, se Hallës i prishet gjaku kur ju shef m’hall.
-Halle… kom ra n’dashni…
-Hajër ishallah! Kush osht ajo shefteli, qi ju boftë Halla kurbon?
-S’e di.
-Si mer s’e di?!! Po kush ta di po s’e dite ti?
-Po si ta di? Un as e kom pa, as e kom taku!
-Birëëëëë! I paska hik grenxa çunit! I paskan met vetëm mizat. Aqi gjo osht truni shkretë… dy miza i grenxë. T’hikën grenxa… e fillojnë e t’sillen mizat qark e qark.
Filloi me m’u sillë dynjoja përqark.
-A t’boj i kafe, me t’keqen Halla?
-…
-A t’i hudh sheqer, a ta lej zeher?
-Zeher leje, zeher…
-Po pse i shti vetes kaq zeher, s’e ma zeherose zemrën o sheqeri Hallës! Po ç’qeka ajo gocë, pa emën e pa surrat?!! E kisha vu menë una, kur fillo ti me folë për lule e për trondafila… s’ke gjo n’terezi. Sa t’keqe e ke kët sevda, mi Halle! E kini për racë. Kallxoi Hallës, ku e ke pa, se po m’shti n’dhé për s’gjalli?
-N’internet.
-Estrafkullah!!! Po çere bo ajo aqé?
-Shkru.
-Po çere t’thotë, mi Hallë?
-Nuk m’thotë noj gjo, se ajo shkru për t’gjithë.
-Po me çere llagapi shkru, qi e shkrofsha ke t’shumtit, jarebi!
-LA0003
-Aaaaaaaa, qyqja! Qyqja! Qyqja…! Qeka… Laje Allamoni, ke kati tretë!!! Po ç’të paska çu ty ke Laja, shtatdhetë e ca vjeçe, qi të çofsha atje ku s’thuhet!
-Mahu mi gru! Ti t’a dhjet fare. Kom faj un qi flas me ty… Laje Allamoni? Jo, po… Lije Aslloni! Ate mund ta qujnë Lolita. Lolita, dritë e jetës sime, zjarr i veshkave të mia. Mëkati im, shpirti im. Lo-li-ta: maja e gjuhës bën tri kërcime të vogla përgjatë qiellzës për t’u goditur tre herë tek dhëmbët. Lo. Li. Ta. Lolita, lumière de ma vie, feu de mes reins….
Birëëëëëëëëëëë!!! Filloi me fol turçe! Po m’hikën çuni! Ah, mi Bedrije, mi motra ime! Ka ardh qometi. Vetëm ujti zi ka met pa dalë. Kush e shpifi kët “tërnet” qi tërboi dynjonë? Kina qenë ene ne t’reja, po, jo kshu! Vite behari, dilshim n’bahçe e kënojshim kongët e Suf Myzyrit:
Erdh pranvera me jeshile,
Ç’i rashë bahçes për midis,
Këputa nji trondafile,
Ta dhosh ty moj për kujtim.
T’kishte lezet shpirti! Vite ajo erë trondafilesh qi të mushte krahanurin. Po k’to t’sotmit rrinë myllë gjithë ditën, ne shofin onrra n’televizort mi motër! Masanej bin n’sevda me numrat. Zoti i rujtë!
Ju do Halla fort, kush e njef prej jush até LA0003, t’më çoje haber, se po m’hikën çuni durësh. Se paska halle e halle!
Selom
Hall Qomili…

Nji botim i Ylli Demnerit (2013)
Nji botim i Ylli Demnerit (2013)

 Marrë nga Muri i fb i Ylli Demnerit

Related Images:

Artikulli paraprakNapoleon Bonaparte (1769-1821) – Lufta
Artikulli tjetërKarl Gottlieb von Windisch: Mbi Kelmendasit e Srem-it (1782)
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

2 KOMENTET

  1. Hallë, n’kët sahat m’ke morrë përdore e m’ke gjezdisë nëpër hurmat e Babrrusë…
    Urime hallë, e mos paç mo holle ton jetën…
    Ky dialekti tirons o si këmon e dashit përçor!
    Selom…

  2. Dialekti tironas, mbetet ajo e “mesmja e artë” e shqipes. Sepse ai ka butësinë, omëlsinë, humorin, natyrshmëninë… ka gjithçka për me qenë ai ekuilibruesi përjetshëm i skajeve të shqipes…
    Mjafton edhe nji rrëfim i thjeshtë e plot humor, si ky i Yll Demnerit, me e ndje thelbin e gjithë asaj çka nënvizova ma sipër…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.