
Guri i lashtë i Dermjakut – ylli i dritës dardane
nga Feri Arifi
Në pyjet e qeta të Dermjakut të Elezhanit, qëndron ky gur varri i lashtë – një dëshmi e gjallë e botës dardane që ende flet në heshtje. Në qendër të tij është gdhendur ylli me gjashtë cepa, simbol i diellit, dritës dhe përjetësisë së shpirtit. Ky motiv, i njohur që nga kohët ilire, shfaqet si një shenjë e besimit të lashtë se jeta nuk mbaron me vdekjen, por vazhdon në dritë.
Gurë të ngjashëm me këtë janë gjetur edhe në Shishtavec të Shqipërisë, edhe në Lubishtë të Vitisë, duke dëshmuar se kjo trevë dikur ka qenë një e vetme – toka e Dardanisë së lashtë.
Nëpër këto male, ku sot rritet pylli e hesht koha, dardanët kanë lënë të gdhendur kujtimin e tyre në gur – një gjuhë që vetëm historia e ndershme di ta lexojë.
Ky gur nuk është thjesht varr, por dritarja e shpirtit dardan, që ngrihet drejt qiellit për të folur me diellin e përjetshëm.
Nga Shishtaveci i Shqipërisë në Lubishtë të Vitisë e deri në Dermjak, në Han të Elezit, shtrihet zinxhiri i dritës së lashtë iliro-dardane – trashëgimi që na lidh me rrënjët tona.
Foto origjinale nga terreni – dokumentim arkeo-historik
Marrë nga Muri i FB, Feri Arifi, 31 tetor 2025
