back to top
21.8 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026

“Gjella e prishur” e Arubës dhe Zvërneci – nga Klodiana Lala

Gazeta

Rrethimi i Zvërnecit
Rrethimi i Zvërnecit
“Gjella e prishur” e Arubës dhe Zvërneci
nga Klodiana Lala

Për të kuptuar çfarë po ndodh në Zvërnec, me projektin ku është përfshirë Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Trump, duhet të kthehemi pas në kohë. Të shkojmë në ishullin holandez të Arubës. Aty ku në 2019, u zhvillua një “samit” mes bosëve shqiptarë të krimit, që e ndanë Shqipërinë si plaçkë. Takimi i Arubës nuk do të mbetet përjetësisht në errësirë. Autoritetet e huaja kanë një dosje që i është përcjellë Shqipërisë. Protagonisti kryesor në këtë dosje është Artur Shehu, një personazh kontrovers i krimit të organizuar që bashkon shumë fije.
Shehu ka mundur që, përmes mekanizmave kriminalë, të tjetërsojë mijëra hektarë tokë jo vetëm në Zvërnec, por përgjat bregdetit të jugut, çështje e pahetuar deri më tani. Pasi, nëse do të kishte një hetim të plotë e të gjithanshëm, në qeli do të përfundonin zyrtarë, biznesmenë e deri edhe politikanë.

Protestat kundër Pushteti 36 vjeçar
Protestat kundër Pushteti 36 vjeçar

Për t’u kthyer tek Zvërneci. Në 2024, u bënë ndryshime në ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë ndërtimeve të vilave dhe hoteleve luksoze.
Po të njëjtin vit, u themelua shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila zotërohet nga një zinxhir kompanish guackë nën menaxhimin e trustit holandez “Dutch Trust Management B.V.”.
Një prej kompanive në këtë zinxhir offshore, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, zotërohet nga pesë individë anonimë nga Shqipëria, emrat e të cilëve mbrohen ligjërisht pasi asnjëri nuk zotëron më shumë se 25% të aksioneve (cit. BIRN).
Këtu qëndron gjithë çelësi i kësaj historie. Kush janë 5 aksionerët shqiptarë? Kush janë 5 personat dhe kush nga bashkëpunëtorët e afërt të Ramës ka qenë në atë takim? Përgjigja gjendet nëse hetohet takimi i Arubës. Për të gjetur të vërtetën, duhet hetuar që nga zanafilla dhe fijet që sollën këtë që po ndodh sot.
Çfarë ndodhi të shtunën në Zvërnec është e papranueshme, është kapje e shtetit dhe fytyra barbare e një qeverisjeje, e cila me gjasë ka pasur përfaqësuesin e saj në Arubë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.