
Flamurtari i Revolucionit Flamingo
nga Leonard Bombaj
Dita 54 e Protestës.
Më përloti në TV kur e ndaloi valëvitjen, dhë u përkul e qante. Ju afrova për mirënjohje, por ai nxitoi të më takonte për respekt artistik. E pyeta për lotët e tij. “Ah ishte dita e Diasporës në shesh. Qava 20 minuta Nard!”
Miq! Më rrëfeu sakrifica e fatkeqësitë e jetës që janë privaci e tij. I ndjeshëm, i mençur, atdhetar. Bën gjënë më të thjeshtë me dashurinë më të thellë dhe ndershmëri kristal.
Ai është “Ora e rërës” që ndryshe nga lashtësia e mat kohën duke çarë ajrin me flamurin e tij. Ai dhe protesta do ndalojnë njësoj, kjo është e sigurt.
Një nga heronjtë e protestës: Agron Jemini!
Marrë nga Faqja Zyrtare Leonard Bombaj –
