Doli shkresa, iku besa… nga Lutfi Dervishi

Gazeta

Protesta Qytetare e Verës 2026
Protesta Qytetare e Verës 2026
Doli shkresa, iku besa…
nga Lutfi Dervishi

Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish.
Ironia është se Besa lindi si institucion në një kohë kur mungonte shteti. Kanuni e ndërtoi atë si mekanizëm për të garantuar rendin, sigurinë dhe zgjidhjen e konflikteve aty ku nuk kishte Kushtetutë, gjykata apo institucione shtetërore.
Me “Besën”, tashmë duket sikur historia bën një rreth të plotë. Hyn në fuqi Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kushtetuta kalon në pension, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) del jashtë loje, ndërsa Komisioni i Venedikut mbetet pa punë.

Shtjefën Gjeçovi - Kanuni i Lek Dukagjinit
Shtjefën Gjeçovi – Kanuni i Lek Dukagjinit

Por, në Kanunin e Lekë Dukagjinit, Besa nuk është një slogan. Ajo ka të paktën tre kuptime juridike dhe shoqërore:
-është armëpushim ose garanci sigurie midis familjeve në hasmëri;
është fjala e dhënë, me fuqi detyruese morale dhe juridike, pra premtimi që duhet mbajtur;
dhe është një institucion pajtimi, që krijon një periudhë paqeje për t’i hapur rrugë ndërmjetësimit.
Madje Kanuni bën edhe dallimin mes Besës së Vogël dhe Besës së Madhe. Besa e Vogël jepet për një kohë të kufizuar, zakonisht për t’i hapur rrugë bisedimeve ose për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Besa e Madhe është një garanci më e gjerë, e dhënë nga katundi ose nga pleqësia, që vendos paqe të përkohshme mes palëve. Edhe ajo, megjithatë, nuk është e pafundme. Kur Besa jepet nga katundi, Kanuni parashikon një afat prej 30 ditësh.
Mbetet vetëm të sqarohet një dilemë: kjo “Besa” e re është Besë e Vogël, Besë e Madhe, apo një kategori e re që do t’i shtohet botimit të ardhshëm të Kanunit?
Marrë nga Muri i FB nga Lutfi Dervishi, 24 korrik 2026

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit