back to top
16.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Maj, 2024

Felaj, alergjikja e përjetshme ndaj qytetarisë – nga Elona Caslli

Gazeta

Elona Caslli
Elona Caslli

Felaj, alergjikja e përjetshme ndaj qytetarisë

nga Elona Caslli

Ka njerëz që vuajnë nga alergji të ndryshme. Disa njerëz kanë alergji nga pluhurat. Disa të tjerë nga lule të caktuara, por ka edhe njerëz që janë alergjikë ndaj qytetarisë. Këta të fundit shfaqin një rritje të theksuar të ndjeshmërisë së organizmit sapo përballen me një shprehi qytetarie.
Një shfaqje të alergjisë së Felajt ndaj qytetarisë, e kemi parë teksa deputetja e në fjalë drejtonte një mbledhje në një prej sallave të kuvendit. Duke ngatërruar sallën e kuvendit me dhomën e gjumit, Felaj i kërkon deputetes së dikurshme Elona Gjebresë t’i tregonte pak shalën. Në ligjëratë të drejtë alergjikja e përjetshme ndaj qytetarisë shprehet: Lona na e trego një çikë shalën!
Sot e kësaj dite taksapaguesit shqiptarë nuk e kanë zgjidhur ende dilemën nëse Lona e tregoi shalën apo jo. SPAK-u mund të bëjë diçka për ta zgjidhur këtë dilemë që peshon rëndë në ekzistencën e çdo shqiptari. Pas arrestimit të suksesshëm të Arben Ahmetajt, unë jam besimplotë se SPAK-u do të shënojë një sukses tjetër.

Debat i degraduar midis Felajt dhe Bardhit
Debat i degraduar midis Felajt dhe Bardhit

Një shfaqje e dytë e alergjisë së Felajt ndaj qytetarisë është pushtimi i institucioneve shtetërore nga të afërmit e saj. Felaj, duke ngatërruar Prokurorinë e Tiranës me shtëpinë e saj, organizon një gosti institucionale me taksat e shqiptarëve. Në këtë gosti Felaj, si një nikoqire e vërtetë, shtron tryezën fillimisht duke vendosur pjatën për bashkëshortin e saj dhe bashkë me këtë të fundit dalin në dyert e institucionit për të mirëpritur të ftuarit. Mbërrin në gosti i ftuari i dytë që është vëllai i Felajt bashkë me të shoqen. Pjatat në tryezë janë vendosur për merak. E ftuara e fundit është motra e deputetetes e cila kërkon ndjesë për vonesën për shkak të trafikut. Gjithçka është gati. Le të shpërthejë muzika. Tanimë Prokuroria e Tiranës duhet të emërtohet Prokuroria e Felajve.
Alergjia ndaj qytetarisë për fat të keq është e pashërueshme dhe rasti i Felajt e fakton më mire se kushdo tjetër.
Felaj sot ka deklaruar publikisht se askush nuk mund t’i bëjë moral në sallën e parlamentit, ndonëse ajo vetë ka shërbyer si kopertinë propagande për inceneratorët imagjinarë.

Post Scriptum – Është e vërtetë që askush nuk mund t’i bëjë moral Felajt, pasi ajo është dëshpërimisht dhe skajshmërisht e pashërueshme në alergjinë e saj ndaj qytetarisë.

Marrë nga Muri i FB i Elona Caslli, 13 korrik 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.