back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Faji që na rëndon në ndërgjegje – (7 prill 1939 – 7 prill 2019 – 80 vjetori i pushtimit italian) – nga Florian X…

Gazeta

Durres, 7 prill 1939
Durres, 7 prill 1939

Faji që na rëndon në ndërgjegje

(7 prill 1939 – 7 prill 2019 – 80 vjetori i pushtimit italian)

nga Florian X…

Në 7 prillin e 1939, Italia fashiste, pushtoi Shqipërinë. Ishte ndërhyrja e parë ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore në Europë. Ky agresion u prit me indinjatë të thellë popullore, por me armë ishin pak, vetëm ata që mundeshin dhe kishin aftësinë e duhur ushtarake. Gjithsesi, edhe nqs do ishin shumë herë më shumë, përsëri do ishin të paktë përballë trupave të stërvitura italiane. Pushtimi solli përveç humbjes së pavarsisë, edhe ndryshimin e formës së regjimit të qeverisjes. Si fillim, me aneksimin e kurorës mbretërore shqiptare, nën atë italiane, pastaj me braktisjen e plotë të mbretërisë si formë qeverisjeje. Ky pushtim, i para 80 viteve, ndërpreu në mënyrë të dhunshme ecurinë e natyrshme të shtetit tepër të brishtë shqiptar.
.
Hyrja e ushtrisë Italiane në Tiranë.
Hyrja e ushtrisë Italiane në Tiranë.
Ende pa mbushur të tridhjetat, shteti shqiptar, nën dhunë dhe terror, filloi kalvarin e gjatë, nën regjimet me të egra që ka prodhuar filozofia e majtë, fashizëm, nazizëm dhe komunizëm. Kjo ndërprerje e dhunëshme e formës së qeverisjes dhe e zhvillimit të natyrshëm të shtetit, fatkeqësisht u pranua si pikënisje thuajse nga të gjitha forcat politike, rrymat e mendimit dhe intelektualët e kohës. Edhe pjesa dërrmuese e atyre që bënin pjesë në Lëvizjen e Legalitetit, luftonin për rikthimin e mbretërisë, për arsye të afërsisë me pushtetin, por jo se e konsideronin një krim të jashtëzakonshëm, deformimin me dhunë të formës së qeverisjes, aq më tepër kur kjo dhunë ishte ushtruar nga forca të jashtme. Të gjithë këta individë, forca politike ose ushtarake, grupe shoqërore etj, e morën ose e pranuan si një fakt normal, që Shqipëria ishte pa një formë qeverisjeje, dhe si e tillë, bashkë me largimin e pushtuesve, duhej të formësonte edhe mënyrën e qeverisjes. Dmth një aksident historik, një përdhunim ushtarak dhe humbje me dhunë e sovranitetit, u shndërrua në një mundësi të artë, për të gjithë aktorët e jetës politike, që të projektonin ardhjen e tyre në pushtet. Ky projeksion dëshirash, u bë sikur ajo që kishte ndodhur ishte krejt e natyrshme, dhe diçka normale në jetën e një kombi apo shteti. Kështu, para 80 vjetësh, nisi kjo përthyerje e madhe e realitetit, jo vetëm mbi të vërtetat e asaj kohe, por mbi gjithshka, mbi projektimin e së ardhmes bazuar në një padrejtësi; padrejtësia që do përlyente dhe shkatërronte çdo kapacitet, energji dhe qëllim mirë; dhe do përfshihej në përpjekjet për të ndërtuar një shtet të ri, pikërisht sepse pikënisja ishte një padrejtësi e madhe!
.
7 prill 1939 - Pushtimi i Shqipërisë
7 prill 1939 – Pushtimi i Shqipërisë
Kjo tradhëti ndaj “status quo-s” së ndryshuar me dhunë, nga jashtë dhe jo nga brenda, është mëkati që rëndon në ndërgjegjen e popullit, duke e bërë të pavlefshme përpjekjet për të ndërtuar një shtet normal. Prandaj është borxh i pashlyer, jo vetëm rehabilitimi i asaj periudhe në tërësinë e saj, përfshirë çdo fushë të jetës, por mbi gjithshka rikthimi në statusin prej nga ku na nxorën me dhunë. Vetëm pas kësaj, mund të flasim për të drejtën e popullit për të ndryshuar. Shpresoj që në krye të këtyre forcave (që do të doja të ishin sa më gjithëpërfshirëse), do jetë ajo çfarë ka ngelur nga Oborri mbretëror.
.
Mbreti Zog i Parë dhe Stema Mbretnore
Mbreti Zog i Parë dhe Stema Mbretnore
Meqë jemi edhe në një përvjetor, shpresoj që oborri do preokupohet më shumë për të nderuar të rënët, heronjtë dhe figurat e mbretërisë, sesa për të reklamuar modele fustanesh, ceremoni martesash apo data lindjesh, Referendumi për formën e qeverisjes, futja e datës 7 Prill, si ditë zie kombëtare, duhet të jetë refreni çdo shqiptari, më shumë se për të nderuar mbretërinë, për të respektuar vetveten, si shpirtra të lirë, që nuk pranojnë të ndërtojmë të ardhmen mbi një padrejtësi. Pra e ritheksoj, rikthimi i nderit të humbur me agresionin e 7 Prillit, është rikthim i nderit ndaj vetvetes, dhe si i tillë duhet të jetë motori i çdo shqiptari pavarsisht marrdhënieve personale që ka me mbretërinë, qoftë edhe teknikisht me familjen e mbretit Zog, qoftë me mbretërinë si formë e qeverisjes së një shteti.
.
Verona, Italia; Mars 2019

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.