back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Evolucjoni porsi Hana e Bajramit nga Lazër Shantoja

Gazeta

Dom Lazer Shantoja (1982-1945)
Dom Lazer Shantoja (1982-1945)

Evolucjoni porsi Hana e Bajramit nga Lazër Shantoja

Ora ndër Valle – Prej Fjalorit

Evolucjon – Âsht zhvillimi i nji sêndi, i nji organizmit o i nji shoqënís prej nji trajtës mâ të fjeshtë e primitive, në nji tjeter mâ t’unjishme e të plotësueme. Me fjalë të kjarta e mâ shqype nji njeriut në evolucjon kishin me i thanë: âsht porsi hana e Bajramit, qi ndrron demek pà prâ…Kena shumë evolucjone. Per tregim po bìm evolucjonin fjeshtë politik e atè modist politik. Evolucjoni fjeshtë politik âsht ky:
Rrnoftë Turkija!
Rrnoftë Mali i Zí!
Rrnoftë Internacjonali!
Rrnoftë Princ Wiedi!
Rrnoftë Krajl Nikolla!
Rrnoftë Austrija!
Rrnoftë Jugoslavija!
Rrnoftë Shqypnija!

Evolucjon modist-politik:Brandavekë me xhamadan e qylah.
Çakçirë me xhamadan e qylah.
Ala franca me fes Shqypnijet…

V.O. Nder né pak kush e ka bâ politiken petk; përkundrazi shumë kush e ka bâ petkun politikë…
Ekspoze: Kur interpelohet nji Minister prej anës së Parlamentit e nuk din mâ kah’ me ja mbajtë, Ministri thotë: “Kam me ju dhanë të gjegjun të hanen…” e të hanen deklamon nji ligjeratë të gjatë e të merzitshme qi vên në gjumë Parlamentin. Ministri kësodore ka bâ nji ekspose!…*Y.,
Ora e Maleve, Shkodër, e shtunde, 11 Gusht 1923, nr. 18

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.