Ju lumtë Zonja Lunaçek! E madhe që je! Fahri Xharra

0
13
Fahri Xharra
Fahri Xharra
Fahri Xharra
Fahri Xharra

Ju lumtë Zonja Lunaçek! E madhe që je! Fahri Xharra

Politika udhëhiqet edhe nga një ngjajshmëri me principet e natyrës: Çdo gjë që bëhët e ka qëllimin e saj. Asgjë në natyrën që na rrethon nuk është kot së koti, e ka qëllimin e tij për të cilën lind dhe vdes. Edhe ngjyrat e bukura të një luleje apo era e këndshme e tjetrës nuk është pa qëllim.
Kremsi, një qytet i vogël në Austri me 24.000 banorë, 70 km larg Vjenës është qyteti lindjes së protogonistës time të shkrimit të sotëm Ulrikes Lunaçek – mikes së madhe të Kosovës. Kremsi është gjithashtu vendlindja e Martin Johann Schmidtit (1718-1801) i njohur si prijësi Barokut austriak, një nga skulptorët dhe piktorët më të njohur të Austrisë… Jo larg në kohë, në vitin 1957, ka lindur Zonja e Madhe Lunaçek në këtë qytet, i cili gjatë shekujve 11 dhe 12 (Chremis) ishte po aq i madh se Vjena e asaj kohe. Kremsi, qytet i 4 gjimnazeve federative austriake, qytet i 4 katër shkollave të larta profesionale, qytet i tri Unversiteteve me traditë; ky qytet e ka dhënë edhe Zonjën e Madhe, Zonjën Ulrike Lunaçek.. Çdo hap në botë është i qëllimshëm…
Kur Zonja Lunaçek e thoshte, e kishte me gjithë mend: “Janë dy përgjigje që unë mund t’i jap. Një gjë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i së cilës në Korrikun e 2010-ës e që Serbia i kishte bërë thirrje për të, për të kërkuar një opinion nëse pavarësia e Kosovës ishte kundër të drejtës ndërkombëtare apo jo. Unë mendoj se GJND ishte mjaft e qartë. Serbia do të priste një pozicion më pozitiv për vetë Serbinë. Por ajo ishte tepër e favorshme për pavarësinë e Kosovës, siç e tha edhe GJND-ja, që akti nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.
Përgjigjja tjetër është se të gjitha pesë shtetet e BE që refuzojnë të njohin Kosovën [Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja] i kanë problemet e caktuara me pakicat e tyre etnike. Njerëzit kanë kërkuar nga unë: do të thotë se hungarezët në Sllovaki mund të shpallin pavarësinë? Por nëse keni frikë nga kjo, në një nivel të caktuar, ju vënë veten në të njëjtin nivel të asaj që bëri Millosheviqi me shqiptarët e Kosovës.
Zonja Lunaçek e bëri gjthmonë të qartë se Kosova ka perspektivë Europiane, dhe se dërgonte sinjale inkurajuese Prishtinës që e ardhmja e Kosovës së pavarur është ngushtë e lidhur në integrimin europian. Zonja Ulrike Lunaçek me zë të lartë kërkon hyrje të lirë e pa viza të qytetarëve të Kosovës në Europë, si dhe Jo ndarje të Kosovës. Ajo na i tregon edhe të metat tona, përparimin tonë si dhe luftën tonë që duhet t’ia bëjmë korrupsionit. Serbinë e porosit që ngutshëm të shkrijë strukturat paralele në Veriun e Kosovës dhe që me ndikimin e saj të mos e praptojë fatin e minoritetit serb në Kosovë”
Kur u mbyll mbikqyrja e pavarësisë së Kosovës, Zonja Lunaçek e shprehu knaqësinë e saj për mbylljen e zyreve të ICO-së në Prishtinë, duke i inkurajuar investitorët për mospasje frigë nga probleme pas kësaj mbylljeje.
“Kosova e ka zotëruar mirë ndërtimin e një shteti të pavarur të ri edhe përkundër shumë pengesave” – thuhet në raportet e Parlamentit Europian. Mbizotëron përshtypja që posaçërisht Presidenti Serb Tomislav Nikoliq shpreson të arrijë përparim në marrdhëniet me Kosovën, thoshte Lunaçek. Gjithsesi Daciç dhe Nikoliq duhen të dëshmojnë që qasja e tyre është serioze. Nga qarqet e Bashkimit Europian i bëhet e ditur Serbisë që “hapi i saj supstancial” duhet të shkojë edhe një çikë më përpara, para se Komisioni Europian të paraqesë raporin e progresit.

Ulrike Lunaçek (deputete austriake)
Ulrike Lunaçek (deputete austriake)

Zonja Ulrike Lunaçek, zëdhënëse e të Gjelbërve dhe raportuese e Kosovës në Parlamentit Europian ka deklaruar ne mbledhjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën në Vjenë: “Sot nga Bordi i Politikës Ndërkombëtare (Grupi Drejtues Ndërkombëtar ISG) ranë dakord që sovraniteti i plotë për Kosovën është një hap i rëndsishëm për shtetin më të ri në Evropë. Pavarësisht rrethanave të shumta negative që i ka Kosova që nga pavarësia katër vjet më parë e këndej, ajo arriti të ndërtojë një shtet të ri. Përkundër disa dobësive ekzistuese është e qartë sot, që Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe merr mbi vete përgjegjësitë si detyra të një anëtari të pavarur e bashkësisë ndërkombëtare…”
Njëherë e pata shkruar se në Europë ka Europë dhe “Europë”. Është një dallim i madh në mes të këtyre dy Europave; por fatbardhësisht Ora e Shqiptarëve po përkrahet nga Europa. Jemi krenar! Tek e fundit ne shqiptarët ia kemi dhënë Europës, Europën… Por prap do ta shkruaj se fatbardhësisht po përkrahemi nga Europa. Orën e shqiptarëve të Kosovës, Orën e Kosovës po e mbështet një Parlament i tërë Europian, po e mbështesin të Gjelbrit e Austrisë, po e mbështet Zonja Ulrike Lunaçek.

Po nëse i hedhim një sy historisë dhe e kujtojmë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, atherë do të bindemi se të parët e Zonjës Lunaçek na e thanë “e ardhmja e Shqipërisë u sigurua”. Shqiptarët kurrë nuk e harrojnë Austrinë!
“Ashtu q’atë ditë, me një vapor special që na dha Austria, pasi blemë ca armë dhe xhephane në Triestë, shkuam në Durrës ku arrijtëm pas dy ditësh. Dy orë larg Durrësit, ishte një tjetër vapor i Austrisë, i cili lajmëronte guvernën e tij me telegrame pa tel, për gjithë ngjarjet e Shqipërisë. kur iu afruam Durrësit, dy vapore të luftës greke, që kishin bllokuar Vlorën, na e muarrën vaporin tonë në mes, dhe një kapiten me tre veta hyjtin në vapor, gjoja të shohin se mos shpiem xhephane në Durrës…” (Marrë nga revista ‘Ylli i Mëngjesit’, 1917)”

“Zotërinj! Ju lutem të më ndjeni që ju bëra të më prisni por kam për t‘ju thënë një lajm të mirë që ma solli Z. Koshull (konsull), i Austrisë, me të cilin fola gjer tani. Ky lajm do ta shpërblejë mundin që muarrtë të prisnin gjer tani. Zoti Kushull më lajmëroi se Serbët u hoqën nga të gjitha viset që kishin zënë kohët e fundit edhe këto ditë do të hiqen nga ato nja dy vise ku gjenden akoma. Kam shpresë që për së shpejti do t‘u jap edhe një lajm të mirë që Grekët u hoqën nga viset të vendosura t‘i mbesin Shqipërisë. Kërkova të piqem me ju edhe t‘ju thom se ç‘bani e ç‘nuk bani qeverrija gjer më ditën e sotme edhe përse u banë disa vepra të cilat ndofta nuk duheshin të ishin bërë. Tani mbushet njëmbëdhjet muaj që kur se po rrojmë nën hijen e flamurit të Shqipërisë së lirë…” (Fjala e Ismail Qemalit në Vlorë në tetor 1913)”

“Delegatët e Bukureshtit dhe të tjerë u nisën për në Trieste, ku edhe do të grumbulloheshin me të tjerët, kurse Ismail Qemali shkoi në Vjenë dhe Budapest, ku prej andej dërgon edhe telegramin e famshëm që “e ardhmja e Shqipërisë u sigurua”. Pra, iu dha garancia nga Austria, e cila ishte një mbrojtëse reale e Shqipërisë. Dhe në qoftë se shohim hartat e Shqipërisë, të propozimeve të vitit 1913, territorin më të madh Shqipërisë ia jep pikërisht Austria… Anija e Lloyd-it austriak “Brünn”, që e shoqëroi Ismail Qemalin dhe 14 patriotët e tjerë, nga Trieste në Durrës, për të Shpallur Pavarësinë, është vënë në një monedhë argjendi austriake. Ajo është stampuar në vitin 2006 ekzaktësisht në 7 qershor. Vlera e saj është 20 euro, me diametër 34,00 mm dhe peshë 20.oo g. Mësohet se ka në treg 50 mijë të tilla. Nga njëra anë e monedhës është pikërisht anija “e” Ismail Qemalit, e cila për austriakët ka rëndësi si një prej anijeve më të rëndësishëm të marinës tregtare të tyre në portin e Triestes. Në njërën anë monedha ka anijen që mbërrin në port, ndërsa nga ana tjetër një pamje të portit. Përsa i përket udhëtimit të Ismail Qemalit dhe 14 patriotëve, që e shoqëruan nga Trieste (atëherë port i Perandorisë Austro-Hungareze) deri në Durrës, është folur shumë pak apo më saktë, është përmendur vetëm fakti se ai erdhi në Durrës nga Trieste. Aty këtu, nëpër kujtime apo edhe studime të mëvonshme, është përmendur se anija që shoqëroi Ismail Qemalin në Durrës ishte e shoqërisë së lundrimit të Lloyd-it Austriak.

Renzo Falaschi, shkruan se Ismail Qemali hipi në anijen “Brünn”, e cila e shoqëroi në Durrës, duke bërë një ndalesë jashtë programi, ndërsa Safa Vlora shkruan se “Vjena i vuri Ismail beut në dispozicion një anije lufte për ta çuar në Shqipëri dhe të mos pengohet nga bllokada greke”. Por si qëndron e vërteta e këtij udhëtimi?
Pinjolli i “plakut të urtë”, Darling Vlora na thotë se në këtë rast në ndihmë na vjen shtypi europian i kohës. Duke ndjekur të dhënat që na ofrojnë gazetat e njohura franceze “Le Temps”, “Le Figaro”, “La Croix” dhe “L’Ouest-Eclair”, mund të ndërtojmë ekzaktësisht itinerarin që ndoqi Ismail Qemali nga Trieste në Durrës. Më 18 nëntor 1912, Ismail Qemali u nis nga Budapesti dhe mëngjesin e 19 nëntorit arriti në Trieste. Pas një ndalese të shkurtër, në “Excelsior Palace-Hotel”, në orën 14:00, shoqëruar nga 14 patriotë, midis të cilëve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Spiridon Ilo, etj, Ismail Qemali u nis nga Trieste për në Durrës. (Fatmira Nikolli)

E falennderoj Zonjën Lunaçek për përkushtimin e saj për Kosovën. Si do të përmirësohej fytyra e Kosovës? Zonja Lunaçek thotë: “Nëse dikush akuzohet për krime të rënda, mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë, si për imazhin e Kosovës, po ashtu edhe për vetë perceptimin që kanë qytetarët për politikanët. E kjo, Kosovës i mungon.
Zonja Lunaçek, besoj që Europa është në ngjarje që ne jemi duke u ballafaquar me një grup të paftyrësh, tradhëtarësh dhe kundërshtarësh të paguar kundër Europës!
Ju falemnderit Zonja Lunaçek!
21.01.2014
(Marrë nga http://drenicapress.info)

Related Images:

Artikulli paraprakEvolucjoni porsi Hana e Bajramit nga Lazër Shantoja
Artikulli tjetërA ishte Lenini agjent i gjermanëve… Ilir Seci
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.