Debati mbi pagat e gjyqtarëve e prokurorëve – nga Ruel Domi

Gazeta

Drejtësia që nuk është...
Drejtësia që nuk është…
Debati mbi pagat e gjyqtarëve e prokurorëve
nga Ruel Domi

Më poshtë gjenden pagat bruto të gjyqtarëve e prokurorëve tanë në vitin 2016, para dhe pas rritjes. Për Shqipërinë e vitit 2016 me pagë mesatare 45.000 lekë bruto, kusarët e gjyqësorit, që në 35 vite tranzicion janë njohur për korrupsion galopant, kishin paga stratosferike.
Sot ndërkohë, i kanë pagat edhe më stratosferike, duke pasur parasysh rritjen e fuqisë blerëse të lekut, forcimin e lekut në raport me monedhat e huaja etj. Dhe prap, nuk mjaftohen.
Pa folur për pagat stratosferike të prokurorëve të SPAK-ut, më të larta jo vetëm se çdo rrogëtar apo udhëheqës shqiptar, por që tejkalojnë edhe pagat e agjentëve të FBI-së (SPAK në SHBA) apo gjyqtarëve e prokurorëve amerikanë.
Këta janë të vetmit që kanë luksin të operojnë me parimin “nëse s’më paguan sa dua unë, atëherë kam të drejtën të marr rryshfete lart e poshtë”. Pa grahmën më të vogël të moralit që duhet të ketë një shërbyes publik.
Këtyre gjakpirësve jo vetëm që nuk duhet t’u rritet paga, por mos them që edhe iu duhet ulur në mënyrë që ajo rritje t’u rishpërndahet mësuesve e mjekëve që paguhen për ibret në sektorin publik.
Marrë nga Muri i FB, Ruel Domi, 15 shtator 2026

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit