Cincinati… dhe një paralele me kohët moderne – nga Sokol Neçaj

Lucius Quinctius Cincinnatus (520 p.K.– 430 p.K.)

Lucius Quinctius Cincinnatus (520 p.K.– 430 p.K.)

Cincinati dhe një paralele me kohët moderne

nga Sokol Neçaj

Cincinnatus ishte burrështets romak, i cili, në pleqëri, doli në pension për t’u marrë me fermën e tij të vogël. Por u detyrua ta braktisë atë kur Roma u sulmua nga një fis i quajtur Aequi, i cili mundi një ushtri romake që ishte dërguar kundër tyre. Vetë Roma ishte në rrezik dhe në orën e saj të nevojës, senatorët e Romës erdhën tek Cincinnatus dhe i kërkuan të merrte rolin e Diktatorit për ta udhëhequr Romën kundër Aequi-ve. Cincinnatus e pranoi me përulësi, duke udhëhequr një ushtri për të mundur Aequi dhe për të ndaluar rrezikun që i kanosej Romës.
Mbasi arriti shpartallimin e armikut, me pushtetin si diktator, ai fillimisht shpërndau ushtrinë e tij dhe më pas hoqi dorë nga kontrolli i tij absolut, duke zgjedhur t’i kthehej fermës së tij.
Vetëm ky akt – një hero kombëtar që heq dorë nga pushteti absolut për të ruajtur Republikën – do të kishte merituar të përmendej si fisnik i vërtetë që pushtetin e përdor jo në interes personal, por për interesin e përgjithshëm. Por ky nuk ishte rasti i vetëm.
Disa vite më pas, një romak pasanik po përpiqej t’i imponohej si Mbret i Romës. Cincinnatus edhe një herë u rikthye për të luftuar këtë kërcënim kundër Republikës së tij të dashur. Ai përsëri u bë Diktator dhe sapo i dha fund kërcënimit ndaj Republikës, hoqi dorë sërish nga pushtetit.
“Cincinnatus u shndërrua në një legjendë për romakët. Atij dy herë iu dha pushteti suprem, të cilin ai e mbajti jo më shumë se sa ishte absolutisht e nevojshme!”
Thuhet si ky ishte shembull frymëzues për George Washington-in, i cili pasi mundi britanikët, hoqi dorë nga kontrolli i Ushtrisë Kontinentale dhe hodhi poshtë kërkesën popullore që ai të shpallej Mbret! Ai gjithashtu do të tërhiqej pas dy mandatesh si President dhe do të kthehej në fermën e tij.

Qyteti i Cincinatit ne Ohaio

Qyteti i Cincinatit ne Ohaio

Sot, për nder të gjestit të tij aq të ngjajshëm me të burrshtetasit romak, në SHBA qyteti kryesor i Ohio, Cincinnati mban emrin e tij.
Është vërtet dëshpërim kur sheh sot si kapën me thonj e me dhëmbë pas kolltukut të pushtetit mjaft prej politikanëve te sotëm, e prej të cilit mund t’i largojë vetëm vdekja!!!

Marrë nga muri i Fb i Sokol Neçajt, 16 qershor 2022

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook