back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

Bylbyli  – nga Gabriele d’Annunzio – Përktheu: Ernest Koliqi

on

|

views

and

comments

Bylbyli
Bylbyli
Bylbyli  – nga Gabriele d’Annunzio
Përktheu: Ernest Koliqi

Bylbyli po këndonte. S’pari qe si nji të shkrepun hareje muzikore, nji curril cërcërimesh të lehta qi ranë e u shkokrruen n’ajr me nji kumbim inxhish bredhëse mbi pllaka xhami. Pasoj nji ndalje. Shum e zhdërvjelltë u çue nji fërshtizë, e zgjatun| jashtzakonisht si për të dhanë nji provë force, për të marrë nji vrull guximtar, për t’u matë me nji shembër të panjohun. Ndalje e dytë. Nji themë tre tingujsh me nji ndiesi pyetëse, kaloi nëpër nji varg ndryshimesh nën zà tue përsëritun pyetjen e vogël pesë a gjashtë herë, e dredhun si mbi nji fyell të njomë kallamash, mbi njàj zànamare barijsh. Nji ndalje e tretë.
Kanga u bà elegjiake, u zhvillue me nji tw ràme ma t’ultë, u ambëlsue si nji e fshàme, u hollue si nji psherëtimë, shprehi trishtimin e nji dashunori vetar, nji dwshir mallëngjim-plote, nji pritje të kotë: hodhi nji thirrje të fundme, të papritun, depërtuesesi britme pikllimi; u fik.
Nji tjetër ndalje, mà e gjatë.
U ndëgjue atëherë nji zà i ri, qi s’dukej i dalun prej të njajtit fyt, kaq ishte i përvujtë, i mitun, i dridhun, kaq u ngjante pëshpëritjeve të zogjve porsà të lindun, çiçirimit të nji trumcaku; mandej me nji zhdrivillim të mrekullueshëm shëndrrimesh, ai za i butë u shkëmbye në nji vistër shtuese notash mà të shpejta qi shkëlqyen në fluturime pingrimesh e fërfulluen në cërcërime mirë të shqueme, u lakue në kapërcime të vërvituna, u paksue, u shumue, kapi naltësitë e epëra.
Kangëtari dehej me kangën e vet.
Me ndalime aqe të shkurta sa qi tingujt gadi nuk arrijshin të shuhen, përhapte rrëmbimin gazmuer me nji melodi përherë të ndryshueme, të dalldisun e t’àmbël, të kadalshme e tingulluese, të hollë e të fortë, të prème tash me nga nji gjimim të lehtë, me nga nji lutje plot ankim, tash me flakrime lyrike, me klithma të nalta ngazëllimi. Dukej sikur edhe lulishta të ndigjonte, sikur qielli të zbritte mbi lisin melankolik nga maja e të cilit nji poet, i padukshëm, derdhe shkulma shortare poezije. Landët e lulzueme përreth përcjellshin at shfrim poetik me nji frymëmarrje të thellë, por të heshtun. Ndonji ndriçim zverdhak mbi brèzin e qiellit prendimuer, shikim i fundëm i ditës, ndikonte në shpirt nji përshtypje trishtimplote e të thuesh ndjellazezë.Por nji hyll ngufoi, krejt i gjallë e xixillues si cirkë voese vezullore…

Marrë prej “Shejzave” 1973 fq. 45

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.