back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024

50-vjet krijimtari letrare-shkencore – Curriculum Vitae Biografi e shkurtë Një jubile i veçantë për Isak Ahmetin

Gazeta

 

Prof. Isak Ahmeti
Prof. Isak Ahmeti
50-vjet krijimtari letrare-shkencore – Curriculum Vitae Biografi e shkurtë
Një jubile i veçantë për Isak Ahmetin
I – Jeta

I lindur në Stubëll të Epërme, Komuna e Vitisë (1946), pas shkollës fillore në vendlindje, Viti dhe Zhegër, kam vazhduar studimet në Kolegjin prestigjioz të Jezuitëve në Dubrovnik dhe paralel me këtë edhe në Gjimnazin e Gjilanit ku kam maturuar me sukses të shkëlqyeshëm. Pastaj kam ndjekur studimet për filozofi dhe teologji në Split (Kroaci). Më pas jam kthyer në Prishtinë ku kam mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe kam marrë titullin: Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Pas studimeve që i kam mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm, kam punuar mbi tri dekada në Gjimnazin e Vitisë ku kam dhënë një kontribut të çmueshëm në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.

II – Detyra dhe funksione me rëndësi…

Gjatë rrugës sime jetësore, përveç si profesor, kam kryer dhe ushtruar edhe shumë detyra dhe funksione shoqërore-politike si:
1.Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Komunës së Vitisë,
2.Drejtor i parë i Shkollës Fillore në Stubëll,
3.Drejtor I “dhunshëm” i emruar nga Komuna në Shkollën Fillore të Gjylekarit,
4.Sekretar i KK në Viti,
5.Drejtor i Drejtoratit për Shërbime Shoqërore të Kuvendit Komunal në Viti,
6.Kryetar i Komunës së Vitisë (1988-1989) dhe
7.Delegat i Kosovës në Kuvendin e Serbisë ku jam dalluar si luftëtar i pakompromis për të drejtat e barabarta të shqiptarëve me të tjerët, për demokraci, për liri dhe barazi kombëtare, për çka kam qenë i kërcënuar me vrasje…
Në Vendimin e Serbisë të dt.11.04.1989, nr. 06.233, për largimin tim nga funksionet shoqërore-politike, ndër të tjera, shkruan edhe kjo, citoj: “Isak Ahmeti mban përgjegjësi, sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë, publikisht dhe energjikisht iu ka kundërvënë politikës së Serbisë, organeve të Komunës, Krahinës, Republikës dhe LKJ-së në lidhje me gjendjen e rëndë në Kosovë… Në paraqitjet e tij publike, veçanërisht gjatë ndryshimeve kushtetuese ai ka frymëzuar shqiptarët e Kosovës për demostrata masovike kundër Serbisë, ka penguar vendosjen e masave të dhunshme në OP “VINEX”, ka marrë në mbrojtje dhe ka penguar shkarkimin e drejtorit të “Vinex”it, Ramadan Hasanin… Në po këtë vendim jam cilësuar dhe vlerësuar, citoj: “si ideolog dhe inspirator i demostratave të vitit 1988-1989″…

III – Tri Shtigje Krijuese

Që nga vitet e 70-ta jam marrë intenzivisht edhe me krijimtari duke ecur nëpër tri shtigje kryesore:
1.Poezi,
2.Përkthime letrare nga gjuha gjermane dhe italiane dhe
3.Shkencë.
Duke ecur nëpër këto tri shtigje, deri më sot kam botuar mijëra faqe nëpër revista dhe gazeta brenda dhe jashtë vendit (në Prishtinë, Shkup, Zagreb, Sarajevë, Shkodër, Tiranë, SHBA etj.).
Në vitet e 70-ta kam qenë njëri nga redaktorët elitarë të Revistës “Plejada” bashkë me Këshillin redaktues: Ibrahim Rugova, Eqrem Basha, Teki Dervishi, Rexhep Ismaili, Ibrahim Kadriu, Beqir Musliu dhe Ymer Shkreli… tashmë të njohur në rrafshin kombëtar si krijues elitarë.

Prof. Isak Ahmeti
Prof. Isak Ahmeti
Veprat e Botuara deri më tash:

1.Gallatea, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1972
2.Uratë zbulimi, poezi, Ril. Prishtinë, 1976,
3.Kushtimebesë, poezi, Ril. Prishtinë 1983,
4.Dritë e përjetësuar, poezi, ShB”Faik Konica” Prishtinë 2019,
5.Njeri i kohës sime, poezi të S. Quasimodos, Ril. Prishtinë 1979,
6.Qumështi i zi i agimit, Lirikë e re gjermane, Ril. Prishtinë 1988,
7.Kleri Katolik Shqiptar dhe Letërsia, ShB “Drita” Ferizaj-Bergamo (Itali),
8.Kosova, monografi, Prishtinë 1996,
9.Bibla në Letërsinë Shqiptare, Ril.1999,
10.Letërsia Kishtare dhe Filozofia e saj, Illyricum Sacrum, Prishtinë 2000,
11.Wese Zeit (Kohë e bardhë), poezi e përzgjedhur shqip-gjermanisht, botues “Shtjefën Gjeçovi”, Zym-Has, 2000,
12.Kur’ani në Letërsinë Shqiptare, botim elektronik, Shkodër. net Fjala e Lirë, 2006,
13.Mëvetësi e studimit dhe krijimit të letërsisë, Qasje disa veprave të Anton Nikë Berishës, ShB “Faik Konica”, Prishtinë, 2014 ,
14.Vepra vlerash të mëdha poetike, Qasje veprave të Anton Nikë Berishës, ShB “Faik Konica”, Prishtinë 2018,
15.Isak Ahmeti-Mariana Grigore: Dashuri e bekuar, poezi shqip-rumanisht, Am. Edit Verlag, Bukuresht 2021,
16.Golgota e Martirëve Shqiptarë të Karadakut (1846-1848).
17.Letërsia Shqiptare e Kosovës “Lena Graphic”, Prishtinë, 2021.

IV – Referencë veprave të mia

Veprat  kërkimore-shkencore tashmë shfrytëzohen si literaturë e detyrueshme në Universitetin e Prishtinës dhe ato janë futur në programet e letërsisë (Prof.dr. Shyqri Galica: Tri shtigje krijuese… Epoka e re, 24 shtator 2011 fq. 13.
Veprës time kërkimore-shkencoee i janë referuar jo vetëm studiuesit shqiptarë por edhe studiuesit e huaj si: Robert Elsie, Marylin Kott, Oliver J. Schmit, Markua W. Peters, Tobius Puiu, etj.

V – Mirënjohjet , Çmimet, diplomat…

Laureat i shumë mirënjohjeve, çmimeve dhe diplomave për punën time krijuese 50-vjeçare. Laureat i Çmimit dhe Diplomës prestigjioze “Ndre Mjeda” në Kukël dhe i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë (23 nëntor 2013), me motivacionin: “Studiues i letërsisë shqipe, i dalluar për kërkimet shkencore rreth jetës dhe veprës së Ndre Mjedës”.

VI – Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 1972 (shek.i kaluar) dhe anëtar aktiv i
Akademisë Evropiane të Arteve me Seli në Paris…

VII – I përfaqësuar në shumë publikime të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit dhe së fundmi edhe tek Fjalori Enciklopedik i Kosovës, botim i ASHAK, Prishtinë 2018.

VIII – Për Isak Ahmetin janë shkruar dhe botuar dy monografi:

1.Sarë Gjergji & Zef Ahmeti:Të tjerët për veprën letrare të Isak Ahmetit, Albanische Institut, St.Gallen, Ch, 2011 dhe
2.Marjan N. Sopi: Shtigjet jetësore të profesorit, shkrimtarit, studiuesit dhe politikanit Isak Ahmeti, SHB “Lenagraphik”, Prishtinë 2020.
Stubëll, 2 gusht 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.