back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 14 Maj, 2024

Zdatia – Liria e teprueme e Borgesit – nga Leka Ndoja (ritregim)

Gazeta

Jorge Luis Borges - pikture nga Beti Alonso
Jorge Luis Borges – pikture nga Beti Alonso

Zdatia – Liria e teprueme e Borgesit

nga Leka Ndoja (ritregim)

Duke rilexu tregimet e Jorge Luis Borges,
u ndala te nji tregimi hershëm i tij
“Shkërbyesi (mashtruesi) lebetitës Tom Kastro”*.

Po e rrëfej shkurtimisht subjektin nga vëllimi i parë i tij “Historia universale e màrres”.
Kryepersonazhi Thomasi, ishte nji zdërgjahës i fundshekullit 19, i pafat për të pasë nji zeje përveç fantazisë dhe sajimit të rrengjeve për mbijetesë. Mbijetesa e tij do të sprovohej derisa arriti në nji qytet të Australisë – përpara se të ndodhte kryengjarja që do ta rankonte në krye të listës së mashtruesve botnorë – ai kreu nji bamirësi pajtoi si shërbetor nji zezak të cilin e shpëtoi nga paranoja se do ta shtypte makina në rrugë. Kështu u kriju çifti i njohun në letërsi kapo/shqytar.
Shërbimi i Kastros në Australi mjaftohej me shkrime letrash të tregëtarëve të kopeve të trasha, kangurëve dhe lepujve drejtu bankave. Mbytja e anijeve gjatë shtrëngatave oqeanike ishte e zakonshme. Por mbytja e anijes “Mermaid” mes Antarktidës dhe Australisë i dha nji ndjesi xhentelmeni. Nuk mbetej veç ta porosisë shqytarin Bogell t’i mbushte gavetën me çaj të zi afrikan. Kastro trazonte avullin si me magji dhe ndërsa ferkonte barkun dypalësh sheh të ndërdukshëm fytyrën e Bogllit që u zbardh – gaveta u mbush me stërlina veç nga koka e mbretëreshës dhe e nji djali gjysmë të mbytun në avullore. Kastro kuptoi se Boglli ishte mag dhe bamirësia ndaj tij kishte motiv human.
Boglli i nxorri përpara gazetën Daily Mail, në Headline, jepej lutja e amës së lordit Teachborn – që caktonte nji premio 1 milion sterlinash – për të marrë lajme nëse i biri kishte mbijetu mbytjes së anijes. Kastro vijonte të largonte mjegullën e çajit dhe gishtat iu përvëlun në gavetë.
-Ku janë stërlinat?
-Në London Sër, – u përgjigj Bogelli.
-Pse ke ngjyrë floriri në fytyrë Bogell?
-Magë ishin të parët e mi, unë jo Sër.
Pastaj shkrimi letrës për zonjën Teachborn e mundoi pak Kastron pasi ishte shkrivan vetëm i marrëdhanieve tregëtare të bagëtive të trasha, kangurëve, lepujve, por e nxori nga situata Bogelli që i siguroi librin “Style methods of writing” ku mësoi se si t’i drejtohej shkëlqesive të larta, dhe sidomos për mbylljet lapidare dhe nënshkrimi hokatar në rastin tonë – pasi letra i drejtohej amës së lordit Teachborn me origjinë Parisiene.
Kultura e saj romantike nuk e pengonte te jepte njoftimin e thuket se e donte të birin domosdo të gjallë dhe premion e shpërblimit për lajmësat 1 milion.
Stili i saj nuk pranonte kob.
Kastro u paraqit para zonjës Teachborn – ndonëse mbajti dietë barku dhe flokët e ramë i ranë në sy zonjës Teachborn. Ajo nuk kërkoi si shërbëtorja e Odisesë t’i shikonte nishanin në pulpë e nën gjoks, por e pranoi krahëhapun si birin e saj dhe Bogellin si shqytarin e zi të birit të saj – që kishte shpëtu të birin duke e marrë hopa në fuçinë e tij të rhumit dhe kësisoj i shkanë – detit tërbim dhe dolën – mezi gjallë – në breg të Perthit në Australi.
Momentin e parë që Bogelli doli në Downing street e përmbysi vetura Rolls Royce me targat 007 e Kryeministrit. Ai thjesht vdiq sipas magjisë së pandehun saktë nga vetë ai.
Të nesërmen zonja Teachborn vdiq e lumtun me djalin përbri. Asnji nga shokët e djalit të vërtetë – nuk i folën në ceremoninë mortore Kastros. Menjiherë banka ia bllokoi llogarinë prej 900.000 funtesh – dhuratë nga zonja Teachborn.
Sepse qau me dënesë po pa u mekë në bankën e të akuzuemve gjyqtari ia la në llogari 100.000 sterlina për shpenzimet e varrimit të mamasë ndonëse në gjyq dëshmitarët radhë pohonin se ky nuk ishte Lordi Teachborn.
Siç i ka bllofet e tregimeve Borhesi, unë nuk mundem, por e pranoj mbylljen e tij se magu Bogell duhet të ishte kryepersonazhi që krijoi magjinë e zezë dhe jo Tom Kastro – që ama mos të njohë të birin.
Lordi Teachborn që lëvrinte në thellësitë e nënoqeanit mbase i nderun në puplat e pinguinëve apo në dhambët e orkave të përbindëshme, ose mund të gjendet brenda avullores së mbytun pranë Perthit.
Kastro përfundoi në burg – thotë Borhesi, pasi ai i respekton burimet parësore – kronikat.

Shënim: Edhe në politikë si në filmin serialë “Marseille”, me aktorin Depardie, në skenar luhet me shkërbimin atë/ bir në pushtet, por magët krijuekan edhe mashtrimin e skajshëm kur ama – parti aktron ose nuk njeh birin e vërtetë.
* The Improbable Impostor Tom Castro – titulli i origjinalit.
30 korrik 2023

Marrë nga Muri i FB i Vrethee Lnika, 2 Gusht 2023

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.